Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVANGARDÍZ/ËM,~MI m. 1. Lëvizje, rrymë ose prirje që shpreh ide të reja, praktika të panjohura dhe eksperimentuese, të paprovuara më parë, shpesh duke sfiduar normat dhe traditat ekzistuese në fusha të ndryshme, si në art, në kulturë, në politikë ose në shkencë; lëvizje përparimtare, avangardë. Avangardizëm krijues. Avangardizëm eksperimentues. Avangardizmi në artin modern. Shkrimtarët që ndjekin avangardizmin. Shënjuesit e avangardizmit. Periudha e avangardizmit.
2. usht. Urdhri i parë i betejës për një ushtri.
3. Forcë shoqërore që hap rrugë, që merr drejtimin në një lëvizje. Avangardizëm kulturor. Avangardizëm politik. Avangardizëm ideor.
✱Sin.: novatorizëm, eksperiment.
EKSPERIMENTÚES,~E mb. 1. Që eksperimenton. Shkrimtari krijoi artin vizual që ishte eksperimentues. Njihet për shpirtin eksperimentues. Dy bujq eksperimentues e prodhuan për herë të parë frutën.
2. Eksperimental. Në përgjithësi ishte një format eksperimentues. Sateliti eksperimentues u dërgua në orbitën e planifikuar.
EKSPERIMENTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një eksperiment. Grupi i eksperimentuesve. Shumë eksperimentues kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Por një eksperimentues ka arritur që të gjejë zgjidhje. Piktori shfaqet si eksperimentues i sinestezisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë