Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dymujor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIMESTROR

BIMESTRÓR,~E mb., libr. Dymujor.

DYMUAJSH

DYMÚAJSH,~E mb. Që ka mbushur dy muaj, që ka një moshë prej dy muajsh; dymujor. Fëmijë dymuajsh.

DYMUJOR
MAKSIMUMI
MBAROJ

MBAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E kryej plotësisht një punë që kam nisur, e çoj deri në fund; e përfundoj diçka së ndërtuari, së shkruari, së lexuari etj.; e kryej, e bëj; kund. filloj. Mbaruam mbjelljet (korrjet). E mbaruan ndërtesën (urën). E mbaroi punën. E mbaruan lojën (vallen). Mbaruan stërvitjen. S’e lanë ta mbaronte fjalën. Me të mbaruar sapo të përfundojë. Mbaroi së foluri (së shkruari). E mbaroi romanin (studimin). Mbaruam (punë) bashkë, s’kemi më punë me ty.

2. kal. E ndërpres një punë a një veprim, përkohësisht a përgjithnjë, i jap fund, e pres, e lë. Mbaruam (mësimin) për sot, vazhdojmë nesër. E fillojnë punën (shërbimin) në orën 8 dhe e mbarojnë në orën 16.

3. jokal. vet. v. III Ndërpritet, merr fund. Ka mbaruar çdo gjë ndërmjet tyre i kanë ndërprerë, i kanë prerë të gjitha lidhjet, nuk kanë më asnjë marrëdhënie.

4. kal. E sos diçka të gjithë, e ha, e përdor a e shpenzoj të gjithë, s’më mbetet gjë prej saj, i jap fund. E mbaroi ujin. E mbaroi bukën (gjellën). I mbaroi paratë i shpenzoi, i përdori.

5. jokal. vet. v. III Nuk ka më, soset. Mbaroi mielli (kripa, vajguri). Mbaruan gazetat. Mbaroi llaçi.

6. kal. E çoj deri në fund një veprim a gjendje në kohë, e kaloj kohën e caktuar; e përdor gjithë kohën që më ishte dhënë; kund. filloj. E mbaroi lejen. I mbaroi ditët.

7. jokal. vet. v. III Merr fund, përfundon (për një proces, detyrë a punë të nisur), soset, kalon e mbyllet (për një periudhë kohe, për një ngjarje etj.); kund. fillon. Mbaroi puna (ndeshja, aksioni, tuneli). Mbaroi viti. Mbaroi mbledhja (dasma, shfaqja, filmi). Mbaroi mësimi. Mbaroi afati. Mbaroi lufta (beteja).

8. kal. dhe jokal. Përfundoj një shkollë a një kurs; kryej studimet e bëhem specialist në një degë të cak­tuar. E mbaroi shkollën. Mbaruan një kurs dymujor. Mbaroi me nota të mira. Ka mbaruar për mjekësi ka studiuar për mjekësi.

9. kal. I përmbush dikujt një kërkesë, një dëshirë etj., plotësoj, kryej. Ia mbaroi porosinë.

10. edhe fig., bised., jokal. vet. v. III Soset, shuhet, merr fund. Mbaroi zjarri. Nuk i mbaroi guximi.

11. bised., jokal. Vdes; jap shpirt. Ai po mbaron. Mbaroi pa gdhirë. S’ka mbaruar ende.

12. fig., bised., jokal. Marr fund, fikem, sharroj, vdes. Mbarova krejt. Mbaruan për ujë (nga të ftohtët). Po e morën vesh, mbaroi kjo punë. Po e diktuan avionët, mbaroi.

13. fig., bised., jokal. Jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, më pëlqen shumë, e dua shumë. Mbaroi pas asaj. Mbaron pas muzikës. Mbaroi pas pijes.

14. kal. Bëj. Diçka do që të mbarojë ai. Ajo foli drejt e ma mbaroi qejfin.

E mbaroi *çanakun (dikush) përb. Nuk i mbaron *groshët (dikush) përçm.mbaron *punë (dikush). Mbarova punë me dikë a me diçka ç’kisha për të bërë me të e bëra, s’kampunë me të. Sa për të mbaruar *punë për pak kohë; sa për të kaluar radhën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.