Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYSÍ,~A f., libr. Prania e dy trajtave në të njëjtën kohë te diçka; të qenët në dy trajta a në dy forma; dysor. Dysi formash. Dysia formë – përmbajtje.
2. sh. ~, ~TË Njëra prej dy a më shumë fjalëve që kanë të njëjtin kuptim leksikor; njëra prej dy a më shumë trajtave fonetike a gramatikore që kanë të njëjtën vlerë normative; dysor. Dysitë normative.
DYSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Që ka të të njëjtin kuptim leksikor me një tjetër; trajta fonetike a gramatikore që ka të njëjtën vlerë normative me një tjetër. dysi. Dysor kuptimor. Dysor gramatikor (morfologjik, sintaksor). Dysor drejtshkrimor. Dysor normativ. Mënjanmi i dysorëve të panevojshëm.
✱Sin.: dysi, dyzim, dublet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë