Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYLUFTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dyluftoj vetëm për vetëm me dikë a ndaj dikujt; luftim me armë ndërmjet dy vetave sipas disa rregullave e kushteve të caktuara qysh më parë, luftim me armë vetëm për vetëm ndërmjet dy kundërshtarëve; duel. Dyluftim me shpatë (me kobure). Dyluftim i pabarabartë. Kushtet e dyluftimit. Sheshi i dyluftimit. Bënë dyluftim. E thirri (e vrau) në dyluftim. Doli në dyluftim.
2. Luftim me armë ndërmjet dy ushtrive a dy palëve; shkëmbim zjarri me artileri ndërmjet dy palëve kundërshtare. Dyluftim i ashpër. Dyluftim artilerie.
3. sport. Përpjekje, luftë e ashpër vetëm për vetëm ndërmjet dy lojtarëve a atletëve kundërshtarë që marrin pjesë në një ndeshje a në një garë. Dyluftim për topin e parë.
4. Grindje e ashpër dhe e hapët ndërmjet dy vetave; ballafaqim mendimesh, pikëpamjesh etj. Ndërmjet dy palëve, me sulme të dyanshme, debat i ashpër. Dyluftim diplomatik. Dyluftim me fjalë.
5. fig. Luftë e brendshme midis dy dëshirave, dy ndjenjave ose dy mendimeve të kundërta. Dyluftim i brendshëm. Dyluftim në ndërgjegje.
►NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëm në tren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokë më kokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. Më del përpara diçka që duhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështje të ndërlikuara). Ndeshemi me shfaqje të huaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Bie në përleshje; hyj në luftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshën në fushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemi në futboll (në basketboll). U ndeshën në fushë asnjanëse.
7. fig. Hyj në kundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; bie në kundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
✱Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë