Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKOLOGJÍST,~E mb. Që është veprimtar për mbrojtjen e mjedisit. Politikani ekologjist. Një prift ekologjist në kishën e qytetit. Profesori ekologjist. Deputetja ekologjiste.
EKOLOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e ekologjisë; veprimtar për çështje ekologjike. Debati me një ekologjist. Kanë mbërritur ekologjistët e organizatës. Ajo përshëndeti ekologjistin e njohur. Ka të njëjtin mendim me ekologjistin për të ndaluar projektet shkatërrimtare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë