Fjalori

Rezultate në përkufizime për “e”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HIJEZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Errësohet dikush a diçka; bëhet me hije.
2. pës. e HIJEZÓJ.

ZHAGÍ/TEM jovep., ~TA (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Tërhiqet zvarrë diçka (zakonisht lëndë drusore për ndërtimin e shtëpisë).
2. edhe fig., vetv. Mbahem pas dikujt. Zhagitem pas gjyshes. Kush zhagitet verës, mërdhin dimrit. (fj. u.).
3. fig., vetv., vet. v. III Zvarritet një punë a diçka tjetër.
4. pës., vet. v. III e ZHAGÍT.

ZHGAZIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR spec., pës., vet. v. III e ZHGAZIFIKÓJ.

VIRAN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR bised., vet. v. III 1. vetv. Mbetet shkretë diçka, shkretohet; rrënohet. U viranua fshati. U viranuan shtëpitë. U viranua vendi. U viranuan arat, fushat.
2. pës. e VIRANÓJ.
Sin.: shkretohem, rrënohem, mjerohem.

LAPIDARËSÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LAPIDARËSÓJ.

LARDH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e LARDHÓJ.

-MILIONTË

-MILIÓNTË (i, e) mb., fjalëform. Pjesë e dytë e formimeve të pathjeshtakanë si pjesëparëtemës fjalëformuese një numëror (p.sh. i njëmiliontë, i dymiliontë, e shtatëmiliontë, i dhjetëmiliontë, e njëzetmiliontë etj.).

-NETËSH

-NETËSH fjalëform. Pjesë e dytë e fjalëvepërbëra, ku pjesa e parë është një numër; p.sh.: dynetsh; pesënetëshi i parë i muajit.

-NGRËNËS

-NGRËNËS fjalëform. Pjesë e dytë e fjalëvepërbërashërben për të formuar fjalëtregojnë se me çfarë ushqehen frymorët, si p.sh.: barngrënës, kërmëngrënës, mishngrënës gjithçkangrënës, syngrënës.

-VERBAL

-VERBAL fjalëform. Pjesë e dytë e fjalëvepërbëra, si: procesverbal, proverbal, joverbal etj.

A

A 1. Njëra nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e parë e alfabetit të saj, e cila shënon këtë zanore. Zanorja a. Tingulli a. Shkronja a.
2. si em. f. Zanorja dhe shkronja a. A-ja e vogël (e madhe). A-ja e dorës (e shtypit). A-ja nistore.
3. si em. f., fig. Fillimi i një pune, pikënisja për diçka. E shikova nga a-ja. E bëri nga a-ja.
4. si em. f., fig. Njohuritë fillestare e më të thjeshta për diçka, abëcëja. A-ja e kësaj çështjeje.
5. Simboli i vitaminës A.
Nga a-ja deri te zh-ja nga fillimi derifund; përfshirëgjitha, gjithçka; plotësisht, tërësisht; nga alfa deri tek omega libr.; fund e krye (e majë).

A

A lidh. 1. Përdoret zakonisht për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Vjet a sivjet. Herët a vonë. I riu a i moshuari. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s’bën? Punon a s’punon? E thotë a s’e thotë?
2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjaliveçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s’e di, a e ke harruar.
3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur vepriminshkallëlartë; apo. Besonte a s’besonte. Dinte a s’dinte. Binte a s’binte shi. Pak a shumë shih te PAK.

A

A pj. 1. Përdoretfillim të një fjalie pyetëse për të shquarshumë pyetjen më së shpeshti në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar pohimin, mohimin a dyshimin. - A do të ma thuash? - A po më dëgjon? - A e ke harruar? - A je mirë? - A mos e di? - A thua? - A ka gjë më të bukur? - A s’ke dyshuar ti? - A do të vijë ajo kohë? - A je, si je? pyetjepërdoretvend të përshëndetjes, kur takohen dy veta.
2. Përdoretkryenjërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve. A u shtrua ajo çështje apo u la për më vonë? - Shih a u kthyen fëmijët apo do të vonohen si mbrëmë?
3. Përdoret zakonishtfund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qortim, zemërim, tallje, miratim etj. - Nuk e solle, a? - Po largohet, a? - S’e dashka, a?
4. Përdoret zakonishtfillimfjalisë për të theksuar përçmimin, talljen ose ironinë; ama. - A, trimi qenka! - A, ç’qenka bërë për qortim! A thua se ... sikur.

A

A pasth. 1. Përdoret për të shprehur habi kur gjendemi para një të papriture; ah. - A, kush na erdhi!
2. Përdoret për të theksuar shprehjen e ndjenjave: gëzim, kënaqësi, dëshirë, miratim etj.; ah. - A, sa e bukur qenka!
3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. - A, sa më bezdis! - A, ç’pikëllim kishte ai!
4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. - A, mos e thuaj! A, po, ai nuk e pranon gabimin! - A, këtë zgjodhe ti!
5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonishtafërt a të njohur, me fjalë a shprehje të ngjyrosura emocionalisht. - Mirë, o fatbardhë! Ç’u the, a ua mbylle derën! - Ah t’u bëfsha kurban!
6. Përdoret edherastet kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. - A, po, më ra ndërmend!

ABACI

ABACÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. 1. Manastir ose kuvend katolik, që drejtohet nga një abat (për burrat) ose një abateshë (për gratë); ndërtesat e këtij manastirivendet ku vepron kisha katolike. Abacia e Mirditës.
2. Trevë ku ushtron pushtetin fetar abati. U mblodh abacia e Oroshit.
Sin.: manastir, kuvend, abati.

ABAK

ABÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. arkit. Pllakë e sheshtë katrore ose disk, i vendosurmajën e një kolone midis kapitelit të saj dhe strukturësmbajtësit të traut a të harkut, që shërben për të siguruar mbajtjen e saj dhe për të mbrojtur zbukurimet figurale të pjesëssipërmeshtyllës (të kapitelit), që shërbejnë si elemente funksionale dhe estetike. Abak mermeri.
2. mat., vjet. Llogaritës i thjeshtë primitiv, i përbërë nga një copë e vogël dërrase a kartoni, që përdoret për mësimin e numërimit; mjet njehsimi nga kohët e lashta, i përbërë nga gogla të ngjyrosura, të shkuaradisa radhë telash. Abak romak. Abak kinez. Abak japonez. Abak i ndarështylla. Bëj një abak. Numëroj (llogarit) me abak.
4. Tryezë solemne për vendosjen e enëveçmueshme te romakët e vjetër. Abak druri (plastike). Abak argjendi.
5. Lloj dërrase për lojë.
Sin.: numërator, numëratore, njehsor, llogaritës, kalkulator.

ABAK

ABÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Lloj kolltuku a karrigeje e vendosur pranë altarit, fron. U ul në abak. Afroi abakun.
Sin.: fron, kolltuk, kanape, karrige.

ABAKA

ABAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Musa textilis, Apocina) Bimë tropikale e subtropikale, fijet ecilës përdorenindustrinë e tekstilit, për litarë, për spango, për fibra, për qeska, për çanta etj.; tjerrëse; kërpi i Manilës. Korri dy duaj me abaka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.