Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEHASHPÍRT, ~I m. Gjendje euforie; dehje shpirti; kulm gëzimi, ekstazë. Gjendje dehashpirti.
DÉHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur deh dikë; turbullim i mendjes, humbje e kontrollit të vetvetes nga pija alkoolike. Dehje me raki (me verë). Dehje nga alkooli.
2. Gjendje që shkaktohet nga përdorimi i alkoolit ose substancave që turbullon ndërgjegjen, të qenit i dehur. Është në dehje. I ndodh një dehje dhe kryen një vepër penale. Ai foli në gjendje dehjeje.
3. fig. Turbullim i mendjes nga një gjendje kënaqësie e madhe shpirtërore. E kapi një si dehje nga kjo ringjallje e shpresës. Dehja e dashurisë e bëri të harronte gjithçka tjetër. E ndiente një dehje lumturie.
✱Sin.: të pirë, pije, pirje, trullosje, zdërhallje, turbullim, çoroditje, ekstazë.
EKSTÁZ/Ë,~A f., libr. 1. Gjendje shpirtërore shumë e gëzueshme, dehashpirt; gjendje e veçimit dhe e lartësimit mendor të dikujt që përfshihet tërësisht në një ide ose në një emocion. Ekstazë pranverore. Atëherë ti shkrihesh në ekstazë. I tretur në ekstazë me sy të mbyllur.
2. fet. Kulmi i një përvoje fetare kur humbet vetëdija për botën fizike dhe trupin duke soditur hyjnoren dhe duke komunikuar me Zotin. Ishte (ra) në ekstazë. Hyri në vallen e ekstazës. Gruaja e vështronte në ekstazë.
3. psikol. Gjendje e jashtëzakonshme e një njeriu me psikoza a neuroza. Në atë çast e pushtoi një ekstazë.
TRANS,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. 1. Shqetësim shumë i madh, frikë e madhe e shoqëruar me ankth që beson se do të ndodhë diçka e keqe; parandjenjë e përhershme rreziku; ankth, lemeri. Është në një trans të tmerrshëm. Ka transe të vazhdueshme.
2. Gjendje e dikujt që del nga vetja, që humbet kontrollin; shastisje, ekstazë, dalldi. Gjendje transi. Trans kolektiv. Trans erotik. Hyn (futet) në trans dridhet i tëri.
3. Gjendje e veçantë e një mediumi gjatë një seance spiritizmi, hipnozë. Trans hipnotik.
✱Sin.: shqetësim, ankth, lemeri, shastisje, ekstazë, dalldi, hipnozë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë