Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EGËRSÍSHT ndajf. 1. Me egërsi, me të egër, me vrazhdësi a me ashpërsi të madhe; kund. butësisht. I foli egërsisht. E vështroi egërsisht. E sulmoi egërsisht.
2. Pa mëshirë, barbarisht. E shtypën egërsisht. E torturuan (e rrahën) egërsisht. U kacafytën me njëri-tjetrin egërsisht.
3. fig. Në gjendje të lirë sipas natyrës së vet. E la mendimin e tij të bridhte egërsisht. Dashuroheshin egërsisht.
✱Sin.: egër, egras, egërisht, ashpër, mizorisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë