Fjalori

Rezultate në përkufizime për “efendi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EFENDI

EFENDÍ,~U m. sh. ~LÉRË, ~LÉRËT 1. hist. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollëperiudhën e pushtimit osman; zotëri. Kadi efendi. - Urdhëro, hoxhë efendi. - Moj e bija e efendiut.
2. iron. Zotëri. Vijnë ca si efendilerë.

ZOTËRI

ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Përdoret kur i drejtohemi një burri me nderim, me mirësjellje ose zyrtarisht; zoti. - Zonja e zotërinj! - Të nderuar zotërinj!

2. bised. Njeri shumë i mirë, i sjellshëm e i nderuar, fisnik. Është një zotëri i vërtetë.

3. vjet. Njeri i pasur ose me pushtet; pronar i diçkaje. Djali i zotërisë. Shërbëtorët e zotërisë. Punonte për zotërinë. Punë zotërinjsh punë pa vështirësi. Plëndësi, kur lahet, e hanë zotërinjtë. (fj. u.). Kungull natë, kungull ditë, kungull hanë zotërinjtë. (fj. u.).

4. iron. Burrë të cilit nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten më të madh e sillet si pronar. Zotëri i madh. Hall me qe, hall me buaj, hall me zotërinë tuaj. (fj. u.).

5. si mb., bised. Shumë i mirë, i sjellshëm e i nderuar, fisnik. Burrë (djalë) zotëri.

Sin.: pronar, efendi, afendiko, i sjellshëm, i nderuar, fisnik.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.