Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROVÍNÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Vinç që punon me energji elektrike. Elektrovinç i telekomanduar. U prodhua elektrovinçi i parë i markës shqiptare. Elektrovinçi portual. Transport elektrovinçi.
TELEKOMANDÚAR (i, e) mb., spec. Që drejtohet a që komandohet nga larg me anë të mjeteve dhe të aparaturave të posaçme, me anë të sinjaleve a të valëve të caktuara. Elektrovinç i telekomanduar. Predhë (raketë) e telekomanduar. Avion (dron, robot, satelit) i telekomanduar. Lodër (pajisje, makinë) e telekomanduar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë