Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EFEKTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i efektshëm; frytshmëri. Efektshmëria e procesit. Efektshmëria e vaksinës. Shfrytëzimi me efektshmëri në dobi të të nxënit. Rritja e efektshmërisë së kompanive publike.
✱Sin.: frytshmëri, dobi, efikasitet.
EFIKASITÉT,~I m., libr. Efektshmëri. Efikasitet i lartë. Efikasiteti i një mase të tillë. Rritja e efikasitetit të ndjekjeve penale. Aftësi që zëvendësohen me efikasitet.
JOEFIKASITÉT,~I m. Veprim që nuk ka efikasitet; që nuk ka efektshmëri.
PËRBALLÚES,~E mb. Që përballon; i përballueshëm. Çmim përballues. Përballues ndaj goditjeve. Efikasitet përballues.
PËRDORSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përdorshëm; vetia e diçkaje që është e përdorshme. Përdorshmëri praktike. Kursi ofron përdorshmëri me efikasitet të gjithë bazës materiale.
QÁSJ/E,~AIII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Trajtim i caktuar ndaj dikujt a diçkaje; mënyra se si e shohim dikë a diçka. Qasje e drejtë ndaj këtij argumenti. Qasje bibliografike. Qasje e drejtpërdrejtë. Qasje dytësore. Qasje e integruar. Qasje e kufizuar (në informacion). Qasje individuale. Qasje interaktive. Qasje e përgjithshme. Qasje e shumëfishtë. Qasje e vijueshme.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që përshkruajnë lloje të ndryshme të qasjes. Qasje në internet lidhja e një pajisjeje me rrjetin global. Qasje në distancë hyrja dhe përdorimi i sistemeve ose rrjeteve nga një vend tjetër. Qasje në linjë lidhja e drejtpërdrejtë me rrjetin. Qasje në rrjet lidhja e një pajisjeje me internetin ose rrjetin lokal për shkëmbim të dhënash dhe shërbimesh. Qasje në ueb lidhja me internetin për të përdorur faqe dhe shërbime online. Qasje paralele përpunimi i njëkohshëm i disa proceseve për shpejtësi dhe efikasitet. Qasje e njëkohshme. Qasje përmes indeksimit (në regjistrime). Qasje në katalog hyrja në një listë të organizuar për kërkim dhe përdorim. Qasje e koduar hyrja në të dhëna të mbrojtura përmes kodimit për siguri. Qasje në informacion hyrja dhe përdorimi i të dhënave nga burime të ndryshme.
SHFRYTËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në përdorim për të nxjerrë fitime (zakonisht për një burim natyror). Shfrytëzoj pasurinë e detit. Shfrytëzoj erën. Shfrytëzuan burimin e ujit.
2. Nxjerr sa më shumë të ardhura duke përfituar nga puna dhe mundi i të tjerëve, përfitoj. Shfrytëzoj punën e emigrantëve të paligjshëm. Shfrytëzojnë punëtorët. Shfrytëzojnë egërsisht (pa mëshirë gjer në palcë). Shfrytëzon forcën e lirë të krahut të punës.
3. Vë në sundim një vend tjetër për të nxjerrë prej tij përfitime sa më të mëdha, e nënshtroj; shtyp; kund. liroj. Shfrytëzojnë vendet pak të zhvilluara. Shfrytëzojnë vendet që janë përfshirë në luftë.
4. Përdor diçka për një qëllim të caktuar, nuk e lë të shkojë kot; e përdor për qëllime të mira diçka, frytëzoj. Shfrytëzojnë mjetet (makinat, makineritë, pajisjet). Shfrytëzuan mbetjet për riciklim. Shfrytëzojnë hekurudhat (mjetet e transportit). Shfrytëzojnë energjinë e lumenjve (energjinë diellore, energjinë atomike). Shfrytëzoj teknologjinë e re. Shfrytëzon plotësisht kohën e punës. Shfrytëzon çdo sekondë. Shfrytëzoj inteligjencën artificiale në mjekësi. Shfrytëzoj njohuritë e marra në një fushë. Shfrytëzoi rërën e ngrohtë për këmbën. Shfrytëzoj dokumentet në gjuhë të huaj. Shfrytëzoj aftësitë në teknologji. Shfrytëzoj bibliografinë (librat, dokumentet, arkivat, kartotekën). Shfrytëzoj hapësirën ligjore.
4. Përfitoj nga dikush a nga diçka; e përdor diçka në mënyrë të padrejtë, abuzoj. Shfrytëzoj një të drejtë. Shfrytëzoj momentin (situatën, rastin). Shfrytëzoj famën e dikujt. Shfrytëzoj pushtetin. Shfrytëzon mosmarrëveshjet për të arritur qëllimin e vet. Shfrytëzon dobësitë (mirëbesimin, papjekurinë) e dikujt. Shfrytëzoj rrjetet sociale për ta dëmtuar dikë. Shfrytëzoj kohën e mirë (ditët me diell). Shfrytëzuan errësirën e natës. Jeton duke shfrytëzuar prindërit. Shfrytëzoj një dorëshkrim dhe e paraqiti si të vetin. Shfrytëzoi përfundimet e profesorit për artikullin e vet.
5. min. Nxjerr nga toka minerale të ndryshme, naftë etj. Shfrytëzojnë minierat. Shfrytëzoj burimet nëntokësore. Shfrytëzojnë puset e naftës me efikasitet.
✱Sin.: përdor, frytëzoj, përfitoj, robëroj, nënshtroj, shtyp, harxhoj, shpenzoj, rrjep, nxjerr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë