Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARAKRÁHËS,~E mb., gjeom., vjet. Dybrinjënjëshëm (për figurat gjeometrike, kryesisht për trekëndëshin). Trekëndësh barakrahës.
BARAKRÁHËS,~I m., gjeom., vjet. Trekëndësh dybrinjënjëshëm.
DYBRINJËNJËSHËM mb., gjeom. Që ka dy brinjë të barabarta (për trekëndëshin). Trekëndësh dybrinjënjëshëm.
PIRAMÍD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeom. Trup gjeometrik që ka për bazë një trekëndësh a një shumëkëndësh dhe për faqe anësore aq trekëndësha dybrinjënjëshëm sa brinjë ka baza, të cilët bashkohen lart në një kulm. Trung piramide. Faqet e piramidës. Baza e piramidës. Vëllimi i piramidës. Kulmi i piramidës. Ngrihet si një piramidë. Piramidë e rregullt piramidë që ka për bazë një trekëndësh ose një shumëkëndësh të rregullt. Piramidë trekëndëshe (trekëndore) piramidë që ka si bazë një trekëndësh.
2. hist. Ndërtesë e madhe me blloqe guri, me bazë katrore dhe me katër faqe anësore në trajtë trekëndëshi dybrinjënjëshëm e të bashkuara sipër në një kulm, që shërbente si varr për faraonët e Egjiptit të lashtë. Piramida e Keopsit.
3. Bllok a shtyllë e ulët prej guri, prej çimentoje etj., që vjen sipër më e ngushtë dhe që vihet si shenjë kufiri midis dy shteteve.
4. fig. Sistem organizimi që nis me një bazë të gjerë dhe ngrihet duke u ngushtuar. Piramida e pagave. Piramida e pushteteve (drejt.). Piramida e akteve normative (drejt.). Piramida e fajdeve. Sportistët bën piramidën.
♦ *Maja e piramidës libr.
TREKËNDÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Trekëndësh. Trekëndor dybrinjënjëshëm.
TREKË́NDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. gjeom. Figurë gjeometrike, që ka tri brinjë e tri kënde. Trekëndësh barabrinjës (dybrinjënjëshëm). Trekëndësh i brendashkruar. Trekëndësh kënddrejtë (këndngushtë). Sipërfaqja e trekëndëshit. Baza (lartësia) e trekëndëshit. Kulmet e trekëndëshit. Katetet dhe hipotenuza e trekëndëshit.
2. Send a pjesë e diçkaje që ka tri brinjë dhe tri kënde ose një trajtë të tillë a të ngjashme. Trekëndëshi i murit ballësor të çatisë. Formojnë një trekëndësh. Heq vija me trekëndësh heq vija me një vizore me tri brinjë. Shënoi gol në trekëndëshin e portës (sport.).
3. elektr. Lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshueshme trefazore. Lidhje në trekëndësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë