Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dyvalent”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMBIVALENT

AMBIVALÉNT,~E mb., libr. Që ka vlerëdyfishtë, që është i dyvlershëm ose i dykuptimshëm; që ka ose shpreh ndjenja, qëndrime, ide, mendime të dyzuara e të kundërta në të njëjtën kohë për dikë a për diçka.
Sin.: i dyvlershëm, i dykuptimshëm, i dyfishtë, i dyanshëm, dyvalent.

BIVALENT

BIVALÉNT,~E mb., kim., mjek., filoz. 1. Që e ka valencën dy ose që ka dy valenca, dyvalent. Element bivalent. Jone bivalente. Molekulë bivalente. Vaksinë bivalente. Parime bivalente. Sisteme bivalente.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Kromozonet çifte formojnë bivalentet.

DYVALENT

DYVALÉNT,~E mb., 1. kim. Që e ka valencën dy; që është i lidhur me dy atome ose me dy grupetjerë. Element (metal) dyvalent.
2. gjuh. Që ka dy valenca; që kërkon dy argumente sintaksore ose semantike për të ndërtuar një fjaliplotë me kuptim. Folje dyvalente. Në parim foljet psikologjike janë dyvalente.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.