Fjalori

Rezultate në përkufizime për “egër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ACAR

ACÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj.ftohtë i madh, i thatë e me ngricë. Acar i ashpër (i egër). Acari i fillimdimrit (i fundshkurtit). Filloi acari. Na zu acari.

2. kryes. sh. ftohtët e dimrit, ngricat. I përballuam acaret. Kungujt ruhen për acare.

3. fig., vet. nj. Ashpërsi, zemërim, egërsi, vrazhdësi, zemërim, pezmatim, irritim, tendosje. Sillet me acar. Foli me acar. Fjalët me acar.

4. fig., vet. nj. Frikë që të ngrin zemrën, drojë, tutë, trembje, shqetësim. I hyri acarishpirt. Nuk i hiqej acari nga koka. Rrinte me acarzemër.

Sin.: acari, acarim, acarimë, të ftohtë, akull, akullimë, akullirë, ngricë, fraq, cegëm, cingërimë, thëllim, athëtimë, fërfëllizë, cakërri, cikne, cikë, cingor, avër, ftigë, babaraqe.

ACARTË

ACÁRTË (i, e) mb. 1. Shumë i ftohtë, i akullt; me ngricë (për motin); i ngrirë. Mot (dimër) i acartë. Kohë e acartë. Natë (ditë) e acartë. Erë e acartë.
2. fig. është ose që paraqitet me sjellje ose me qëndrimashpër; i vrazhdë, i rreptë, i egër. Qëndrim i acartë. Bisedë e acartë. Fjalë të acarta. Sjellje e acartë.
Sin.: i akullt, i ftohtë, i ngrirë, i ashpër, i vrazhdë, i rreptë, i egër.

AJAZMË

AJÁZM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Mentha spicata) Mendër. Ajazmë e egër (e butë).

AKINXHI

AKINXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. Kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimorePerandorinë Osmane, që mbaheshinkufi me vendet e tjera dhesulmoninparët për të vrarë, për të djegur e për të plaçkitur. Ushtria e akinxhinjve. Komandanti i akinxhinjve. Kalorësia e akinxhinjve. Sulm i egër i akinxhinjve.

ALLME

ÁLLM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Helianthus tuberosus) Bimë barishtore shumëvjeçare si luledielli, me rrënjë zhardhokorengrënshme; molla e dheut, dardha e dheut, dardha e tokës. Allme e butë (egër). Allme e bardhë (kuqe). Allme sheqeri. Allme e pjekur (zier). Ha allmenë e gjallë. Kokë allmeje. Lëng allmeje. Bërsi allmeje. Mbjell allmenë.
Sin.: panxhar, rrepë, arashkë, oreshkë.

ALLTI

ALLTÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. Gjashtare. Qëlloi me allti. Bleu allti. Vuri alltinë në brez. E gjeti alltinë e fshehur. Me alltidorë me të egër e me të keq, duke kërcënuar; me thikë ndër dhëmbë. Flet me alltidorë, sikur ia ka kush frikën. Nja e dy e dorënallti rrëmbehet menjëherë, merr zjarr shpejt; është i ngutshëm, është gjaknxehtë.

ALLXHURAN

ALLXHURÁN,~I m. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Sorbus aucuparia, Pyrus aucuparia) Vadhëza e egër; rrushi i qenit, vadha evropiane. Allxhuran i egër. Allxhuran i butë. Allxhuranatharë. Lulëzoi allxhurani.

AMARANT

AMARÁNT,~I m. sh. ~Ë ~ËT bot. 1. (lat. Amaranthus blitum, A. lividus) Bimë barishtore njëvjeçare, që rritetara e në kopshte, me faraimëta e të shumtamajë, me gjethe vezake mishtoremëdha me damarëdalë e në ngjyrëgjelbërvjollcë, të ngrënshme, që përdoren si zarzavate, në byrek, në lakror etj.; nena, nenëza, spinaqi i egër, spinaqi kinez, bari llapush, lulja e qurranit, tamblanikë. Amarant i butë (e egër). Lakror me amarant.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje amarantësh: Amaranti i bardhë (lat. Amaranthus albus) dervishi. Amaranti bishtak (lat. Amaranthus caudatus). Amaranti gjembak (lat. Amaranthus spinosus). Amaranti gjethependë (lat. Cykloloma atriplicifolium). Amaranti gjetheshelg (lat. Amaranthus salicifolius). Amaranti hibrid (lat. Amaranthus hybridus, A clorostachys). Amaranti kallith (lat. Amaranthus blitum) nenëza. Amaranti i keq (lat. Amaranthus palmeri). Amaranti i lëshuar (lat. Amaranthus quitensis). Amaranti lulekuq (lat. Amaranthus hypochondriacus). Amaranti melthor (Amaranthus paniculatus). Amaranti ngjitës (lat. Amaranthus ascendens). Amaranti i purpurt (lat. Amaranthus atropurpureus, A. hybridus cruentus). Amaranti i shtrirë (lat. Amaranthus blitoides). Amaranti i pyllit (lat. Amaranthus silvestris, A. viridis, A. gracilis). Amaranti trengjyrësh (lat. Amaranthus tricolor, A. caudatus) bishti i dhelprës, spinaqi kinez.
Sin.: nenë, nenëz, bletëz, mbledhë, dervish.

AMON

AMÓN,~III m., bot., etnogr. (lat. Lapsana communis) Lloj bari me të cilin ushqehen bagëtitëDitën e Shëngjergjit që të mos nuhasin kudo; bari i gjirit, blushtër, ballkot. Amoni i egër.

ANAGJIR

ANAGJÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Anagyris foetida) Qelbës, kartha e egër.

ANASON

ANASÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Pimpinella anisum, Anisum officinale) Bimë njëvjeçare aromatike me gjethedhëmbëzuara, me lulebardha, që përdoret si erëz, dhe si bar për rregullimin e tretjes, kundër kollës, për uljen e tensionitgjakut, si antiseptik, si qetësues, etj.; anisi i ëmbël, qimnoni i ëmbël, kopra e ëmbël.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje anasonësh: Anasoni i egër maraq. Anasoni kinez (lat. Illicium verum) anis yllor. Anasoni yllor (lat. Illcium anisatum, I. religiosum) lloj anasoni i pangrënshëm dhe helmues, që përmban anisatinë dheshkakton pezmatimrëndëveshkave, pezmatimtraktit urinar a të organevetretjes e që përdoret edhe si temjan.
Sin.: anis, amison, finaqastri, glikanxo, nedër.

ANCIZ

ANCÍZ,~I m., bot. (lat. Frangula alnus, f. vulgaris) Shkurre fletëgjerë, e përhapurpyje, livadhe etj., me gjethe vezakendërkëmbyeshme e me skajelëmuara, me lulevogla me ngjyrëblertëçelët, që nxjerr frutarrumbullakëta, të blertë, ngjyrë vjollce a të zeza kur piqen; rrushi i egër, lëvorja e zabelit.
Sin.: zogël, drunakuq, fillirë, krefkë, munegë, pistaq, pistrig, tulkuq.

ANDISFAKË

ANDISFÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Phlomis fruticosa) Sfakë, bezgë; salvja e shkurreve, bezga e bardhë, sfaka e gomarit. Andisfakfë e egër (e butë). Lule andisfakfe. Vandak me andisfakfë (mospërf.) njeri i trashë nga mendja, trashaman.
Sin.: bezgë, beckë, belinë, dunicë, fsagë, mungullë, osakë, sfakë.

ANGJELIKË

ANGJELÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Angelica) Shkurre e vendevengrohta mesdhetare, me degëholla e të gjata, me gjethe treshevogla e vezake, me luleverdhatrajtën e një fluturelidhin bishtajagjata e të fryra; drokth, karthpulë, fshikartë, vjegjës.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje angjelikash: Angjelika e butë (lat. Angelica archangelica, Archangelica officinalis) bimë barishtore dyvjeçare e ngrënshme, me kërcellshkurtër mishtor dhembuluar dendur me rrënjëgjata, me gjethemëdharrethojnë kërcellin me një fluturmajë, me lulegjelbra e të verdha, me fryt vezak, të sheshtëngjyrëverdhë e të bardhë e që përdoretmjekësinë popullore; drokthi i bardhë, kukuda e butë, angjelika mjekësore. Angjelika e përgjunjur (lat. Angelica genuflexa) angjelikërritet mbi dy metër lartësi, me gjethemëdhadhëmbëzuara, me kërcellrrumbullakët, të drejtë, të zbrazët dhedegëzuarmajë, me luleverdha e të bardhalulëzojnëkorrik e gusht, që përdoret edhemjekësinë popullore; angjelika kënetore; angjelika ligatinore, angjelika mjekësore, gjemb gomari, bari i shpirtitshenjtë. Angjelika e purpurt (lat. Angelica atropurpurea, Archangelica atropurpurea) angjelikërritet deri në 1.80 cm në lartësi, me kërcelllëmuar, të zbrazët e të degëzuarngjyrë vjollce, me gjethe vezake me skajedhëmbëzuara, të çara me lobecekëta e të thella, me lulebardha në të gjelbërformë ombrelle. Angjelika e pyllit (lat. Angelica sylvestris, A. illyrica, A. montana) angjelikërritet deri në dy metër lartësi, me gjethegjelbra në të errët, me lulevoglabardha erëkëndshme, që rritethapësiralagështa pyjore, në brigjet e përrenjve dhekanaleve, esenca vajore e së cilës përdoretmjekësi, kurse frytet e bluara përdoren si insekticide; angjelika e egër; kukuda e bjeshkës, kukuda e kuqe.
Sin.: drokthi, karthpulë, fshikartë, vjegjës, shtogiq, rrëfeshk, ferreckë, gjembaç, kukudë.

ANGJINARE

ANGJINÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Cynara scolymus) Bimë barishtore shumëvjeçare e visevengrohta, me gjethemëdhaprera thellë, që njihet për sythat e saj të ngrënshëm, që mbillet për lulet si kokë me fletëtulta, të cilat përdoren si ushqim dhe për të përgatitur pije, barna mjekimi etj.; lulja e paçelur e kësaj bime; artiçoka pa gjemba. Kokë angjinareje. Sallatë me angjinare. Angjinare kopshti.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje angjinaresh: Angjinarja e egër (lat. Cynara cardunculus) koçani i egër. Angjinarja pa gjemba (lat. Cynara scolymus mutica) angjinare me sytha më të vegjël dhe më të ngjeshur se angjinarja e zakonshme, që përdoretgatime, në mjekësi. Angjinarja e Jerusalemit (lat. Helianthus Tuberosus) bimë me kërcell si të lulesdiellit, me rrënjë shumëzhvilluar e me zhardhokë, të cilët hahen ose përdoren si ushqim për bagëtinë; molla e dheut, lulja e dhëndrit, lulja e gomarit, lulja e kalasë, sekulli i egër. Angjinarja kineze (lat. Stachys affinis, S. tuberifera) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldrejtë leshator dhe e lartë 30-60 cm, me gjethegjelbra e të ashpra, në trajtë zemre, me lule dygjinore ngjyrëvjollcëtrajtë zileje me pesë lobe; artiçokja kineze.
Sin.: artiçok, engjinare, angjinidhe, hinardh, skallier, allme, luleverdhë, oreshkë, orashkë, arashkë, rrepë, sekullë, shallagonë.

ANGËDHË

ANGËDHË,~RI f. sh. ~NJ, ~NJTË fig., krahin. Njeri i egër, njeri i pashpirt e i pamëshirshëm. Angëdhë i tmerrshëm.
Sin.: gjakpirës, mizor, vrasës, vrastar, gjakatar, barbar, tiran.

ANTH

ANTH,~IIII m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Foeniculum, Anethum graveolens) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcelldrejtë e të degëzuar, me gjethevogla e shumëholla treshe, që përdoret si erëzushqimet; kopër, netërz erërëndë. Një tufë anthi. Anth për gjellë. Anthi i egër. Anthi i ëmbël. Pite me djathë e anth.
Sin.: anetë, arishte, dereot, maraj, moraçë, nedër, netër, netërz, rozenë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.