Fjalori

Rezultate në përkufizime për “duruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAJANDISUR

DAJANDÍSUR (i, e) mb., bised. Qëndrestar, durimtar.
Sin.: i duruar, i durueshëm, durimtar, i fortë, i qëndrueshëm, qëndrestar, i gajretshëm, i përmbajtur, rezistent.

DHËMB

DHËMB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga eshtrat e vogla të ngulura në të dyja nofullat, që i shërbejnë njeriut a kafshës për të copëtuar e për të përtypur ushqimet ose për të kafshuar diçka. Dhëmbëgjatë (të mëdhenj, të vegjël, të dalë). Dhëmbëbardhë (të zverdhur, të nxirë). Dhëmbëmprehtë. Dhëmb i prishur (i krimbur). Dhëmbëvënë. Dhëmbët e njeriut (e maces, e qenit, e ujkut, e luanit, e tigrit, e dhelprës). Dhëmbët e brejtësve. Me (pa) dhëmbë. Nervi i dhëmbit. Rrënja (palca) e dhëmbit. Pastë (furçë, kruese) dhëmbësh. I dolën (i ranë) dhëmbët. M’u mpinë dhëmbët. Shkul (heq) dhëmbin. Thyej (kafshoj, copëtoj) me dhëmbë. Laj (pastroj) dhëmbët. Mishi i dhëmbëve (mishrat e dhëmbëve) mishi përqark funditdhëmbëve, trysat. Flas (them) nëpër dhëmbë nuk i shqiptoj mirë fjalët dhe nuk i sqaroj mirë gjërat.
2. Secila nga eshtrat e voglandodhenpjesën e përparmenofullave dhejanë më të hollë e më të mprehtë se ata që ndodhen anash. Dhëmbët e përparmë. Dhëmbët prerës. Dhëmbët e dhëmballët. Kap me dhëmbë. I ngul (i fut) dhëmbët kafshoj. I armatosur gjer (deri) në dhëmbë i armatosur shumë mirë, i pajisur me të gjitha armatimet. Kush luan këmbët, luan dhëmbët (fj. u.). Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha (fj. u.).
3. kryes. sh. Varg të dalash, zakonishtmprehta ose me majë, në një vegël, në një mekanizëm etj.; dhëmbëz. Dhëmbëhekurt (të çeliktë). Dhëmbët e sharrës (e frezës, e ingranazhit). Dhëmbët e krehrit. Rrotë (lesë, frezë) me dhëmbë.
4. Fije e hollë kallami a metali e krehrit të tezgjahut. Rregulloj dhëmbin e vegjës.
5. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme dhëmbësh. Dhëmb katarosh stërdhëmb. Dhëmbët e parë (dhëmbët e qumështit) dhëmbët e foshnjërisë. Dhëmbët e syrit (e qenit) katër dhëmbët me majëgjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmballëve. Dhëmb floriri dhëmb i vënë prej floriri.
6. bujq. Pjesë e parë e një emërtimipathjeshtë për një lloj pajisjeje për çarjen e tokësthellësi. Dhëmb injektor.
Sin.: dhëmbëz, çatall, fije.
Ta bësh dhëmbin sa të *kalit! Ia bëri dhëmbët *misër (dikujt) keq. kanë rënë dhëmbët (dhëmbë e dhëmballë). 1. U plaka; jam plak; jam shumë i vjetër diku, kam shumë kohë aty, u plaka në atë vend, në atë punë, në atë zanat etj. 2. E kam humbur fuqinë e s’jam më në gjendjedëmtoj njeri; s’jam më i rrezikshëm, s’i bëj dot gjë askujt. Ma pruri (ma solli) shpirtin ndër dhëmbë (dikush a diçka) shih ma pruri (ma solli) shpirtin në fyt (dikush a diçka). S’i kanë dalë (ende) dhëmbët (dikujt) shpërf. është ende i ri e i papjekur; nuk ka ende fuqi e mundësi për të bërë diçka; i ka buzët me qumësht (dikush).*Ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush). (E di vetë) ku më dhemb dhëmbi e di vetë se për çfarë kamshumë nevojë a ku e kam pikën më të dobët; vetë e di ku e kam hallin; i zoti e di ku i pikon çatia. Dhëmb për dhëmb mënyrëvendosur e të rreptë, ballazi e me ashpërsimadhe, pa ngurruar e ashtu si ma bën dikush; pa u tërhequr e pa u thyer para dikujt; grusht për grusht; për jetë a vdekje. (Ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). (E njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë) e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, pa asgjëfshehtë, ashtu si është; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë; (ia di, ia njoh) zorrët e barkut (dikujt); (ia di) fundin e barkut (dikujt); ia di sa lugë ka në shportë (dikush); ia di lugët e pirunët (dikujt); ia kam pirë lëngun (dikujt); i kam marrë erë në qafë (dikujt). Me *gojëlan e me dhëmbëçan (dikush). Ha *baltë me dhëmbë (dikush). Ha *dheun me dhëmbë (dikush). Hahet me dhëmbë (me dikë) zihet keqas me një tjetër; kacafytet keq me dikë. E ha me dhëmbë. 1. (diçka). Jam i sigurt që e bëj një punë duke vënëgjitha forcat, ia dal sado e vështirëjetë. 2. (dikë). E dënoj rëndë, e ndëshkoj rreptë. Ha *frerin me dhëmbë (dikush). Ha (bren) *hekurin (çelikun) (me dhëmbë) (dikush). Ha edhe *malin me dhëmbë (dikush). Ha *veten me dhëmbë. Jam dhëmbë për dhëmbë (me dikë) jam shumë i acaruar me dikë në çdo çast, e kam shumë inat a e urrej; jamarmiqësi me të; s’ia falim njëri-tjetrit; jamthikë e në pikë; shkoj thikë e brisk. Kafshoj *buzën (me dhëmbë). E kafshon *frerin me dhëmbë (dikush). (Sikur) sa të kalit (kaq) ta bësh dhëmbin! mundohu sa të duash!, hidhu përpjetë po të duash!, nuk ke për ta marrë a për ta arritur kurrë diçka. I ka dhëmbët me bukën time (dikush) ma ka harruarmirën që i kam bërë, është mosmirënjohës edhe pse ende rron falë ndihmës a përkrahjes sime. S’ka *shpirt (s’ka pikë shpirti) ndër dhëmbë (dikush). *Kleçkë për të kruar dhëmbët vulg. keq. Kruan dhëmbët (dikush) iron. 1. Nuk ka të hajë; s’ka futur gjë në gojë. 2. Rri kot e tallet, s’do t’ia dijë për punën; merret me diçkakotë a pa vlerë; kruan thonjtë; tund derën; ngrohet (theket) në diell; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; numëron qimet e postiqes; rruan vezë; kërcet gishtërinjtë. Nuk më lë të kruaj (të qëroj) dhëmbin (dikush) më rri vazhdimisht pranë, më ngjitet pas; s’më lë të bëj asgjë, më pengon orë e çast; nuk më lë të marr frymë. E lidh gjuhën për dhëmbësh (dikush) e përmban veten kur flet, flet pak dhe mendohet mirë para se të flasë. Ta merr *arrën nga dhëmbët (dikush). Ma mbajtën dhëmbët (diçka) gati sa s’e thashë atë që mendoja, desh e thashë diçka që s’duhej thënë, gatishpëtoi; erdhidhëmbë; e kishamajëgjuhës; e kishagojë. E mban *gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë) (dikush). Mbeti me dhëmbët jashtë (dikush) mbeti duke qeshur, nuk pushonqeshuri; zbardh (hap) dhëmbët keq. Mpreh dhëmbët (dikush). 1. iron. E quan diçka që më parë, pa e pasur endedore, si gjënë a si pronën e tij, përgatitet shpirtërisht për ta pasur si të tijën; shpresonkot se do të ndodhë diçka ose se do të shkojnë punët ashtu si do a si mendon ai; lëpin buzët. 2. Fillon ta kërcënojë dikë, bëhet gati për ta sulmuar; i tregon dhëmbët (dikujt); i skërmit (i kërcet) dhëmbët (dikujt); i ndrit sytë. I numëron dhëmbët (dhëmbë e dhëmballë) (dikujt) e shtrëngon mirë dikë dhe e detyronbëjë diçka; e ndëshkon si duhet; ia ndreq qejfin. Ia nxori dhëmbë e dhëmballë (dikujt) e mundoi shumë, e sfiliti, s’i la gjë pa bërë; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja). Njëri ha *kumbulla (thana) e tjetrit i mpihen dhëmbët iron. S’i pushon dhëmbi (dikujt) keq. ha pa pushim, ha ç’gjen përpara, s’ngopetngrëni, sado që t’i japësh; është llupës, grykës. qëron dhëmbin (dikush) është shumë kërkues, të kërkon derihollësi; nuk të lë të luash me diçka, të shtrëngon mirë për ta bërë diçka. E ruan *bukën ndër dhëmbë (dikush). I skërmit (i kërcet) dhëmbët (dikujt) e kërcënon ashpër, i flet me kërcënim; e sheh me të egër e i kanoset; i tregon dhëmbët; i ndrit sytë (dikush). Nuk i rri *gjuha prapa dhëmbëve (në vend, rehat) (dikujt). I shkuli dhëmbët (dhëmballët) (dikujt) e detyroi dikë të përgjigjej gjer në një për një veprim a për një sjelljepadrejtë; e ndëshkoi rreptë. E shpie *gjuhën te dhemb dhëmbi. Me *shpirt ndër dhëmbë (në gojë). Shtrëngoj dhëmbët mbledhgjitha fuqitë, edhe me zor, për të kryer një punë, për të përballuar një gjendjevështirë, për të duruar një dhembje etj. Ia shtrëngon dhëmbët (dikujt) e qorton rëndë a e rreh; ia mbledh mirë; ia tregon qejfin. I tregon dhëmbët (dikujt). 1. E kërcënon, i kanoset; e sheh me të egër; mpreh dhëmbët (dikush); i skërmit (i kërcet) dhëmbët; i ndrit sytë (dikush). 2. I zbulon qëllimet e veta grabitqare, armiqësore etj., e tregon natyrën e vet të egër; e zbulon veten se sa i pamëshirë e i rrezikshëm është. I tregon dhëmbët e ujkut (dikujt) shih i tregon lëkurën e ujkut (dikujt). Me *thikë ndër dhëmbë keq. Me *thonj e me dhëmbë. Theu dhëmbët (dikush) humbi keq, pësoi humbjerëndë, u dëmtua shumë; dështoi në një punë dhe mori pasojat e këqija. I theu dhëmbët (dikujt) përçm. 1. E rrahu mirë, e rrahu paq; e goditi rëndë; i dha dënimin e merituar; e mundi keqas e me turp; e shtroi (e shqepi, e zhdëpi, e ngordhi, e kalbi, e dendi) në dru; i theu brinjët. 2. Ia mblodhi mirë; s’e la të shiste mend; i theu hundët; i tregoi vendin. *Ujk pa dhëmbë mospërf. erdhidhëmbë (një fjalë) gati sa s’e thashë, për pak s’e nxora, gati isha ta thosha; e kammajëgjuhës; e kamgojë; ma mbajtën dhëmbët. Iu vranë dhëmbët! (dikujt) iron. në të vërtetë nuk ka vuajtur a nuk është munduar, nuk e ka gjetur gjë e keqe (zakonisht për dikëankohet). Zbardh dhëmbët (dikush) keq. zgërdhihet; qesh me të tallur; mbeti me dhëmbët jashtë. I zbërthej dhëmbët (dikujt) shih i zbërthej gojën (dikujt). S’ta zë dhëmbi (diçka). 1. Është një copë fare e vogël (për t’u ngrënë), s’është për t’u ngopur. 2. S’është për t’u thënë, nuk duhet përmendur; s’e ngre (s’e mban) kandari. I zë dhëmbi bukë (dikujt) ështëgjendje më të mirë, e ka marrë veten ekonomikisht; është pasuruar; përfiton diçka, merr diçka, s’ështënevojtar; edhe iron. ka arriturjetëgjendje disi më të mirë dhe i duket vetja kushedi ç’është. S’i zë gjuha *vend (ndër dhëmbë) (dikujt).

DURIM

DURÍM,~I m. 1. Veprimi kur duroj dikë a diçka; përballimi i një gjendjejevështirë; kund. padurim. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.
2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim. E përballoi fatkeqësinë me durim. Me durimtëra bëhen. (fj. u.).
3. Vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyermarrëdhëniet me të tjerët; kund. padurim. Sillet me durim. Iu sos durimi. E humbi durimin dhe foli rëndë. - Ki durim e dëgjo! Shpërdoron durimin e tjetrit. Edhe durimi ka kufi. (fj. u.).
4. Aftësia e dikujt për t’u marrë me diçka për një kohëgjatë e pa u mërzitur, për ta çuar derifund një pune ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohëgjatë. Ka durimmadhpunë. Punon me durim. Priste me durim. - Durim, edhe pak! Me durim dhe me punë bëhet edhe shkëmbi vresht. ( fj. u.). Gjithkujt i bëj durim, se durimi është shpëtim. (fj. u.). Durimi është virtytiheroik dhe pikërisht për këtë, nga jashtë, ai nuk i ngjan aspak heroizmit. (fj. u.).
Sin.: duresë, qëndrim, përballim, dajandisje, përmbajtje, gëlltitje, përtypje, honepsje, gajret.
Bëj durim duroj; i jap zemër vetes për të përballuar diçkarëndë a një pritjegjatë; përpiqemduroj.

DURIMTHI
DURUAR

DURÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i duruar a i durueshëm. I duruari, i fituari (i trashëguari). (fj. u.).

DURUAR

DURÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajoështë e duruar a e durueshme. E duruara, e trashëguara. (fj. u.).

DURUESHËM

DURÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që ka aftësinëdurojë e të përballojë vështirësitë, shqetësimet, vuajtjet, fatkeqësitë etj. i qetë e gjakftohtë, pa u ankuar dhe pa u ligështuar; kund. i padurueshëm. Është njeri i durueshëm. U tregua i durueshëm.
2. Që ka durim, që është i përmbajtur e që nuk ngutet, që vepron e sillet me durim e pa u rrëmbyer me të tjerët; kund. i padurueshëm. I durueshëm me të tjerët. - Bëhu i durueshëm me fëmijët!
3. Që ka vullnet e aftësimerret me diçka për një kohëgjatë e pa u mërzitur, këmbëngulës në një punë, që ka durim; që mundpresë dikë a diçka i qetë për një kohëgjatë. Nxënës (punëtor) i durueshëm. I durueshëmpunë.
4. Që i bën ballë a i qëndron një veprimijashtëm pa u dëmtuar, pa u prishur, pa humbur vetitë a cilësitë e mira; që duron. Bimë e durueshme ndaj ngricave. Dru i durueshëm.
5. mundkalohet me durim; që mundpërballohet; që munddurohet nga organizmi; kund. i padurueshëm. Gjendje e durueshme. Vapë e durueshme. Të ftohtë i durueshëm. Dhembje e durueshme.
Sin.: i duruar, durimtar, durimfortë, durimmadh, durimshumë, durimplotë, i fortë, i qëndrueshëm, qëndrestar, i gajretshëm, i përmbajtur, zemërgjerë.

HAMBAR

HAMBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Arkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë, drithnik. Hambar i madh. Hambari i grurit (i misrit). Hambar i miellit. Fut drithinhambar. Mbush (zbraz) hambarët. E fut në hambar pa e shoshur. Hambar i peshkut vendanije ku mbahen peshqit e zënë.
2. Arkë a depozitë e madhe prej dërrasashshërben për të mbajtur diçka. Hambar qymyri.
3. det. Kthinë a pjesë e anijes nën kuvertë, ku vendosen mallrat, valixhet etj. Hambari i mallrave.
4. fig. Tokëprodhon shumë drithëra. Hambari i vendit.
5. Njësi matëse e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë, peshë prej njëqind kilogramësh, kuintal.
6. si mb. Zemërgjerë, bujar; i durueshëm (edhedisa njësi frazeologjike). Zemër hambar. Bark hambar.
7. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtadisa togje fjalësh. Flutur e hambarëve (lat. Pyralis farinalis) flutur e vogël, vemjet e së cilës ushqehen me të lashtahambarë dhe me mbeturina kashtegrazhde etj. Tenjë e hambarëve (lat. Sitotroga cerealella) vemje e hollëushqehet me drithëhambarë.
Sin.: drithnik, drithanik, grunar, arkë, gaviç, bujar, zemërgjerë, zemërbardhë, xhymert, shpritgjerë, i durueshëm, durimtar, i duruar, durimplotë.
M’u barku hambar shih m’u barku daulle. E bëri barkun hambar (dikush). 1. shih e bëri barkun daulle (dikush). 2. Duroi shumë, u zemërgjerë, nuk i vuri re të këqijat që i bënëtjerët dhe i fali. I ka rënë *miuhambar (dikujt) shak. E futhambar pa e *shoshitur (dikë). Kemi ngrënë një hambar miell (bashkë) shih kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë). E ka barkun hambar (dikush). 1. Ha shumë e nuk ngopet kurrë; është hamës i madh; e ka gojën shpellë. 2. Është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka barkungjerë1; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka zemrën hambar. E ka hambarin *dërrasë (dikush). E ka hambarin *plot (dikush). E ka zemrën hambar (dikush) është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka barkungjerë1; e ka barkun hambar2. I ushtojnë hambarët (dikujt) s’ka asgjështëpi, s’i ka mbetur gjë për të jetuar; është shumë i varfër; i ushtojnë kadet.

HUDHËR

HÚDH/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Allium sativum) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bëntokë një kokë me thelpinjbashkuar, që ka erë a aromëfortë djegëse dhe përdoret si gjellë dhe si bimë mjekësore. Hudhër e njomë (e thatë). Kokë (thelb) hudhre. Një varg (një tufë) hudhrash. Shtypëse hudhrash. Gjellë (kos) me hudhër. Qëronte hudhra. Vjen erë hudhër.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme hudhrash. Hudhër e ariut (lat. Allium ursinum) bimë shumëvjeçare, me gjethegjera, të buta, vezake, me aromëfortë, me lule bulbëzore, që rritetpyje me lagështirë, si hudhra e egër. Hudhër e fushës (lat. Allium oleraceum) bimë me kërcellgjelbërçelët, me gjethengushta, cilindrike ose gjysmë cilindrike, që e rrethojnë lule me kërcejgjatë pa dhëmbë, që rritet si në tokathata, ashtu edhelivadhe dhe brigjelumenjve. Hudhra e Napolit (lat. Allium neapolitanum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethesheshta, të gjata, të buta dhe aromatike, me lulerrumbullakëtabardha, të ndritshme,që kultivohet si bimë zbukuruese apo si barishte aromatikekuzhinën mesdhetare; qepa e bardhë e Napolit. Hudhra dalmate (lat. Allium dalmaticum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethengushta, të harkuara, shpesh dy gjethe kryesoredalin nga baza, me lule me ngjyrë rozë deri në të purpurterrët, në formë çadrash të dendura, me kërcejfortërezistojnë për javëtëra gjatë sezonit të nxehtëverës. Hudhra e gjarprit (lat. Allium schoenoprasum) barishte shumëvjeçare, me aromëbutëqepës, me lule tërheqëse bojë rozë, me gjethe shumëholla, cilindrike, të gjelbrandezura; prasi kulmak. Hudhra gjethepërdredhur (lat. Allium obliquum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethesheshta, të gjata, të harkuara, të përdredhura, me kërcellgjatë, me çadra sferike, me shumë luleverdhakërcej. Hudhra e malit (lat. Allium vineale) bimë shumëvjeçare, me gjethengjashme me tubahollë, të zbrazët dhegjatë, me aromëmprehtë; hudhra e vreshtave; qepa e vreshtave.
3. fig. keq. Njeri i lig, brutal dhe provokues. Hudhra hudhrën do. (fj. u.). I ligu të ligun do, (kur dikush ndikohet nga veprimet e këqijadikujt tjetër, kur i shkon përshtat).
4. si ndajf. Shumë. Është hudhër i keq (i thartë, i egër).
Është bërë për me hudhra (dikush) është dobësuar shumë; ka mbetur kockë e lëkurë; i numërohen brinjët (dikujt). *Bulmet hudhrash iron. (Flet) hudhërkungull (dikush) shih (flet) kodra pas bregut (dikush). Nuk hahet as me hudhra shpërf. 1. (dikush). Është njeri shumë i keq; nuk durohet dot në çdo rrethanë, nuk honepset. 2. (diçka). Nuk besohet fare, është gjë e pabesueshme, nuk ta pranon arsyeja. Nuk hahet as me *spec e as me hudhër (diçka a dikush). E ka gojën hudhër (dikush) keq. thotë fjalëkëqija, përdor fjalë që të lëndojnë e të fyejnë. E ka për *lëngun e hudhrave (dikë) mospërf. Ngul *qepë e shkul hudhra (dikush) iron. Shtyp hudhra (dikush) keq. shih digj dru e hiq hi! iron. T’i shtypësh hudhra (në kokë) (dikujt) është njeri shumë i duruar, nuk nxjerr një fjalë nga goja edhe kur i bëjnë keq; e ka zemrën limë1 (dikush); rron (edhe) në rrasëgjallë (dikush). (U zunë) për një kokërr hudhër u zunë për diçka shumëvogël, për diçka që s’ia vlen; u grindën kot, për hiçgjë; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra); (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për një lëkurë lepuri.

LIMË

LÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdorëse prej çeliku, e gjatë e shpatuke ose në trajtë tjetër, me faqe dhëmbë-dhëmbë, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri dhe për t'i bërësheshta, të lëmuara, të mprehta etj. Limë katrore (rrethore, gjysmërrethore, e sheshtë, e rrumbullakët, trekëndëshe, e drejtë). Limë e hollë limë me dhëmbëzaimëta. Limë e ashpër limë me dhëmbëzarralla e të mëdha. Limë hekuri (druri). Limë sharre. Mpreh thikën (sëpatën) me limë. E hëngri me limë e limoi. I dha limë diçkaje e limoi.
2. krahin. Limëz misri, sharrë. E shkoqi me limë.
Sin.: limëz, sharrë.
Jam bërë limë kam shumë uri, sa nuk duroj dot; e kam stomakun bosh dhe e ndiej shumë urinë; m’u shkundën (m’u shkrëndën) zorrët; më gërthasin zorrët; më këndojnë zorrët. I bie (me) limë (dikush) i mendon mirë fjalët përpara se të flasë, i mat mirë fjalët, i zgjedh e nuk flet kotkot; bluan imët; bluan hollë; pret (tjerr) hollë. Më ha një limëzemër mundon shumë diçka, kam një ankth a një merakmadh, diçkagërryen përbrenda; dhemb (më ther) zemra (në zemër). I dha limë (diçkaje) e përpunoi mirë diçka, e bëripërkryer, e limoi. Ka limëfortë (dikush) është i aftë t’i bindë njerëzit, është i zoti t’ua mbushë mendjentjerëve; ndikon fuqishëm mbitjerët dhe i ndryshon, i ndreq; ka zdrukthfortë. E ka zemrën limë (dikush). 1. Është shumë i duruar, e merr gjithçka qetë e ngadalë. 2. Është zemërgur, nuk i vjen keq për askënd e për asgjë; e ka zemrën gur. S’e kap as *sharra e as lima (dikë). Limë e butë dikush që ta bënkeqen pa u ndier e pak e nga pak, që të ha ngadalë; ethe e butë; thëngjill i mbulUAR Limë e ngrënë dikush që ka rënë shumë nga shëndeti e fuqitë dhe s’është më për asnjë punë, njeri i dobët; kufomë e gjallë; fill shkrepseje; edh i shtirë mospërf.; pushkë e plasur (dyfek i plasur).

LLAFOJ

LLAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Llafos. Fill pas darke nisën po llafojnë. Me shoqi-shoqin kanë nisur po llafojnë. Llafet i llafon e për të duruar s’duron. (fj. u.).
Sin.: bisedoj, flas, fjalos, llafos, kuvend, kuvendoj.

MATURI
MYNXYRËMADH

MYNXYRËMÁDH,~E mb., bised. 1. Që i ka rënë një mynxyrë e madhe, që ka hequr e ka duruar shumë mynxyra, shumë fatkeq. Shtëpi mynxyrëmadhe.
2. mallk. Që i rëntë mynxyra!
3. Që të shkakton fatkeqësimëdha, që të sjell mynxyra. Natë mynxyrëmadhe.

MËSHIRËMADH
PADURUAR

PADURÚAR (i, e) mb. Që nuk është i duruar; që nuk duron shumë, që nuk pret gjatë; i padurueshëm; kund. i duruar. U tregua i paduruar. Dhembje e paduruar.

PAZEMËR

PAZÉMËR (i, e) mb. 1. Që s’ka mëshirë për asnjeri, zemërgur. Njeri i pazemër. Njerkë e pazemër.
2.tronditet shpejt, që s’ka zemërfortë për të duruar ose për të përballuar një dhembje, një fatkeqësi etj.
Sin.: zemërgur, pamëshirshëm, shpirtkazmë, shpirtlig, i dobët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.