Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSTRÉM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Pjesa më e fundit e diçkaje, skaji. E çoi në ekstrem. Kalon nga njëri ekstrem te tjetri. Ekstremet puqen (fig.). Në ekstremin veriperëndimor të vendit. Egoja në ekstremin e tij manifestohet si psikozë.
2. Lëvizje politike me qëndrime të skajshme; ekstremizëm. Partitë e ekstremit të majtë. Aleancë me ekstremin e djathtë. Do të vazhdojnë të ngrihen nga ekstremi i majtë.
EKSTREMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ekstrem. Ekstremiteti i përplasjeve. Në thelb i dënoj të dyja ekstremitetet. Thirrja për heqje dorë nga ekstremitetet. S’duhet kaluar në ekstremitete të asaj natyre.
2. mjek., biol. kryes. sh. Gjymtyrë. Sëmundje në ekstremitete. Paralizim i ekstremiteteve.
EKSTREMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E çoj një qëndrim, veprim, pikëpamje etj. deri në ekstrem, përskajoj. Të mos i ekstremizojmë masat. Partia ekstremizon qëndrimin. Opozita po e ekstremizon situatën. Ka ekstremizuar qëndrimin ndaj parlamentit.
EKSTREMIZÚAR (i, e) mb. Që kanë çuar në ekstrem veprimet e tyre, që janë ekstremizuar. Të rinj të ekstremizuar. Lufta politike e ekstremizuar për pushtet. Opozita është e ekstremizuar. Palë të ekstremizuara.
MODERÚAR (i, e) mb. 1. Që është i zbutur, që nuk kalon në ekstrem, i përmbajtur. U fut një dënim më i moderuar. Është kandidati më i moderuar presidencial. Përbën krahun më të moderuar të lëvizjes kombëtare.
2. si em. m. e f. Ai ose ajo që mban qëndrim të moderuar. Këta të moderuarit ishin ata që kundërshtonin.
✱Sin.: i butë, i matur, i përmbajtur, i kontrolluar, moderues.
NACIONALÍZ/ËM,~MI m. 1. Parim politik, i shfaqur në fund të shekullit të 18-të, që tenton të legjitimojë ekzistencën e një shteti-komb për çdo popull, të përcaktuar nga karakteristikat specifike dhe të përbashkëta për anëtarët e tij, si gjuha, traditat historike dhe kulturore ose vlerat politike.
2. Lëvizje politike e atyre që deklarojnë se duan të lartësojnë një komb në të gjitha format e tij (shteti, kultura, feja, etnia, gjuha, historia, traditat, preferenca kombëtare për punësim, etj.), në krahasim me kombet dhe popullsitë e tjera. Nacionalizëm i flaktë (i zjarrtë). Nacionalizëm ekstrem. Karta e nacionalizmit.
SEKSUALÍZ/ËM,~MI m. Përqendrim i tepruar i vëmendjes te çështjet e seksit; nxitje artificiale dhe e sëmurë e ndjenjave seksuale. Seksualizmi i filmave pornografikë. Situata të një seksualizmi ekstrem.
SKÁJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë; pjesa ku përfundon diçka. Po vinin nga skaji më i largët i fshatit. Në skaj të rrugës ndodhej një dyqan i vogël. Në skajet e pyllit gjendeshin pemë të larta.
2. Cep, kënd. Në një skaj të dhomës (të oborrit). Skajet e tryezës. Në skaj të buzëve. Me skaj të syrit.
3. Vend në pjesën më të largët nga një qendër, vend i veçuar e i shkëputur; cep. Edhe në skajet më të largëta të vendit mund të gjeje njerëz të mirë. Në skajin tjetër të botës në një vend shumë të largët. Anë e skaj anekënd.
4. Pjesë e mprehtë dhe e dalë përjashta e diçkaje, majë, thep. Gur me skaje. I rrumbullakosi skajet.
5. fig. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit, ekstrem. E çoi deri në skajin e tejmë.
6. vjet. Term. Skajet teknike.
✱Sin.: degë, skutë, anë, buzë, qoshe, qoshk, pikë, kind, cak, zgrip, mëngë, kufi, brinjë, humbëtirë.
♦ I dal në skaj (diçkaje) shih ia dal në krye (diçkaje). Nuk ia di skajin (diçkaje) është shumë i pasur, ka aq shumë sa nuk e di as vetë. Skaj më skaj shih cep më cep.
ULTRANACIOLÍZ/ËM,~MI m. Besnikëri dhe përkushtim i madh ndaj një kombi; nacionalizëm ekstrem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë