Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EFEKTIVITÉT,~I m., libr. Efektshmëri. Efektivitet ekonomik. Efektivitet i lartë (i ulët). Efektiviteti në luftën kundër krimit. Administrimi me efektivitet i pasurisë. Futja e makinerive të reja pati efektivitet.
EFEKTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i efektshëm; frytshmëri. Efektshmëria e procesit. Efektshmëria e vaksinës. Shfrytëzimi me efektshmëri në dobi të të nxënit. Rritja e efektshmërisë së kompanive publike.
✱Sin.: frytshmëri, dobi, efikasitet.
EFIKASITÉT,~I m., libr. Efektshmëri. Efikasitet i lartë. Efikasiteti i një mase të tillë. Rritja e efikasitetit të ndjekjeve penale. Aftësi që zëvendësohen me efikasitet.
JOEFIKASITÉT,~I m. Veprim që nuk ka efikasitet; që nuk ka efektshmëri.
PAEFÉKTSHMËRÍ,~A f. Të qenët i paefektshëm; vetia e diçkaje që është e paefektshme; mungesë efektshmërie; kund. efektshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë