Fjalori

Rezultate në përkufizime për “elektrodë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANODË

ANÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Elektrodë e polit pozitiv në një burim rryme elektrike ose e lidhur me polin pozitiv; kund. katodë. Pllaka e anodës. Tensioni i anodës.

ANTIKATODË

ANTIKATÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT kim. Pllakëz metali e vendosurgypat rëntgenologjikë, që shërben si objektiv mbicilin godasin rrezet katodike (rrezet e rëntgenit); elektrodë me ngarkesë negative e vendosur në gyp elektronik, në të cilin energjia e elektroneveshpejta kthehenrrezatim rëntgenologjik, kundërkatodë. Elektronet lëshohen nga antikatoda. Tensioni përshpejtues lëviz elektronet nga katoda drejt antikatodës.

ELEKTRODË

ELEKTRÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Pjesa e një përcjellësingurtë nga hyn ose nga del rryma elektrike; secili nga dy përcjellësitzhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë pozitive anodë. Elektrodë negative katodë. Elektrodë qymyri. Elektrodë e polit negativ në një burim rryme. Llambë elektronike me dy elektroda.
2. tek. Shufër metalipërdoret për saldim. Elektrodat e saldimit. Elektrodamadhësivendryshme. Elektroda të një rezistence të lartë.

ELEKTROKIMIK

ELEKTROKIMÍK,~E mb. lidhet me elektrokiminë, që është karakteristik për elektrokiminë; i elektrokimisë. Elektrodë e një qelize elektrokimike. Transmetim elektrokimik i një sinjali. Proceset elektrokimike. Elementet elektrokimike.

KATODË

KATÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Elektrodë e një sistemi elektrik me ngarkesë negative (në një burim rryme); kund. anodë.

MONOPOLAR

MONOPOLÁR,~E mb., fiz. Që ka vetëm një pol ose vetëm një elektrodë (zakonisht për përcjelljen elektrike); njëpolar.

TIRISTOR

TIRISTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT elektr. Çelës elektronik gjysmëpërçues me një elektrodë kontrollilejon kalimin e rrymës vetëm në një drejtim (zëvendëson tiratronin, vepronshpejt, dhe ështësigurt).

TRIODË

TRIÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Llambë elektronike me tri elektroda (një katodë, një anodë dhe një elektrodë komandimi), e shpikurfillim të shek. XX, e cila kontrollon rrjedhën e elektronevevakum përmes një fushe elektrike.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.