Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dyzim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DYSHIM

DYSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dyshoj për dikë a për diçka; pasiguri, lëkundje e mosbesim për vërtetësinë ose për saktësinë e diçkaje, për mundësinë e plotësimit të një pune etj. Dyshim i pathemeltë (i kotë). Ndjenja e dyshimit. Pa asnjë dyshim (pa pikë dyshimi) sigurisht, me siguri, patjetër. S'ka dyshim që... (se...) me siguri që..., sigurisht që..., patjetër që... Ka një dyshimvogël. Ka shumë dyshim.
2. Gjendja kur jam i dyshuar ose kur dyshoj për dikë a për diçka; gjendja kur dyshoj; ndjenjë pasigurie, lëkundjeje e mosbesimi për dikë a për diçka. E ha (e bren, e mundon) dyshimi. Shpreh (heq) dyshimin. S’lë asnjë dyshim. Vë (vihet) në dyshim. Biedyshim. Pret (sheh) me dyshim. - Lëri dyshimet! Kishte disa dyshime. U çlirua nga dyshimet.
3. Mendimi se dikush nuk është ndoshta aq i mirë sa duket, mendimi pak a shumë i bazuar se dikush është njeri jo i mirë; të menduarit keq për dikë a për diçka. Ka dyshim (për dikë). I ngjall dyshim. Ka dyshimeshumta. Mbibie dyshimi.
Sin.: hamendësim, supozim, mëdyshje, ndërdyshje, dilemë, dyzim, merak.

DYSOR

DYSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Që ka të të njëjtin kuptim leksikor me një tjetër; trajta fonetike a gramatikore që ka të njëjtën vlerë normative me një tjetër. dysi. Dysor kuptimor. Dysor gramatikor (morfologjik, sintaksor). Dysor drejtshkrimor. Dysor normativ. Mënjanmi i dysorëve të panevojshëm.
Sin.: dysi, dyzim, dublet.

DYZIM
DYZUES

DYZÚES,~E mb. 1. shërben për të dyfishuar; që ka dy pjesë, dy funksione, apo dy vlera ngjashme. Buton dyzues. Maskë dyzuese. Sistem dyzues për rritjen e fuqisë.
2. shpreh dyzim a lëkundje. Tension dyzues. Aspekte dyzuese.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Dyzues sinjali. Dyzuesi në sistemin elektrik. Dyzuesit semantikë.

HEZITIM
SKIZOFRENI

SKIZOFRENÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzimbotësbrendshme të të sëmurit për shkakçrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike, gjë që sjell paaftësinë për të vepruarpërputhje me realitetin. Dita-ditës po shfaqte simptomat e një skizofrenie kronike. Kishte simptomat e skizofrenisë së pleqërisë. Vuan nga skizofrenia.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.