Fjalori

Rezultate në përkufizime për “eksportoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EKSPORTIM

EKSPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur eksportoj diçka ose kur eksportohet; kund. importim. Eksportimi i mallrave. Eksportimi i prodhimeve bujqësore (industriale). Eksportimi i druritarrës. Ka edhe eksportim jo të kontrolluar nga shteti. Eksportimi i kapitalit. ek. Eksportimi i ideve. Plani i eksportimit.
2. kryes. sh. Mallratnxirren jashtë shtetit për shitje. Vlera e eksportimeve. Pesha e eksportimeve. Regjistrimi i eksportimeve. Eksportimearmëve. Eksportimegrurit.

JASHTË

JÁSHTË ndajf. 1.vendin a në hapësirën që nuk përfshihet brenda kufijvediçkaje, jo brenda diçkaje; përtej caqevediçkaje, matanë kufijve të një vendi; në një vendhapur, jo brenda hapësirësdiçkaje; kund. brenda. Jashtëoborr (në rrugë). E nxori jashtë (nga dhoma, nga shtëpia, nga klasa). Dal jashtë. E nxori topin jashtë (sport.). Jashtë fryn (bie shi). Dalin këmbët jashtë (në krevat). U derdh qumështi jashtë (nga ena). Ç’binte jashtë, hynte brenda. I nxori zorrët jashtë. Nxjerr jashtë (bised.) eksportoj. Jashtë rrezikut për jetën.
2. Jo në shtëpi, në një vend tjetër. U gdhi jashtë. Fjeti jashtë. Ha jashtë ha në restorant. Mbeti jashtë.
3. Jo brenda një grupi shoqëror, një familjeje, një njësie administrative, një ndërmarrjeje, një organizate etj.; kund. brenda. E nxorën jashtë nga bashkësia. - Ç’thonë jashtë? - Mos fol jashtë! Doli fjala (e fshehta) jashtë. Mbeti jashtë nuk e përfshinë, nuk e futën (në një listë, në një lojë etj.).
4. Përveç, jashta.
5. si em. Pjesa ose ana e jashtme e një sendi, pjesa ose anaduket; sipërfaqja e një sendi; kund. Brenda. I gërvishtur nga jashtë. Duket i bukur nga jashtë. Lyej (zbardh, nxij, zbukuroj) nga jashtë. Mos e shih nga jashtë! (fj. u.).
6. si em. Vendet, shtetet matanë kufijvevendit tonë, vendet e huaja. Nuk sjellimdrithë nga jashtë. U kthye nga jashtë. Marrëdhëniet me jashtë.
7. si mb. Që ka dalë nga vendi i vet, që nuk ështëvendin e vet; i zbuluar, i zhveshur. Me këmishë jashtë. Me xhepat jashtë. Me kokën (me këmbët, me barkun) jashtë.
Bie jashtë. 1. (diçka). Nuk pajtohet me diçka tjetër, ështëkundërshtim me të; përjashtohet nga rregulli. 2. (dikush). Nuk ia qëllon diçkaje, e ka gabim, është largvërtetës, gabon. Dal jashtë euf. bëj nevojën e madhe. Nuk i dal në *sy (dikujt). I dolën *sytë jashtë (nga vendi) (dikujt). I ka dalë *syri jashtë (dikujt) përb. *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. Është gdhirë jashtë (dikush) iron. nuk ështëgjendjemirë, është i lodhur, i hutuar a i topitur; nuk di se ç’bëhet rrotull tij, nuk sheh e nuk kupton ç’po ndodh. Mban *draprinthes e majën jashtë (dikush). Mbeti me *dhëmbët jashtë (dikush). E nxori hundën jashtë (dikush) u hodh në një veprim, nuk qëndroipritje dhe i mbyllur diku, doli i vendosur për të bërë diçka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.