Fjalori

Rezultate në përkufizime për “eglendisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EGLENDISEM

EGLENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. Merrem me diçka a me dikë për të kaluar kohën ose për t’u çlodhur, zbavitem. Eglendisem me vizatime. Eglendisem me fëmijët. Eglendisem me shoqet. Të eglendisemi në marrëzinë e bukurgjërave. Eglendisemi me shakatë e gjyshit.
Sin.: zbavitem, argëtohem, dëfrehem, kënaqem, çlodhem.

EGLENDISJE

EGLENDÍSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur eglendis dikë ose kur eglendisem. Eglendisje për të na hequr mendjen. Lodër për eglendisjen e fëmijëve. Flet derieglendisje. Kishim edhe eglendisjetjera veç futbollit.
Sin.: zbavitje, argëtim, dëfrim, kënaqje, çlodhje.

ÇEPELIT

ÇEPELÍT vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Gdhend nga pak me brisk ose me një vegël tjetër një copë druri. Çepelit një shkop. Çepelit me brisk (me sqepar). Unë çepelit e pre.
2. jokal., fig. Merrem me diçkavogël sa për të kaluar kohën, eglendisem. Rri gjithë ditën e çepelit. Isha shtruarhajat / çepelitja me rahat.
Sin.: gdhend, skalis, eglendisem.

ÇEPELITEM

ÇEPELÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Merrem me diçka për të kaluar kohën. Çepelitemdivan. Çepelitej me kompjuter.
2. pës. e ÇEPELÍT.
Sin.: eglendisem, zbavitem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.