Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shes mallra të vendit jashtë shtetit; kund. importoj. Eksportojmë minerale (prodhime industriale, prodhime bujqësore). Na detyronin të eksportonim energji elektrike. Nuk po arrinin të eksportonin mallra. Do të eksportojmë më shumë kapital njerëzor.
2. fig. Çoj e përhap në një vend tjetër një ide, një modë etj. Kanë eksportuar pasurinë kulturore. Eksporton mendësinë ballkanike.
EKSPORTÚAR (i, e) mb. Që është shitur jashtë vendit, që është eksportuar; kund. i importuar. Mashtrimi nacionalist i eksportuar nga fqinjët. Tarifë doganore për lëndën drusore të eksportuar. Ulja e taksave për shërbimet e eksportuara. Mjekët e eksportuar. Një pjesë e mallrave të eksportuara nga Republika e Shqipërisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë