Fjalori

Rezultate në përkufizime për “duman”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUMAN

DUMÁN,~II m. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull. Duman i madh. Duman pluhuri. I mbuloi dumani. Çau nëpër duman.
U duman (*tym). I *jap një duman. Me sytë duman me sytëmjegulluar a të veshur.

MJEGULL

MJÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonishtviseulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumëimëta dheqëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Ujku mjegull do (kërkon). (fj. u.) armiku kërkon situatëturbullt e të paqartë që të arrijë synimet e veta.
2. Diçka si perde ose si tym që pengon a vështirësonparët. Ka një mjegull në sy i janë veshur sytë, nuk sheh qartë. I kanë zënë sytë mjegull.
3. fig. Paqartësi a turbullirëmendime, në qëllime etj.; gjendje e paqartë, e errët; errësirë. mjegullën e lashtësisë. Çanë mjegullën e shekujve. Ka mjegullkokë. E pllakosi një mjegull dyshimesh.
4. bot. Sëmundja e hithit; mykëz.
Sin.: mjegullinë, mjegulli, kith, cikth, mjegullnajë, mjegullishtë, lëpe, gjeq, qiqërim, qiqërimë, duman, errësirë, myk.
U *tym e mjegull (dikush). Hedh mjegull (dikush) përpiqet ta errësojë e ta bëjëpaqartë diçka, me qëllim që të mos e kuptojnëtjerët a të mos e zbulojnë. Ka mjegullkokë (dikush) nuk është i qartëmendime, ka dyshime e paqartësi për diçka, është i turbullt; (është) si miza pa kokë (pa krye). E la në mjegull (diçka) nuk e sqaroi mirë, nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi, nuk e bëriqartë e gjithkush munddyshojë, që të mos kuptohet a të mos merret vesh; e la në tym; e la në errësirë2; e la në hije1. I kanë zënë sytë mjegull (dikujt) nuk i shikon qartë a nuk i kupton drejt gjërat (kryesisht për të metat); i janë veshur sytë; i janë mjegulluar sytë. *Tym e mjegull.

TYM

TYM,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesë e gaztë, e përzier me avuj, me thërrmija bloze, hiri etj., zakonishtngjyrëzezë ose të hirtë, që del kur digjen drutë, letrat a ndonjë lëndë tjetër dhengrihet si re. Tym i zi (i bardhë). Tym i dendur (i trashë). Tym i lehtë. Tymi i oxhakut. Tymi i kandilit (i pishës). Tymi i cigares. Tymi i barutit. Tymi i pushkëve. Tymi i makinave (i lokomotivës, i vaporit). Re tymi. Shtëllunga tymi. I nxirë nga tymi. Mish i tharë në tym. Lëshon tym. E heq (e kthen) tymin oxhaku (soba). Ngrihet tymi lart. Ishte mbytur në tym. Nuk shihte nga tymi. I mbyti tymi. U qorroi tymi sytë. Nuk ka tym pa zjarr. (fj. u.) ku ka zë, nuk është pa gjë; ku flitet, ka diçka. Hidhet e përdridhet, lart mbi qeramidhet (gjëz.).
2. etnogr., hist. Shtëpi; familje (si njësivete). Tym për tym. Fshat me dhjetë tymra. Një njeri për tym. E ndanin për çdo tym. E di tymi ç’ka oxhaku. (fj. u.) e di luga ç’ka ka vegshi (vorba, poçja). (fj. u.).
3. hist. Tymjake.
4. bised. Pluhur. Tym i hollë. Tymi i rrugës. Tymrat e shtëpisë.
5. bised. Vesë e hollë shiu. Një tym shi.
Sin.: gaz, avull, duman, shtëpi, familje, oxhak, tymjake, pluhur.
M’u koka (mendja) tym. 1. shih m’u koka (mendja) dhallë. 2. U ndeza e humba kontrollin e vetvetes, nuk shoh më se ç’bëj, s’e përmbaj dot veten. U tym (dikush). 1. shih u erë (dikush). 2. shih u tapë (dikush). 3. U zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u tym e flakë; u tym e mjegull. 4. (diçka). U harxhua krejt pa e kuptuar e pa sjellë dobi, shkoi shpejt e kot (kryesisht për para, mall e pasuri). Tym të bëhet! lebëhet si të dojë!; edhe keq po të dalë, lebëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! U tym e flakë (dikush) u zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u tym3; u tym e mjegull. U tym e mjegull (dikush) u zemërua keq, u tërbua; iu veshën sytë nga inati; u tym3; u tym e flakë. U tym e zjarr (dikush) shih u tym e flakë (dikush). Ia bëj kokën (mendjen) tym (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E bëri tym (diçka) e harxhoigjithë, e prishi kot (pasurinë a paratë); e bëri barut; i bëri rrush e kumbulla (paratë); i vuri krusmën (diçkaje). E bëri tym e flakë (diçka) e dogji; e shkatërroi krejt; e ndezi shumë. I doli tymi (diçkaje). 1. E morën veshtjerë diçkaduhejmbahej e fshehtë, u zbulua. 2. keq. Nisizbulohet një punë a një vepër e keqe, dolënsheshpalarat; i doli (i ra) era; i doli flaka. 3. (dikujt). U shkatërrua krejt, dështoi, u dogj (kur humbet fare pasurinë ose falimentontregti). Tym të dalë! (tymi le t’i dalë!) lebëhet më e keqja, nuk pyes për asgjë; tym të bëhet!; kiametibëhet!; të bëhet ç’të bëhet! del tym nga koka jamhallmadh e nuk di ç’të bëj, jam shumë i shqetësuar e i turbulluar; lëshon (më nxjerr) koka tym; më del avull nga koka; më del flakë nga koka; e kam kokën zjarr; më ziejnë trutë; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Doli në tym të vet (dikush) u martua; krijoi familje, u nda nga trungu familjar e banon veçan; ka dalëbukë të vet. S’i del jashtë as tymi i zjarrit (i oxhakut) (dikujt) e mbanfshehtë diçka, nuk ia tregon askujt; e fut fjalënfunddheut (dikush); e hedh fjalën në pus (dikush); kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. Nuk ia di tymin. 1. (dikujt). Nuk e njoh mirë cili është, nuk ia di prejardhjen; kund. (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). 2. (diçkaje). Nuk e di se çfarë pasojash ka diçka, s’e di se ku i del fundi. Flet në tym (dikush) thotë diçka që nuk e di me siguri, e thotë me hamendje, flet kot; (flet) va e pa va; (flet) si e ëma e Zeqos majë thanës; bluan thatë; gjuan për lepuj. Ia fut në tym (dikush) bised. 1. shih flet në tym (dikush). 2. E bën një punë fare pa kujdes; vepron kuturu, shkon symbyllurazi. Iku nga tymi e ra në zjarr (dikush) shpëtoi nga një e keqe e vogël e ra në një të keqe më të madhe; iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiubreshër). Jam tym s’di ç’të bëj nga telashetkam, jam i turbulluar e në hallmadh; del tym nga koka; më zien (më mizëron) koka; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. E la në tym (diçka) shih e la në mjegull (diçka). lëshon (më nxjerr) koka tym shih del tym nga koka. Nxjerr tym nga koka (dikush) është zemëruar keq ose është shumë i shqetësuar nga punët e shumta, nga diçka që nuk i ecën mirë etj.; i del tym nga koka; i lëshon (i nxjerr) koka tym. *Oxhak pa tym. *Perde tymi. Shikon tymin e vet (dikush) sheh punën e vet, nuk shqetësohet për të tjerët; nuk u ndërhyntjerëve. I shkon tymi drejt (dikujt) i ka punëtvijë, i shkojnë mirë punët; e ka (i ka punët) në vijë. I shkon tymi *gjyryk (dikujt). Sheh tym e bën konak (dikush) iron. shkon derëderë dhe, kur mundet, ia shtron me të ngrënë e me të pirë, gjen derë e futet; është bredharak e s’ka zor të të vijë; e kalon kohën me llafe e jo me punë, ka qejfbëjë vazhdimisht muhabet. Tym daulleje diçka pa vlerë, që nuk sjell asnjë dobi; sapun pa shkumë. Tym dose me të shpejtë, shumë shpejt; s’ u pa nga vajti; tym e mjegull; u erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Tym e mjegull me rrëmbimmadh, shumë shpejt e me vrull; tym dose; u erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Është tharë në tym (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). I tharë në tym (për dikë) shumë i dobët nga shëndeti, i rreshkur; kockë e lëkurë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.