Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Breg a kodër e vogël rëre e mbështetur mbi deltinë, zakonisht në breg të detit, që është formuar prej dallgëve a prej erës; dunë. U fsheh pas bëzit. Hipi mbi bëz. Luanin me rërë në bëz.
2. Copë e vogël toke me bimësi të dendur, që duket si ishull në një kënetë; grumbull kashturinash e gjethesh që duket si ishull i vogël e lëviz nëpër kënetë; rrënok. Ishte fshehur në një bëz. Nën bëzin e kënetës flenë zambakët.
3. Plis i madh dheu, bucë. Në mes të bëzeve të dheut.
4. Gropë me borë.
✱Sin.: plis, bucë, kllogër, dok, gorgë, cabok.
DÚN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjeogr. Kodër a stom rëre, që formohet nga era në shkretëtira ose brigjeve të detit dhe që me kohë mund të zhvendoset dalëngadalë nga një vend në një tjetër; bëz. Dunë e vogël (e madhe). Duna të larta. Duna rëre. Dunat e shkretëtirave (e bregdetit). Formimi i dunave. Lëvizja e dunave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë