Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASGJËSÍM,~I m. Veprimi i zhdukjes, i shkatërrimit të plotë të diçkaje në mënyrë që të mos ekzistojë më. Asgjësim i plotë. Asgjësim fizik (moral). Asgjësim i borxhit. Asgjësim i burimeve historike. Asgjësimi i armikut (i kundërshtarit). Asgjësimi i objektivit. usht. Armë të asgjësimit në masë. I shpëtoi asgjësimit. Ushtria synoi asgjësimin e bazës së tyre.
✱Sin.: zhdukje, shuarje, shfarosje, shkatërrim, zhbërje, shpërbërje, eliminim.
ASGJËSUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i asgjësueshëm, asgjësim. Asgjësueshmëri e plotë (madhe).
✱Sin.: zhdukje, shuarje, shfarosje, shkatërrim, zhbërje, shpërbërje, eliminim.
ELIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. sport. Veprimi kur eliminoj dikë nga një garë ose kur eliminohem. Eliminimi i kundërshtarit. Eliminimin e radhës. Të zhgënjyer nga eliminimi. Sonte gara është me eliminim. Sistem eliminimi.
2. Heqje, shmangie. Eliminimi i kësaj hipoteze përmes eksperimentit.
3. Vrasje, ekzekutim i dikujt. Eliminimi i anëtarit të bandës. Urdhëroi disa eliminime me bombë.
✱Sin.: heqje, shmangie, mënjanim, zhdukje, vrasje, ekzekutim.
LIKUIDÍM,~I m. sh. ~E. ~ET libr. 1. Veprimi kur shlyhet një borxh, hua ose llogari, duke përfunduar detyrimet financiare; shlyerje. Likuidimi i borxhit u bë në kohë të shpejtë dhe pa probleme. Programi synon likuidimin e borxheve të prapambetura.
2. Veprimi kur dikush ose diçka zhduket, asgjësohet, shpesh në kontekstin e eliminimit të kundërshtarëve, armiqve ose kërcënimeve. Likuidimi i tradhtarëve ishte një nga qëllimet kryesore të operacionit. Likuidimi i të akuzuarve për tradhti ishte një akt i madh i drejtësisë.
3. Ndërprerja ose përfundimi i veprimtarisë së një ndërmarrjeje, organizate ose institucioni, shpesh për shkak të falimentimit ose mbylljes; likuidaturë. Kompanitë e falimentuara kaluan në fazën e likuidimit për të mbyllur aktivitetin e tyre.
✱Sin.: shlyerje, zhdukje, asgjësim, eliminim, ekzekutim, likuidaturë.
PAPRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i pritshëm; që nuk mund të pritet; kund. i pritshëm. Fluks i papritshëm turistësh. Eliminim i papritshëm i skuadrës kombëtare. Koment i papritshëm.
RRAFSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrafshon ose kur rrafshohet një sipërfaqe. Të gjithë punonin në rrafshimin e tokës. Po bënin rrafshimin e disa kodrave.
2. Diçka që është bërë pa të ngritura e të ulura, diçka e sheshtë. U bë rrafshimi i ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti.
3. fig. Eliminim i dallimeve, ndryshimeve a mospajtimeve midis dy njerëzve ose dy gjërave. E shtynë për më vonë rrafshimin e llogarive që kishin me njëri-tjetrin.
✱Sin.: rrafshitje, sheshim, drejtim, shtrim, nivelim, dystim, rroposje, limim, barazim, njëtrajtësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë