Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dyditor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MARSHIM

MARSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Eci përpara si grup në një drejtimcaktuar për të protestuar kundër diçkaje ose për të shprehur një ide. Marshimi i batalionit. Marshimi i pandalshëm. Rifilluan marshimin, duke vënë para fëmijët, bagëtinë dhe orenditë. Marshimi i më shumë se 100 mijë njerëzve ngagjitha drejtimet drejt sheshit kryeministror. Sindikalistët nisën marshimin që nga Bulevardi Mbretëror.
2. Ecje me haprregullt, sipas një ritmirreptë e të caktuar, zakonishtshpejtë.
3. usht. Lëvizja e një njësie ushtarake nga një vend në një tjetër për të plotësuar një detyrë, duke qenë e rreshtuar në një mënyrëcaktuar. Marshim ushtarak. Marshim i gjatë (i shpejtë, i lodhshëm, dyditor) i trupave ushtarake. Toga ishteformacion marshimi. Filluan marshimin.
4. sport. Ecjegrup bashkë me të tjerë për t’u kalitur fizikisht ose për të arritur diku.
5. Ekzekuton një marsh një bandë muzikore. Shoh marshimin tradicionalbandës frymoreqytetit. Veglat e tunxhit të bandës shoqëronin marshimin e një parade.
Sin.: ecje, përparim.

SEMINAR

SEMINÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mësim kryesishtshkollat e larta, ku studentët diskutojnë rreth një teme a një vepre. Orët e seminarit. Nuk kishte folur fareseminare. Tema do të trajtohej gjerësishtorët e seminarit.
2. Mësimezhvillohen me grupeperiudhashkurtra për ngritjen profesionale ose për kualifikimin e mëtejshëmpunonjësve. Seminar dyditor. Seminar me mësuesit. Organizoi një seminar. Merr pjesë në një seminar.
3. Shkollëpërgatit priftërinj. Kishte mbaruar studimetseminar. Ndoqi seminarin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.