Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKUIVALENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur ekuivalentoj diçka; veprimi dhe gjendja kur ekuivalentohet diçka. Ekuivalentimi i diplomave. Kërkesë për ekuivalentim të lëndëve. Dokumenti i ekuivalentimit. Njohja dhe ekuivalentimi i certifikatave, diplomave dhe gradave të fituara.
✱Sin.: barasvlerësim, njëvlerësi, njëvlershmëri.
EKUIVALENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. Barasvlerësoj. Kam edhe një pronë që kam të drejtë ta ekuivalentoj. Një shpenzim shtesë që ekuivalenton me pak pikë përqindjeje. Njësi që ekuivalenton sasinë e energjisë.
2. Njoh dhe përshtat rezultatet dhe sistemin e vlerësimit të një sistemi tjetër shkollor a universitar me sistemin ku pranohet diploma, certifikata etj. Mundemi t’i ekuivalentojmë diplomat e tyre. Duhet të ekuivalentoj diplomën e mjekut.
MOSEKUIVALENTÍM,~I m. Mungesë ekuivalentimi; veprimi dhe gjendja kur nuk e ekuivalentoj ose kur nuk ekuivalentohet diçka; kund. ekuivalentim. Mosekuivalentimi i diplomave të shkollës së mesme për studentët e huaj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë