Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PACÍPË (i, e) mb. Që nuk ka fare turp, që nuk i skuqet faqja nga asgjë, që i ka plasur cipa, i paturp, i pafytyrë; që është karakteristik për një njeri cipëplasur, i ulët, i paturpshëm. Burrë i pacipë. Grua e pacipë. Punë e pacipë.
✱Sin.: i paturp, i paturpshëm, i pafytyrë, cipëplasur, cipëdalë, cipëngrënë, turpngrënë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i pamarre, i pabojë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, i shpërlarë, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, sorrak, i zdatur, lapërdhar, lapanjoz, zgjebarak, edepsëz, açik.
PATÚRP (i, e) mb. Që s’i vjen turp të bëjë diçka të pandershme a të thotë fjalë të pahijshme, që s’ka pikë turpi; i pafytyrë, i pacipë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri i paturp. Sjellje e paturp. Ishte i paturp. Gënjeshtar i paturp.
✱Sin.: i paturpshëm, i pacipë, i pamarre, i pafytyrë, i ulët, i pabojë, cipëplasur, cipëdalë, turpngrënë, cipëngrënë, turpemadh, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, i shpëlarë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, maskara, edepsëz, qepaze, açik, balash, sorrak, i zdatur, i paskrupull, i poshtër, cipëtrashë, faqenxirë, lapangjoz, rrufjan, delenxhi, kodosh, i shëmtuar.
PÓSHTËR (i, e) mb. 1. Shumë i ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq; i ulët, i keq. Njeri (burrë) i poshtër. Qëndrim (veprim) i poshtër. Sjellje e poshtër. Qëllime të poshtra. Në mënyrë të poshtër. Është i poshtër. S’bëhem i poshtër.
2. bised., shar. Shumë i dëmshëm; shumë i keq (zakonisht për diçka). Grip i poshtër. Vapë e poshtër. Dimër i poshtër.
3. krahin. Që ndodhet poshtë diçkaje tjetër, i poshtëm. Lagjja e poshtër. Bregdeti i poshtër.
✱Sin.: i ulët, i pandershëm, i paturp, i pacipë, i pafytyrë, i pistë, i ndotë, i ndyrë, i fëlliqur, faqezi, maskara, rezil, edepsëz, shpirtshitur, i poshtëm, batakçi, shpirtfëlliqur, shpirtkëllirë, shpirtndyrë, shpirtulët, i kobshëm, lapangjoz, zemërlig, rezil, rrufjan, rrugaç, kolerë, qen, delenxhi, surrat, zgjebarak, zuzar, krimb, bajgë, mut, i dobët, dallkauk, i keq, zhugan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë