Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKUILIBRÚES,~E mb. Që ekuilibron, që siguron ekuilibrin; kund. çekuilibrues. Trajtim ekuilibrues. Faktor ekuilibrues. Element ekuilibrues. Ka luajtur një rol ekuilibrues. Figurë ekuilibruese. Raporte ekuilibruese.
✱Sin.: baraspeshues, harmonizues, drejtpeshues.
ÇEKUILIBRÚES,~E mb. Që të prish ekuilibrin, që të bën të humbësh drejtpeshimin; kund. ekuilibrues. Eliminimi i faktorëve çekuilibrues. Një faktor çekuilibrues. Dy futbollistë çekuilibrues. Është shndërruar në një lider çekuilibrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë