Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARASPESHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur baraspeshoj diçka. Baraspeshimi i makinave. Baraspeshimi i thasëve. Baraspeshimi termik. Mjeti i baraspeshimit.
2. Gjendja kur baraspeshojmë a kur baraspeshohet diçka; vendosje a sjellje në gjendje baraspeshe (edhe fig.). Janë (ndodhen) në baraspeshim. Gjendje baraspeshimi. Baraspeshimi i dijeve. Arti i baraspeshimit. Ruajtja e baraspeshimit politik. Baraspeshim i arsyeshëm.
✱Sin.: balancim, drejtpeshim, ekuilibrim, terezitje.
DISBALANCÍM,~I m., libr. Gjendja ose procesi i prishjes apo mungesës së ekuilibrit të qëndrueshëm midis dy ose më shumë faktorëve, elementeve, proceseve etj.; disbalancë; kund. balancim, ekuilibrim. Shkakton disbalancime në ekonomi. Ka krijuar një disbalancim në ndarjen e pushteteve.
EKUILIBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ekuilibroj dy gjëra ose kur ekuilibrohem; kund. çekuilibrim. Ekuilibrim i kërkesë-ofertës. Është pasur parasysh ekuilibrimi i këtyre aspekteve. Me synim ekuilibrimin e interesave. Ekuilibrimi i buxhetit përmes futjes së sistemit të kursimit.
✱Sin.: baraspeshim, drejtpeshim, qëndrueshmëri, maturi.
MERANDÍM,~I m. Baraspeshim, ekuilibrim, balancim.
ÇEKUILIBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Prishje e ekuilibrit dhe drejtpeshimit; kund. ekuilibrim. Çekuilibrimi i bilancit. Një çekuilibrim i papritur. I shkakton çekuilibrim. Çekuilibrimet e shumëfishta të pushtetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë