Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTORÁT,~I m., përmb. Të gjithë personat që mund të votojnë, të gjithë ata që mund të zgjedhin me anë të votës dikë që do të mbajë një pozicion zyrtar të caktuar; zgjedhësit. Elektorat i majtë (i djathtë). Elektorat i paanshëm. Kanë elektoratin e tyre. I mbështet elektorati. Forcat politike dhe ndarja e elektoratit.
ROBOTIZÚAR (i, e) mb. 1. Që ka vënë në punë robotët. Industri e robotizuar. Profesion i robotizuar.
2. fig. Që është kthyer në robot, që vepron si automat ose pa vullnet të lirë. Punëtor i robotizuar. Elektorat i robotizuar.
VOTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka të drejtë të votojë, ai që merr pjesë në votim, që voton. Pjesëmarrja e votuesve. Numri i votuesve. Votues për herë të parë.
2. kryes. sh. Të gjithë njerëzit që kanë të drejtë vote në zgjedhje; gjithashtu të quajtur “zgjedhës”, elektorat. Votuesit përgjithësisht ishin korrekt gjatë procesit të votimit.
ÇARAVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që është çjerrë thellë. Gëzofi është i çaraveshur. Buzë të trasha, të holla, të pulitura, të çaraveshura. Të këtij vendi kaq të laskaruar e të çaraveshur nga pikëpamja urbane.
2. Që shtrembërohet në fytyrë e ngërdheshet. Ajo shpesh e shtyn atë të ketë fytyrë të çaraveshur. E kam një buzëqeshje të çaraveshur, ndërsa buzët m’u kanë skuqur.
3. Që është shthurur. Ata janë të çaraveshur si elektorat. Jemi shndërruar në një shoqëri kaotike, ku të çaraveshur e të dalldisur, nuk respektojmë askënd.
✱Sin.: i çjerrë, i çarë, i shqyer, i therur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë