Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSPÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shitja e mallrave a e prodhimeve të ndryshme të vendit jashtë shtetit, eksportim; kund. import. Mall (prodhime) për eksport. Plani i eksportit. Leje për eksport të trupave të arrës. Vendet me eksport më të madh të kromit. Eksporti i energjisë elektrike.
2. Tërësia ose vlera e përgjithshme e mallrave që eksportohen. Shtimi i eksportit. Rrit eksportin. Vërtetohet eksporti mesatar vjetor. Eksporti i muajit nëntor.
EKSPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur eksportoj diçka ose kur eksportohet; kund. importim. Eksportimi i mallrave. Eksportimi i prodhimeve bujqësore (industriale). Eksportimi i drurit të arrës. Ka edhe eksportim jo të kontrolluar nga shteti. Eksportimi i kapitalit. ek. Eksportimi i ideve. Plani i eksportimit.
2. kryes. sh. Mallrat që nxirren jashtë shtetit për shitje. Vlera e eksportimeve. Pesha e eksportimeve. Regjistrimi i eksportimeve. Eksportime të armëve. Eksportime të grurit.
IMPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur importoj ose kur importohet; kund. eksportim. Importimi i artikujve industrialë. Importimi i kapitalit. Importimi i filmave (i modës, i muzikës). Importimi i sëmundjeve.
2. kryes. sh. Mallrat që blihen nga jashtë shtetit e sillen për nevojat e vendit. Pesha (vlera) e importimeve. Regjistrimi i importimeve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë