Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDÝRË (i, e) mb. 1. Që është përlyer, bërë me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, i fëlliqur, i zhyer, i ndotur; që të fëlliq; kund. i pastër. Rroba të ndyra. Shami e ndyrë. Me duar të ndyra.
2. fig. I pandershëm, i ulët; që të ngjall neveri, i neveritshëm, i fëlliqur. Punë e ndyrë. Veprime të ndyra. Qëllime të ndyra. Shpifje (trillime) të ndyra. Luftë e ndyrë. Politikë e ndyrë.
3. fig. Që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme, i poshtër. Njeri i ndyrë.
4. Që është në kundërshtim me moralin e shoqërisë, i palejueshëm, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të pahijshme. Fjalë të ndyra. Anekdotë e ndyrë. Është i ndyrë nga goja.
✱Sin.: i fëlliqur, i përlyer, i zhyer, i ndotur, i ndotë, i ndytë, ndyracak, i ndragët, i ndragur, i zgjebosur, i zgjyrosur, i qelbur, qelbanik, i grymët, i palandytë, i palandyrë, i pëgërë, i pocaqisur, i njollosur, i pistë, pisanjos, pisanik, zhulanjos, këllirë, zarbë, i papastër, i përmutur, i efshtë, i shëmtuar, i lyrikur, i lyrët, lyrës, i laturisur, molar, lerash, i zgjyrosur, i ajkosur, morracak, i pandershëm, i ulët, i poshtër, i turpshëm, batakçi, i pështirosur.
♦ *Fytyrë e ndyrë përb.
NEVERÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të ngjall neveri, që të sjell të përzier. Çdo ushqim i dukej i neveritshëm. Ç’gjë e neveritshme!
2. fig. Që të ngjall një ndjenjë të papëlqyeshme, që të bën ta përbuzësh, i pështirë. Tip i neveritshëm. Gjë (punë) e neveritshme. Lajme të neveritshme. Në mënyrë të neveritshme. Skenar i neveritshëm. Sajesë e neveritshme. Ishte bërë i neveritshëm.
✱Sin.: neveritës, i ndotë, gërdindjellës, i ndyrë, i velët, i efshtë, i turpshëm, i krupshëm, i fëlliqur, i vështirë, i gërditshëm, shëmti, shëmtirë, i shëmtuar, i urryer, i pështirë, beter, derr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë