Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARISTOKRACÍ,~A f. 1. Shtresa më e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi shpesh me tituj fisnikërie, si dukë, kont, baron etj. Aristokracia e lartë. Aristokracia feudale. Aristokracia fisnore. Aristokracia e vjetër (e re). Aristokracia romake. Historia e aristokracisë. Parimet e aristokracisë.
2. Pjesë e vogël e një klase ose e një grupi shoqëror, që ka disa privilegje dhe një vend të veçantë; elitizëm. Aristokracia financiare. Aristokracia e qytetit. Aristokracia e formuar së voni.
3. hist. Formë qeverisjeje ose klasë shoqërore në të cilën fuqia dhe pushteti janë të përqendruara në duart e një grupi të vogël njerëzish ose fisnikësh me tituj të trashëgueshëm. Aristokracia evropiane.
ARISTOKRATIZÚAR (i, e) mb. Që mban tituj fisnikërie, si dukë, kont, baron, lord etj.; që ka marrë karakteristikat, privilegjet dhe sjelljet e aristokracisë. Individ (grup) i aristokratizuar. Pozitë e aristokratizuar. Teatër i aristokratizuar. Sjellje e aristokratizuar.
BARÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Titull fisnikërie i pronarëve feudalë etj. në shumë vende të Europës Perëndimore, i cili zinte vendin e katërt në hierarkinë e aristokracisë (dukë, markez, kont, baron, kalorës); ai që mbante këtë titull. Mban titullin “baron”. I biri i baronit. Baronë të fuqishëm. Titulli i baronit. Baronët anglezë.
2. vjet. Ai që merrte toka ose prona të tjera nga sovrani ose nga sundimtari.
3. fig., keq. Pronar i madh; njeri i fuqishëm në botën e biznesit, e industrisë etj. Baronët e botës financiare. Baronët e drogës. Baronët e shtypit. Baron i industrisë së naftës. Baronë të ekonomisë digjitale.
BEREQÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Drithë; të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre. Bereqet i mbarë. Farë bereqeti. Vit me bereqet. Hambarët e bereqetit. Bëj bereqet. Mbledh bereqetin. Me bereqet! (ur.). Paç bereqet e shëndet e të lumshin këmbët! (ur.). Viti i Ri, mirë se na gjeti, / Më mirë mot se sivjet, / Me shëndet e bereqet. (folk.). Bereqetin e njeh drapri. (fj. u.). Bëja mirë hyzmetin, në do të gjesh bereqetin. (fj. u.). Të çarët e thellë (të tokës) - bereqet në hambar. (fj. u.). Bereqeti i mirë e shet veten. (fj. u.).
2. fig. Diçka e vlefshme që të jep një punë, një veprim etj., fryt, dobi, vlerë. Punë (mbledhje) pa bereqet. Fjalë pa bereqet. Lëmë pa bereqet. S'ka bereqet. Puna pa bereqet s’i duhet askujt. (fj. u.). Llafe shumë, bereqet pak. (fj. u.).
✱Sin.: vlerë, dobi, fryt, drithë, bulmet, përfitim, bukë, e mirë, të bardha, të lashta.
♦ E kam me bereqet (diçka) e ruaj si diçka të mirë, është e vlefshme për mua; më ka dukë. *Lëmë pa bereqet (pa drithë). Ia volën bereqetin (dikujt) euf. vdiq; i lau çanakët (dikush) mospërf.; e hëngri tagjinë (dikush) mospërf.
DÚKJ/E,~A f. 1. Shfaqje para syve; dallim a shquarje me sy e dikujt a diçkaje.
2. Pamja në të cilën shfaqet dikush a diçka, tërësia e karakteristikave a e tipareve të përgjithshme që përbëjnë anën e jashtme të dikujt a të diçkaje, paraqitje; përshtypja që të lë dikush a diçka. Dukja e jashtme. Në dukje (të parë) në pamjen e jashtme, në vështrimi e parë. Ndërroi veshjen dhe dukjen. Nga dukja s'ta mbush syrin. Në dukje të parë. Dukja e parë edhe të gënjen.
3. Prirje a përpjekje për t'u dukur a për t'u mbajtur me të madh në sy të të tjerëve; mburrje. Dukja e mendjemadhësia janë vese të këqija.
4. vjet. Çdo shfaqje e diçkaje në natyrë a në shoqëri, që lind nga veprimi i forcave të caktuara, që buron nga shkaqe të caktuara; fakt; ngjarje. Dukje e vetmuar. Dukje e dëmshme.
✱Sin.: pamje, shfaqje, dukë, vlerë, formë.
♦ Vë në dukje (diçka) përmend, tregoj; zë në gojë; theksoj, nënvizoj; nxjerr në pah; nxjerr në reliev libr.
DÚK/Ë,~AII f. Dukje. Puna e kaut nuk ka dukë, por ka bukë. (fj. u.). Njeriut s’i këqyret duka. (fj. u.). Burri nuk këqyret për dukë, por për punë. (fj. u.).
♦ Ka dukë (diçka) del mirë, mund të përdoret me ekonomi, ka leverdi; ia vlen; ka bereqet. Si e ka dukën? si po vete puna?, si janë shenjat?, a shkon mirë a shkon keq?
KAM vep., PÁTA, PÁSUR 1. kal. Zotëroj një pronë, një pasuri etj.; jam pronar i diçkaje; është imja, më përket mua. Kam shumë para (prona). Kam dy shtëpi (një apartament, një makinë). Kam shumë botime (libra). Kam sa për vete (sa për të jetuar). Më mirë të dish sesa të kesh (fj. u.).
2. kal. Jam në lidhje të caktuara gjaku a farefisnie me dikë; jam në lidhje familjare me dikë. E kam baba (nënë, grua, burrë, krushk, kushëri, kunat). Kam dy fëmijë (dy vëllezër, dy kunata).
3. kal. Jam me dikë në lidhje a në marrëdhënie të afërta a miqësore, shoqërore, profesionale etj. E kam shok (mik, armik). E kam pasur drejtor (shef, koleg, partner, mësues, trajner, student). Kam shoqëri (miqësi, muhabet) me dikë. E kam kujdestar (nën kujdestari). Kemi marrëdhënie (lidhje) të mira (të ngushta). Kanë mosmarrëveshje (kontradikta) ndërmjet tyre.
4. edhe fig., kal. Zotëroj një veti a cilësi të caktuar, gëzoj një të drejtë etj. që s’e kanë të tjerët; ndiej diçka, provoj një ndjenjë në veten time; ndodhem a bie për disa kohë në një gjendje të caktuar emocionale, shpirtërore etj. Ka shpirt (zemër, shëndet) të mirë. Ka talent (aftësi, zotësi, prirje, vullnet, iniciativë). Ka fuqi (forcë). Ka kulturë (përvojë). Kemi prova (dëshmi) të reja. Kemi të drejta (por edhe detyra). Ka zakonet (huqet) e veta. Ka merita (të meta, gabime, përgjegjësi, autoritet, pushtet). Ka durim duron. Ka fat është me fat. Ka lejë (ftesë, fletëhyrje). Ka faj është fajtor. Ka kujdes është i kujdesshëm. Ka dashuri (simpati) për dikë. Ka pasur disa sëmundje ka kaluar disa sëmundje. Ka uri (etje). Ka grip (ethe, kollë, dhembje, temperaturë). Ka shpresë (dyshime, merak) shpreson (dyshon, merakoset). Kam vapë (gjumë). Ka frikë (shqetësime). Nuk e di se ç’kam! Kam dy javë (dy ditë) pushim.
5. kal. Është pjesa ime përbërëse (natyrore ose rastësore); ekziston tek unë, në trupin tim, në gojën time etj. qysh kur jam lindur. Kam dy duar e dy këmbë. Kam lëkurën delikate. Kam një plaçkë në sy (një dhëmb të prishur në gojë). Kam një gjemb në këmbë. Ç’e ke atë në kokë? E kam në shtëpi (në xhep).
6. kal. I përmbahem (një mendimi a një pikëpamjeje). E kam të qartë se... Kam mendimin (pikëpamjen) se…
7. kal., vet. v. III Ndodhet dikush a diçka në një vend të caktuar; është i pranishëm (një njeri, një kafshë a shpend etj.). Kishte shumë njerëz në shesh. Në kafaz ka një zog.
8. bised., edhe jokal., vet. v. III Është realisht, ekziston (një dukuri a një send etj.). Kishte ujë (bileta, vapë, çdo gjë tjetër). Ka leverdi (diçka) është punë me leverdi; s’ka pse të shqetësohemi. Ka lagështirë (dallgë, mjegull). Ka (do të ketë) shi (borë) do të bjerë shi (borë).
9. edhe jokal., vet. v. III Është normale, me përmasat e duhura (nga madhësia, numri, përbërja substanciale etj.); përmban, përbëhet. Dora ka pesë gishta. Makina ka katër vende. Karroca ka dy ndenjëse. Shtëpia ka tri kate dhe një papafingo. Dhoma ka dy dritare (dy krevate). Qyteti ka mijëra banorë. Klasa ka 20 nxënës.
10. edhe jokal., kryes. v. III Në bashkëvajtje me pjesëza mohuese dhe e ndjekur me folje ose me emra veprimi formon togfjalësha me kuptimin «nuk është e mundshme të kalosh, të bëhet (diçka), të zhvillohet etj.». S’ka ku të kalosh nuk mund të kalosh dot atje. S’ke ku ta gjesh s’mund ta gjesh dot. Nuk ka shpëtim nuk mund të shpëtohet. S’ka rrugëdalje. S’ka të sharë. S’ka të ngopur nuk po ngopet.
11. kal. Në bashkëvajtje me disa emra formon togfjalësha me kuptim foljor që tregojnë një gjendje a një ndjenjë të caktuar etj. Kam punë jam i zënë (me punë); po punoj. Kam një hall. Kam durim duroj. Kam përkrahjen (mbështetjen) e dikujt. Kam një kërkesë (një ankesë, një sqarim). Ç’ kemi andej nga kryeqyteti?
12. kal. Në bashkëvajtje me folje në të kryerën e thjeshtë tregon një veprim a gjendje të përfunduar ose të mbaruar. Kaq e pati edhe ai mbaroi, vdiq dhe ai. E pati ajo punë u krye, mori fund ajo punë.
13. kal. E quaj, e konsideroj për diçka a si diçka. E kam për nder. E kam si detyrë.
14. kal. Më sjell ose më ka sjellë një pasojë (të mirë a të keqe). Kam suksese (fitime). Kam lodhje. 15. kal. Bëj diçka (një veprim a një punë në mënyrë të caktuar). E kam pa (me) hile (me djallëzi, me gjithë zemër). E ke kot.
16. bised., kal. E shes a e mbaj diçka me një çmim të caktuar. E ke shumë shtrenjtë (lirë). Sa i ke vezët (ullinjtë)?
17. jokal. Them, flas; përgjigjem shpejt (në të kryerën e thjeshtë me trajtën e shkurtër të përbërë ia të përemrit vetor). Po, ia pati ai menjëherë.
19. gjuh. Përdoret si folje ndihmëse për formimin e kohëve të përbëra foljore. Kishte qenë edhe ai. Ka merituar duartrokitje. Do të ketë ikur a vdekur.
✱Sin.: zotëroj, paraqet, ekziston, çmoj, konsideroj, vlerësoj, mbaj, shes, ndiej, përfshin, ndodhet, gjendet, mbaroi, përfundoi, (i) përgjigjem.
♦ *Aq e ka. *Aq e pati zakon. iron. (dikush a diçka). *Aty ta kam (fjalën)! Një e dy e si ma ke *balashin iron. S’ka *bar (ilaç) (për dikë a diçka). S’kam *bark. Një *bark kam! *Ç’bretkun ke? keq. E *di ç’ke ti? Ç’djallin (*dreqin) ke? keq. Ç’ dreqin (*djallin) ke keq. E kam me *bereqet (diçka). S’pata *besë. Nuk ka *besë (dikush a diçka). Kam të bëj (me dikë). 1. Jam farefis me dikë, kam lidhje gjaku me dikë. 2. Kam njëfarë lidhjeje me dikë dhe duhet ta njoh mirë, më lidh puna a një çështje tjetër e dua ta di se kush është e si është. 3. vet. v. III (me diçka). Lidhet, i përket diçkaje, ka lidhje me të. E ka në *bërryl (dikë). S’ia kam *borxh (dikujt). S’ka *brirë (diçka). E ka te *buza (dikush). Nuk ka *cak (dikush). Kam *cipë. S’ka *çapok (dikush). S’ka *çare vjet. E ka në *çark (dikush). S’ka *çelës që i bie (dikujt). S’e ka (s’e vë, s’e fut) në *defter (dikë a diçka) mospërf. S’ka *derman (dikush a diçka). S’ka *dert (dikush) vjet. Të ketë *ditë (dikush) ur. etnograf. Ka *dorë (dikush) keq. E ka në *dorë (dikë a diçka). E kam në *dorë (në duar) (diçka). Pastë *dritë ur. S’ka ç’të *duhet! Ka *dukë (diçka). Si e ka *dukën? E kam më *dysh. S’ka (s’e ka) një *të dytë (dikush). E ka *dhjamë (me dikë). E kam *eshkë (gojën). E ka për *fis (dikush). S’ka *fre (dikush). S’kam *frymë. Ka *fytyrë (dikush). S’ka *gajle. Nuk e ka për *gajle. *Gaz paç! ur. Ka *gisht (në diçka). Ka *gojë (dikush). S’ka *gojëI (dikush). S’ka *gojëII (dikush) keq. E kam në *gojë (dikë a diçka). E ka grurë (me dikë). E ka (e mban) në *grusht (dikë). E ka në *gjak (diçka). E kam *të gjallë (dikë a diçka). Nuk ka *gjasë (për diçka). Nuk e ka *të gjatë (dikush). E kam *gjethe (dikë). S’ka *gjë. Nuk e ka për *gjë (diçka). S’e ke për *gjë (dikë). E kam në *gji (dikë). S’ka *gjoks (dikush). Ka *gjuhë (dikush) keq. S’ka *gjuhë (dikush). S’ka *haber (për diçka). Ka *hak (dikush). E ka *hak (dikush). Ku e ke *hallin? E kam *hallall (diçka). Kaq e ka *hapin (çapin) (dikush). *Haram e paç! mallk. S’e kam (s’e vë) në *hesap (në llogari) (dikë a diçka). E ka për *hiçmosgjë (dikush). I ka *hije (diçka). S’i ka *hije (dikujt). Ta paça *hua ur. E ka në *hundë (dikë) përbuz. Nuk ka *hundë (dikush) mospërf. S’ka ilaç (*bar). Ia kam *inatin (dikujt). E ka si e ka (dikë) e vlerëson, e do shumë, e çmon për karakterin që ka. *Kaq e pati (dikush a diçka) zakon., iron. S’ka *këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka). E kam nëpër *këmbë (dikë a diçka). S’ka *këmbë (diçka). Ma ka (ma mban) *këngë (dikush). E ka (e do) me *kërbaç (dikush). E kam me *kimet (dikë a diçka). S’ka *kockë (për diçka). S’di ku kam *kokën (kryet). S’ka *kokë (dikush). Me sa ka në *kokë (në krye). E kam prapa *krahëve (dikë) iron. S’ia kam *kryqet (dikujt a diçkaje). Nuk ka (nuk njeh, nuk di) *kufi (dikush a diçka). S’e ka *kush (dikë). E ka në *lak (diçka). S’kam *të larë (me dikë). Ka *lezet (diçka). S’ka *lezet. I ka *lezet (diçka dikujt). E kam *lëmë. Të paçim sa *malet! ur. E kam për *mall (dikë a diçka). Do t’ia kesh *mallin (dikujt a diçkaje). Kam *mend. Kam ndër *mend. E kam ndër *mend (dikë a diçka). E ka *mendjen (dikush). Kam *mendjen. Kam një *mendje (me dikë). *Mezi e kam (dikë a diçka). Si s’ka (si jo) më *mirë. Ka *miza (dikush). E kam *mortje (të dytë) (dikë a diçka). Kam *muhabet (me dikë). Kam *nderin... lart. S’ia kam *ngenë (dikujt a diçkaje). S’ia kam *oreksin (dikujt) mospërf. E kam (e mbaj) *parasysh (diçka). E ka me *pekule (dikë). Nuk ka *perde (dikush). E kam *Perëndi (dikë a diçka). Nuk e ka për *pesë (dikë a diçka). S’ka *përse. E kam *pisk. E ka në *pjatë (dikë a diçka). Kam *pranë (dikë a diçka). Të paça më *qafë! S’ia kam *qederin (diçkaje). Kam *qejf (diçka). Ia ka *qejfi (dikë a diçka). E kam për *qejf (diçka). S’ka *qibër (dikush). E ka në *qime (dikush). E kam *rëndë (dikë a diçka). Ka *rreze (është me rreze) (dikush a diçka). E ka mbi *supe (dikush). E ka *syrin (i ka sytë) (te dikush a te diçka). Nuk ka *syI (diçka). Nuk ka syII (dikush). Nuk e ka *syrin (dikush). S’e ka për (në) *sy (dikë a diçka). Ku i ke *sytë? S’ka *të sharë (dikush a diçka). Ka *shenja. E ka (e ka vënë) në *shenjë (në shënjestër) (dikë a diçka). E ka (e ka vënë) në shënjestër (në *shenjë) (dikë a diçka). Nuk e ka *shokun (shoqen) (dikush a diçka). E ka mbi *shpatulla (dikush). S’ka *shpatulla (dikush). E ka *të shpejtë (dikush a diçka). E kam *shpirt (dikë). Nuk ka shpirt (*zemër) (dikush). Kam *shpresë. S’ia kam *takatin (diçkaje) vjet. S’e ka (nuk e ka marrë) me *tapi (diçka). E ka në *tavë (dikë a diçka) bised. E ka në *tenxhere (dikë) bised. E ka në *terezi (dikush). Që ç’ke me *të! S’e ka *toka (dikë). Nuk ka *tragë (dikush). Nuk ka *turi (dikush) mospërf. Nuk ka më *thela. S’ke ç’i *thua. E ka në *thes (dikë). E ka në (për) *thua (dikush). Ka *thonj (dikush) keq. S’ka *thonj (dikush). E ka *vaj (me dikë). E kam *vdekje (dikë a diçka). Sa s’ka ku të *vejë (ku të shkojë) më (sa s’ka më). Ka *vend. S’ka *vend (dikush a diçka). E ka në *vijë (dikush). I ka në vijë (punët etj.) (dikush). Ka (mban) *vlagë (dikush). Aq e ka *vrapin (dikush). E ka *xanxën (dikush). E kam *xhan (dikë) fëm. E ka në *xhep (dikë a diçka). Ka *yndyrë (dikush). E ka *zanat (dikush) keq. Sa ka *zanati! Nuk ka *zemër (shpirt) (dikush). E kam në (për) *zemër (dikë a diçka). E kam *zët (dikë a diçka).
MADHNÍ,~A f. 1. Madhëri. Vlerësoj madhninë morale të njeriut. Madhnia e tij mbreti.
2. Cilësia e dikujt ose diçkaje që është madhështore, madhështi. Ai rrinte në poltron me madhni. Valon flamuri me madhni. Rrëfen me madhni të përvuajtur betejat e veta. Të mahniturit nga madhnia e dikujt.
3. si em. m., vet. nj. Zoti. Paça Madhninë!
✱Sin.: madhëri, madhështi, lartmadhëri, mbret, sulltan, princ, dukë, mbretëreshë, perandoreshë, princeshë, dukeshë.
MADHËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Cilësia e dikujt ose e diçkaje që shquhet shumë mbi të tjerët për rëndësinë, vlerën e shkëlqimin e vet; të qenët i madh; madhështi. Madhëria e figurës së Skënderbeut. Qyteti u shfaq në gjithë madhërinë e vet. Në këtë libër duket në gjithë madhërinë e tij karakteri optimist i autorit.
2. si em. m., zyrt. Titull nderimi për mbretërit, perandorët, sulltanët, princat e dukët; lartmadhëri. Këtë çështje madhëria e tij mbreti e merr seriozisht. Ju lutemi t’ia raportoni këtë gjë madhërisë së tij sulltanit. Kjo është letra që dërgoi madhëria e tij duka i madh i Luksemburgut.
3. zyrt. Titull nderimi për mbretëreshat, perandoreshat, sulltaneshat, princeshat e dukeshat; lartmadhëri. Madhëria e saj mbretëresha vishej gjithnjë bukur. Ai bëri fotografitë në festën e madhërisë së saj.
✱Sin.: madhështi, madhni, lartmadhëri, mbret, sulltan, princ, dukë, mbretëreshë, perandoreshë, princeshë, dukeshë.
NUR,~I m., bised. 1. Shprehja e fytyrës, fytyra, duka. I ndrit nuri. I qesh nuri. I nxin nuri.
2. sh. ~E, ~ET Hijeshi, bukuri që të bën për vete, hir. Nur i rrallë. Gjithë nur. Vajzë me nur (me nure). Ka nur. I jep nur fytyrës. I ra një nur nuses u zbukurua. I bie nuri nga vitet (mosha). Si nuri shumë i bukur, i hijshëm.
3. Pamje e jashtme, hije; shkëlqim, dritë. Nur fisnik. Ka nur të rëndë. I jep një nur. I ka rënë një nur i kuq (i bardhë). I lëshon nur fytyra.
✱Sin.: fytyrë, dukë, hijeshi, bukuri, hir, pamje, hije, shkëlqim, dritë.
♦ I ra një nur (dikujt) ndrit nga bukuria, shkëlqen; ka marrë një pamje të këndshme e të veçantë; i ra një hije. I ka rënë nuri i asaj dynjaje (dikujt) euf. është shumë i sëmurë, është në prag të vdekjes, ka marrë çehren e të vdekurit; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi; i ka ditët të numëruara (dikush). I ka dora nur (dikujt) është punëtor i mirë dhe i zoti, bën punë të pastër e me cilësi, i zë dora e bën gjëra të bukura. I ndrit (i qesh) nuri (dikujt) është i gëzuar e i qeshur; shkëlqen nga lumturia; i ndrit fytyra.
PAH,~UII m. Pamje e jashtme, paraqitje; dukje, dukë, pashi. Ia humb pahun.
✱Sin.: pamje, skenë, paraqitje, hijeshi, dukje.
♦ Doli në pah. 1. (diçka). U bë e dukshme qartë; u zbulua; spikat; doli në dritë. 2. (dikush). U shqua ndërmjet të tjerave, u dallua; bie në sy. I marr pahun (diçkaje) i heq pjesën më të mirë a më të shijshme. E nxjerr në pah. 1. (diçka). E bëj të duket qartë; e zbuloj; e spikat; e nxjerr në dritë. 2. Tërheq vëmendjen për dikë a për diçka; e theksoj ndërmjet të tjerëve a të tjerave, e nënvizoj; vë theksin; vë në dukje; e nxjerr në reliev.
PÁMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Paraqitja e jashtme e njeriut ose e fytyrës së tij, dukë; dukja e jashtme e njeriut si shprehje e gjendjes së tij fizike ose shpirtërore. Pamje e çelur (e zymtë, e vrenjtur). Me pamje të qeshur (të zemëruar, të hidhëruar). Ka pamje burrërore (të rreptë, të vrazhdë). Ishte i rëndë nga pamja. Dukej që në pamje. I ndryshoi (i ndërroi) pamja.
2. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket; trajta, shfaqja ose mënyra se si del para syve diçka; paraqitja. Pamje e përgjithshme (e pjesshme). Pamje nga përpara (nga pas, nga sipër). Pamja e mallrave. I mirë nga pamja. Ka pamje të keqe (të shëmtuar). Shtëpi me pamje madhështore. Dielli mund të mbulohet nga retë vetëm në pamjen e një syri të vogël. (fj. u.).
3. Pjesë e natyrës ose e vendit që shtrihet para syve; ajo që rroket nga vështrimi nga një pikë e caktuar. Pamje e bukur (tërheqëse). Pamjet madhështore e bregdetit. Fushë pamjeje (fusha e pamjes) (usht.). Këndi i pamjes (i vështrimit) (usht.).
4. Gjendja e përgjithshme e diçkaje si paraqitet nga ana e jashtme, si vështrohet nga një kënd i caktuar ose sipas përshtypjes që të lë; anë, aspekt; tablo. Pamja e vërtetë. Pamje e gëzueshme. Pamje e mjerueshme. Pamja politike (ekonomike). Ia ndryshoi rrënjësisht pamjen vendit.
5. Shëmbëllim i sendeve, i natyrës ose i punës në fotografi, në film, në pikturë etj. ose në një krijim artistik.
6. Përfytyrim mendor i një shëmbëllimi të sendeve, të natyrës ose të punës. Pamje e gjallë. Pamje nga jeta (nga puna). Pamje nga vendi ynë. Jep një pamje nga e kaluara. I dilnin para syve pamje frymëzuese.
7. teatër. Nënndarje e një akti të veprës dramatike, në të cilën zakonisht ndryshon dekori i skenës.
8. Të parët, shikimi; mundësia për të parë sendet dhe mjedisin përreth, fusha e shikimit. Çrregullime të pamjes. Ka errësim të pamjes. E humbi pamjen. I zuri pamjen. Ka pamje të kufizuar. Iu zhduk nga pamja.
✱Sin.: paraqitje, dukje, dukë, të parët, pah, figurë, fizionomi, fytyrë, hije, farkë, re, biçim, petk, çallmë, çehre, paraqitje, formë, sy, peizazh, tablo, visore, skenë, panoramë, aspekt, anë, shëmbëllim, shëmbëllesë, shëmbëlltyrë, ninëz, bojë, ngjyrë, faqe, nur, trajtë, shfaqje, mënyrë, sarkë, përfytyrim, vështrim, shikim, fushëpamje, fushëshikim, nënndarje, rrethanë.
♦ *Fushë pamjeje (fusha e pamjes) libr. Në pamje të parë sipas përshtypjes që kemi nga ana e jashtme, pa i hyrë në brendësi a në thelb, në dukje.
PARAQÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paraqit ose kur paraqitem. Paraqitja e dokumenteve. Paraqitja në punë (në detyrë). Paraqitja e natyrës në pikturë. Paraqitja e lëndës së re. Bëj paraqitjen paraqit.
2. Ana e jashtme, pamja e dikujt a e diçkaje; pamje tërheqëse. Paraqitja e jashtme. Ka paraqitje. S’është gjë nga paraqitja.
3. Mënyra se si paraqitet diçka; përshkrim zakonisht i shkurtër i diçkaje. Bëri (dha) një paraqitje të mirë.
✱Sin.: tregim, parashtrim, shtrim, shpalosje, shfaqje, demonstrim, prezantim, dalje, vajtje, shprehje, njohje, pasqyrim, pamje, dukë, dukje, pashi, pah, përshkrim, shtjellim, formulim, sy.
SHKURORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Bëj zgjidhjen e martesës së dy bashkëshortëve sipas ligjit, ndaj.
2. libr. I heq dikujt famën a emrin e mirë; i jap fund lavdisë së dikujt dukë ia kaluar në diçka a duke e mundur; bëj që të tjerët të mos besojnë më në një mendim, në një ide etj. Shkurorëzoj një mit.
SY,~RI m. sh. ~, ~TË 1. Organi i të parit te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e përparme të kokës ose anash saj. Syri i majtë. Me sy të vegjël. Me sy të zinj (gështenjë, të kaltër). Me sy të dalë (të kërcyer, të futur). Me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur). Me sy hapur (mbyllur). E bardha (të bardhët) e syrit. E zeza (të zitë) e syrit. Kokërdhoku i syrit. Kapakët e syve. Zgavra (gropa) e syrit. Nervi i syrit. Cepi (bishti) i syrit. Cipë (perde) në sy. Sklepat e syve. Sëmundje sysh. Mjek i syve. Hap (mbyll) sytë. Kapsalliti (picërroi, përpëliti) sytë. Zgurdulloi (çakërriti) sytë. Ngriti (uli) sytë. Rrotulloi (perëndoi) sytë. Fërkoi sytë. I lidhi (i zuri) sytë. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë. Iu ndezën sytë. I lotojnë (i qajnë, i djegin) sytë. I vishen (iu lëbyrën) sytë. Iu qepën (iu mbyllën) sytë nga gjumi. Ia vret drita (dielli) sytë.
2. Aftësia për të parë, shikimi, të parët. Ka sy të fortë (të dobët). I ka sytë të mprehtë (të stërvitur). Syri të gënjen (të rren). Humbi sytë. E kanë lënë sytë, mezi sheh; është verbuar. I erdhën sytë. Iu errën sytë. Më merren sytë më turbullohet shikimi, nuk shoh qartë, më erret vështrimi.
3. Vështrimi a mënyra e të vështruarit si shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme të dikujt; mënyra si shikon dikush; shikim, vështrim. Me sy të gëzuar (të qeshur). Me sy të pastër (të kulluar). Sy të egërsuar (të ndezur). Me sy lutës (hetues, pyetës, kureshtarë).
4. fig. Mënyra si e vështrojmë a e vlerësojmë dikë ose diçka, pikëpamja a pozita nga nisemi për të gjykuar për dikë a për diçka; këndi i vështrimit. Me sy kritik (mirëdashës). Me një sy të ri. Me syrin e mjeshtrit (e mjekut, e shkencëtarit). I sheh çështjet me një sy të caktuar. Ka rëndësi se me ç'sy e sheh.
5. fig. Vëmendje e mprehtë dhe e përqendruar mirë diku për të mos na shpëtuar gjë pa e vënë re, vigjilencë; mbikëqyrje. Nuk i shpëtojnë syrit dhe gjykimit të opinionit.
6. bised., vet. sh. Fytyra, faqet. Lau sytë. Ia hoqi (ia përveshi) syve.
7. bised. Pamje, paraqitje e jashtme, zakonisht e mirë e diçkaje, dukë. Nuk ka sy. Duket i mirë në sy.
8. fig. Vend prej nga duket mirë hapësira përreth; pika më e përshtatshme, më në qendër, mesi. Në syrin e diellit në një vend ku rrezet dhe drita e diellit janë të forta. Në sy të ditës në kohën kur është më e fortë drita e ditës, në mes të ditës. Kishte dalë në një sy mali. Ai qytet ishte syri i tregut.
9. Lak i rrumbullakët në skaj të një filli a të një litari. Syri i litarit.
10. Vrimë e rrumbullakët ku futet një vegël a një pjesë tjetër. Syri i pistonit (i boshtit).
11. anat. Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës secila nga pjesët e ngritura të kockës te qafa e këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.
12. shtypshkr., vet. nj. Pjesa e ngritur e shkronjës prej plumbi, që merr bojë dhe që del në letër. Syri i shkronjës. Sy i vrarë (i zbehtë). I prishet (i vritet) syri dëmtohet pjesa e shkronjës që merr bojë.
13. Copë xhami, e përpunuar në mënyrë të veçantë dhe me ngjyra të përshtatshme, që vihet në gropën e syrit të hequr. Sy xhami (i vënë, artificial).
♦ Deri ku të arrin (sa të ha) *syri. *Bebja e syrit. Nuk u besoj (nuk u zë besë) syve çuditem shumë kur shoh dikë a diçka që nuk e prisja, habitem e befasohem; s’më besohet; hap sytë; fërkoj sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; i bëj sytë gapërr; më dolën sytë gogël. S’u beson as syve të vet (dikush) kërkon t’i vërtetojë e t’i saktësojë mirë gjërat, është shumë i kujdesshëm e nuk beson asgjë pa e vërtetuar mirë; është mosbesues. M’u bë *halë (ferrë) në sy (dikush). M’u bë *gjak në sy. M’u bë *plagë (plaçkë) në sy (dikush a diçka). M’u bë syri *bakër (për diçka). Iu bë syri *filxhan (dikujt). I bëhet syri *thanë (për dikë a për diçka). Ia bën gjelit me sy (dikush) mospërf. është shumë i sëmurë; zuri dyshekun; zuri këndin; ra squkë1. Ma bëri syrin *bakër (dikush). Ma bëtë syrin *bilur. M’u bënë sytë *ujë. Më bëjnë sytë më duket, ashtu më duket, më bëhet sikur..., më ngjan sikur...; më gabojnë (më gënjejnë) sytë. Po ia bën korbit me sy (dikush) mospërf. është në grahmat e fundit, po vdes; i mban koka erë dhe; me hallvë në gojë; me grurë në gojë. Ma bën me sy. 1. (dikush). Më jep shenjë me anë të syve për diçka; më shkel (më luan) syrin. 2. (diçka) shaka. Më tërheq shumë për ta marrë a për ta blerë; më pëlqen shumë, më josh. Nuk ia bën syri *bef (dikujt). I bëj sytë *gozhdë. Bëra (mora) një sy gjumë fjeta pak. Më bëjnë sytë *katër. I bëj sytë *katër. E bën një sy *qorr (të verbër) (dikush). Nuk ia bën syri *tërr (dikujt). Më bëjnë sytë *tre e tre. M’i bëri sytë *ujë (dikush a diçka). Më ra *gjaku në sy. Më ranë sytë (për dikë a për diçka) u lodha duke shikuar për një kohë të gjatë për dikë a për diçka; kam një kohë të gjatë që e pres me mall, më dogji malli, u përvëlova për të e mezi e pres; më kulluan sytë; m’u tha syri; m’u thanë (m’u terën) sytë; m’u bënë sytë ujë. Bie në sy. 1. (dikush). Bën diçka që tërheq vëmendjen e të tjerëve; duket, e shohin; diktohet. 2. (dikush). Dallohet a shquhet nga të tjerët, veçohet për një veti, për aftësi etj.; ndahet në shenjë; bën ferk. 3. (diçka). Dallohet a duket mirë në mes të gjërave të tjera, duket qartë; tërheq vëmendjen; del në pah; del në reliev libr. Më ra në sy (dikush a diçka) e vërejta, e pashë, e diktova; ma zuri (ma kapi) syri (dikë a diçka); vura re (dikë a diçka); më tërhoqi vëmendjen. I ra me sy (diçkaje) i hodhi një vështrim, shëtiti shikimin. Me *bisht të syrit. Ta blen *muhabetin (në sy) (dikush). Copë *mishi me dy sy përçm. Iu çapëlyen sytë (dikujt) u tremb shumë, u tmerrua; u zgurdullua nga frika a nga çudia; i dolën sytë (jashtë, nga vendi). Sa çel (sa hap) e mbyll sytë shumë shpejt, për një kohë shumë të shkurtër; menjëherë, në çast; sa rreh qerpiku; sa të thuash pesë; sa të marrësh një zjarr; sa të marrësh frymë; sa kërcen gjeli tra më tra; fët e fët. Më dolën sytë m’u lodhën shumë sytë duke bërë një punë të imët, duke lexuar gjatë etj.; më rrodhën sytë; nxora sytë. Të del syri (për dikë a për diçka) të pëlqen shumë, se është shumë i bukur, habitesh nga bukuria; të pëlqen shumë; të kënaqet syri (nga dikush a nga diçka); t’i lag sytë (dikush a diçka); t’i merr sytë (dikush a diçka). Nuk i dal në sy (dikujt) nuk kam guxim a kam turp të takohem me dikë, ngaqë kështu e do zakoni ose kam bërë ndonjë gabim a turp, kam qenë i padrejtë me të; nuk kam mbajtur fjalën, nuk kam plotësuar një zotim etj.; nuk i dal (dot) përpara. Më dolën sytë *dokërr. Më dolën sytë *gogël. I dolën sytë jashtë (nga vendi) (dikujt) u zgurdullua fort nga tmerri; po heq një mundim të madh; ka shumë zor a u çudit shumë; iu çapëlyen sytë. I ka dalë syri jashtë (dikujt) përb. 1. Është bërë mendjemadh, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; kapardiset; s’i flitet me gojë; i ka hipur mendja në qafë (në qiell); e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë) (dikush). 2. Është tërbuar nga inati, po shpërthen nga zemërimi; i dolën sytë gogël. I Më dolën sytë *kaçkë (dikujt). Drejtoj sytë. 1. (nga dikush a nga diçka). Kthej shikimin, shoh; hedh sytë1 (nga dikush a nga diçka). 2. (te dikush a te diçka). Kam shpresë të madhe te dikush a te diçka, andej e pres ndihmën, shpëtimin ose një të mirë tjetër; kthej sytë (nga dikush a nga diçka); e kam syrin (i kam sytë)3 (te dikush a te diçka); i mbaj sytë (te dikush a te diçka); hedh sytë (te dikush a te diçka). 3. shih hedh sytë2 (te dikush a te diçka). Nuk i dridhet *bebja e syrit (dikujt). Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri (dikujt) është trim i madh, e pret a e përballon gjithçka pa u trembur, nuk trembet fare; nuk i dridhet bebja e syrit; s’i trembet (s’i fiket) syri; nuk ia bën syri tërr; nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) qepalla (qerpiku). *Drita e syrit (e syve). Për *dritën e syve! bet. (E dua, e ruaj) si *dritën e syrit (e syve) (dikë). E do si *halën në sy (dikë) iron. E do si *kripën në sy (dikë) iron. (E dua, e ruaj) si *sytë e ballit (dikë). Nuk dua t’ia shoh sytë (dikujt) e kam marrë inat dikë e s’dua të më dalë përpara; e urrej; e përbuz; e kam halë në sy (dikë); më dhembin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka); më therin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka); e dua si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). (E dua) *si i verbri sytë (dikë). Më dhembin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka) nuk mund ta duroj dikë a diçka, nuk më pëlqen fare; e urrej; e përbuz; më ngjall neveri; nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka); nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); më therin sytë; (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). M’u errën (m’u errësuan) sytë. 1. Nuk shoh mirë, m’u dobësua shikimi (nga një sëmundje, nga pleqëria etj.); m’u veshën sytë; m’u mjegulluan sytë. 2. Humba gjykimin e shëndoshë për një çast, humba mendjen dhe kontrollin e vetvetes nga lakmia, nga zemërimi etj.; m’u mjegulluan sytë; m’u verbuan (m’u qorruan) sytë; m’u errësua bota. *Ëndrra me sy hapur. I feksin sytë. 1. (dikujt). shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë1 (dikujt). 2. (për dikë a për diçka) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (për dikë a për diçka). Të fërkon *kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. Fërkoj sytë çuditem nga një e papritur, shpreh habi kur shoh dikë a diçka që nuk e prisja, nuk më besohet se është e vërtetë; befasohem; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; hap sytë; lë sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël. I flakërojnë sytë (dikujt). 1. I shkëlqejnë sytë nga inati, nga zemërimi etj.; iu ndezën sytë. 2. Është shumë trim e guximtar dhe është gati të hidhet në veprim; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa); i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). Fle me sy hapur jam syçelë, rri në rojë, vigjëloj; rri në gatishmëri. Fryj sytë (për diçka) s’kam për ta parë a për ta pasur më diçka, e qava; i lava (i fshiva) duart (nga diçka). Nuk i fryn në sy (dikujt) nuk i gjendet pranë dikujt kur ka nevojë, nuk e ndihmon kur ka ndonjë hall; nuk ia var fare; nuk ia hedh (nuk ia shtie) sytë; nuk ia var torbën. T’i futësh gishtat në sy (tjetrit) është errësirë shumë e madhe, sa nuk mund të shohësh dy hapa larg. Gjithë (tërë) sy e veshë me vëmendje të madhe që të mos më shpëtojë asgjë; shumë i vëmendshëm për të marrë vesh diçka a për të dëgjuar diçka që më pëlqen etj. Të ha (të qëron) *të bardhën e syrit (dikush). Ma ha (ma merr) syri (diçka) besoj se e bëj, mendoj se ia dal në krye, kujtoj se e përballoj; ma rrok (ma kap) syri. Ia hëngri sytë (dikujt). 1. E bëri dikë të vuante shumë, e mundoi mjaft. 2. E bezdisi shumë dikë, nuk iu nda sa ia arriti qëllimit; i hyri në sy. E ha me sy (dikë a diçka). 1. E shikon me ngulm a me vëmendje të madhe ngaqë e dëshiron shumë; e lakmon; e përpin me sy; i qan syri (i qajnë sytë) (për dikë a për diçka); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (për dikë a për diçka); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (për dikë a për diçka); i shkreptijnë sytë (për dikë a për diçka)); i feksin sytë (për dikë a për diçka); iu ndezën sytë (për dikë a për diçka). 2. E shkal; e merr mësysh. Sa të ha syri (deri ku të arrin syri) aq sa arrin të shikosh rreth e rrotull, aq sa përfshin me të parë; shumë larg; sa të kap (sa të zë, sa të rrok) syri. Të ha (të qëron) *të bardhën e syrit (dikush). Të ha në *dritë të syrit (dikush). Të ha *kokërdhokun (e syrit) (dikush). Hap sytë. 1. Çuditem nga diçka e papritur; nuk më besohet; habitem nga diçka që më del papritur, befasohem; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; fërkoj sytë; lë sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël. 2. Kam kujdes të mos më ndodhë gjë, nuk rri i shkujdesur, jam syçelë; e shoh mirë diçka, vërej me kujdes si qëndron puna; i kam sytë në ballë; kam mendjen. 3. Arsimohem, marr dije e njohuri; i hap sytë. I hap sytë. 1. Filloj t’i shoh gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, zgjohem, nis t’i kuptoj drejt. 2. Arsimohet, merr dije e kulturë; merr vesh se ç’bëhet, njeh njerëz e vende të tjera; hap sytë; m’u hapën (m’u çelën) sytë. 3. (dikujt). I jap dije e kulturë, i zgjeroj horizontin, e zhvilloj. 4. (dikujt). E bëj dikë t’i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, i zbuloj të vërtetën, e bëj të kuptojë si qëndron puna. I hap syrin (dikujt) e përkëdhel shumë a i bëj lëshime, duke e përkrahur në veprime të palejueshme, e mësoj keq, e llastoj; i jap sy; i jap faqe; i jap fytyrë; i hap (i çel) gojën. Iu hap syri (dikujt). 1. Mori guxim, u trimërua; mori zemër (dikush). 2. E kanë përkrahur jashtë mase a e kanë llastuar; e ngriti sqepin (dikush). 3. Është përvëluar për dikë a për diçka, mezi e ka pritur; iu tha syri; iu bë syri bakër. Iu hapën (iu çelën) sytë (dikujt). 1. Ka filluar t’i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë; e ka zbuluar të vërtetën, është në gjendje të kuptojë mirë si janë punët; u çua nga gjumi (dikush); i doli gjumi. 2. Ka marrë arsim, dije e kulturë; merr vesh ç’bëhet; ka njohur njerëz e vende të tjera; i hapi sytë (dikush). I hapi (i çeli) sytë *gapërr (dikush). Hedh *balluket përmbi sy (dikush). I hodhi *hi syve (dikujt). I hodhi *pluhur syve (dikujt). E hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy qetësohem pasi e vë një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguroj të gjitha gjërat që më duhen, i kapërcej të gjitha vështirësitë a telashet dhe e kam çdo gjë në rregull; jam i kënaqur e i shpenguar me gjendjen e mirë që kam; e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mënjanë; e hedh (e vë) këmbën mbi këmbë; e fle mendjen. Hedh sytë. 1. (nga dikush a nga diçka) shih drejtoj sytë1 (nga dikush a nga diçka). 2. (te dikush a te diçka). Përqendroj vëmendjen a kujdesin mbi dikë a mbi diçka, nis të interesohem për të; e vëzhgoj; nis t’i kushtoj vëmendje të posaçme dikujt a diçkaje; i jap rëndësi, e vlerësoj në radhë të parë; kthej sytë (nga dikush a nga diçka); drejtoj sytë3. 3. shih drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). I hodhi një sy (diçkaje) e shikoi a e lexoi shpejt e shpejt, e pa kalimthi, sa mori një ide për të. Nuk ia hedh (nuk ia shtie) sytë (dikujt a diçkaje) nuk e përfill dikë a diçka, e shpërfill krejt; nuk interesohem fare për dikë a për diçka, as e marr mundimin të tregoj interesim për të; nuk i kushtoj asnjë vëmendje; nuk merrem me të, s’dua t’ia di fare për të; nuk i fryj në sy (dikujt); nuk ia var torbën (dikujt); s’i hedh as qurrat (dikujt) përb. Të heq *qimen në sy (dikush). Hiqmu (shporrmu) nga sytë (sysh)! largohu nga unë e mos më dil përpara!, zhduku!, s’dua të të shoh! S’ta heq *zhiblën nga syri (dikush). Më ka hyrë në *beben e syrit (dikush). S’më hyn në sy. 1. (dikush a diçka). Më duket pa vlerë e pa rëndësi; nuk ka ndonjë gjë që ta çmoj e ta pëlqej; s’më duket gjë. 2. (askush, asgjë). Nuk mund të ma zëvendësojë askush (asgjë) humbjen e një njeriu a të diçkaje shumë të shtrenjtë; s’ma rrok (s’ma kap) syri. I hyri në sy (dikujt) iu qep për diçka e nuk i ndahet, e bezdisi shumë; ia hëngri sytë. Më ikën (më lanë) sytë. 1. Nuk shoh më, kam humbur shikimin, jam verbuar; më është dobësuar shumë shikimi. 2. Nuk e di a nuk e kuptoj diçka, sepse nuk e kam parë ose nuk e njoh. Më iku nga sytë. 1. (dikush). U largua pa u vënë re, iku tinëz; nuk e shoh më. 2. (diçka). Më shpëtoi pa e vënë re (një gabim, një e metë etj.), më rrëshqiti. Iku nga (ku) sytë *këmbët (dikush). Është për t’i qitur (për t’i nxjerrë, për t’i kërryer) sytë (dikush) është shumë i zgjuar e ta hedh; di të shpëtojë nga një gjendje e vështirë; është shejtan i madh, të vë në lojë; bën shaka të mprehta; s’ia ha qeni shkopin (dikujt); është qyqe në degë. I jap sy (dikujt) i jap guxim duke e nxitur, i ngjall besim te vetja duke e mbrojtur e duke e përkrahur; i hap syrin; kund. nuk i jap sy. Nuk i jap sy (dikujt). 1. Nuk e zbuloj a nuk e tregoj veten para tij; nuk i bie në sy. 2. Nuk i jap guxim dikujt duke e nxitur, nuk i ngjall besim te vetja duke e përkrahur a duke e mbrojtur; nuk e përkëdhel; nuk i hap syrin; kund. i jap sy. E ka *dëllinjë në sy (dikë). E kam *dritë në sy (dikë). E kam si dy sytë (dikë) shih (e ruaj, e dua) si sytë e ballit (dikë). E ka *ferrë në sy (dikë), E ka *gjak në sy (dikë). E ka *gjemb në sy (dikë). E ka *halë në sy (dikë). Ka katër sy (dikush) i sheh mirë dhe i kupton shpejt gjërat, nuk i shpëton asgjë; është i zgjuar e syçelët; i sheh edhe shpina (kurrizi) (dikujt). E ka *kripë në sy (dikë). I ka (lotët) në *majë të syrit (dikush). E kam para syve (dikë a diçka) e kujtoj shumë mirë dikë a diçka, sikur e kam përpara a sikur ka ndodhur sot para meje; e përfytyroj qartë, më ngjallet ashtu si e kam parë, më kujtohet mirë; e kam të gjallë. E ka syrin (i ka sytë) (te dikush a te diçka). 1. Kërkon ta ketë a ta shtjerë në dorë, e dëshiron, e lakmon; i mbeti syri (i mbetën sytë); i ka shkuar (i ka vajtur) syri; i ka shkarë syri. 2. shih i rri mendja (te dikush a te diçka). 3. (te dikush a te diçka). Ka shpresë të madhe te dikush a te diçka, andej e pret ndihmën, shpëtimin ose një të mirë tjetër; kthen sytë (nga dikush a nga diçka); i mban sytë (te dikush a te diçka); hedh sytë (te dikush a te diçka); drejton syrin2 (te dikush a te diçka). 4. Ka ndërmend të bëjë diçka, ka një synim; kund. nuk ka syII 1. Nuk ka syI (diçka). 1. Nuk është e bukur a e dukshme; nuk lë përshtypje të mirë nga pamja; nuk të ngjall besim në të parë; nuk ma mbush syrin (dikush a diçka). 2. (për diçka). Nuk pritet të ndodhë a të vijë diçka; nuk janë shenjat që të ngasë; nuk a gjasë. Nuk ka syII (dikush). 1. Nuk mendon ta bëjë diçka, nuk ka ndërmend t’ia hyjë diçkaje; nuk e ka syrin; s’ka sy për Qabe; nuk ka tragë; kund. e ka syrin (i ka sytë)4. 2. S’është i aftë a i përshtatshëm për diçka, nuk të mbushet mendja se e bën diçka. Nuk e ka syrin (dikush) shih nuk ka syII (dikush). S’e ka për (në) sy (dikë a diçka) nuk i pëlqen dhe aq (zakonisht pamja e jashtme); nuk e ka qejf, nuk e do shumë; e ka me sy të keq (të lig). Ku i ke sytë? përdoret për t’i tërhequr vëmendjen dikujt ose për ta qortuar për një gabim a për një të metë në punë, kur pengohet a shkel diku keq etj.; çfarë bën?, shiko mirë!; hapi sytë! E kam sy në ballë (dikë) shih (e ruaj, e dua) si sytë e ballit (dikë). E ka syrin *bakër (dikush). I kam sytë në *ballë. I ka sytë *bilur (dikush). E ka syrin *boçë (dikush) krahin. Ka syrin e dhisë (dikush) iron. është shumë i uritur; ha ç’gjen përpara. S’ka sy e faqe (dikush) nuk mund të guxojë më t’i dalë përpara dikujt a t’i kërkojë diçka, sepse ka bërë diçka të keqe a të turpshme; është bërë me turp e s’u del dot përpara të tjerëve; me ç’sy e faqe!; s’i mbeti (s’i ngeli) sy e faqe (dikujt). S’ka sy për haxhi (dikush) shih s’ka sy për Qabe (dikush). E ka syrin *fixhan (dikush). I ka sytë *gacë (dikush) krahin. E ka syrin *të hapur (dikush). E ka me sy të keq (të lig) (dikë) nuk e do, e ka marrë inat; e urren; e sheh me sy të keq (të lig); s’e ka për (në) sy; kund. e ka me sy të mirë. Ka sy të keq (të lig) (dikush) ka aftësinë për të marrë mësysh dikë (sipas besëtytnive). E ka syrin *kokërr (dikush). E ka syrin *të madh (dikush). E ka me sy të mirë (dikë) e do dhe e mbron, i pëlqen, mendon mirë për të; e sheh me sy të mirë; kund. e ka me sy të keq (të lig). E ka syrin *të ngopur (dikush). E ka syrin *pishë (dikush). E kam syrin *plot. E ka syrin *plumb (dikush). Ka sy edhe prapa kokës (dikush) shih ka sy edhe në qafë (dikush). I ka sytë *prush (dikush). E ka syrin *pushkë (dikush). Si e ke syrin e pushkës? shaka. si të shkojnë a si i ke punët?; ç’mendon të bësh?; a ke guxim të veprosh? S’ka sy për Qabe (dikush a diçka) siç duket dikush nuk do të bëjë diçka ose diçka nuk do të ndodhë, s’ka shenja a shpresa të veprojë dikush ose të ngjajë diçka; nuk ka syII 1; nuk e ka syrin. Ka sy edhe në qafë (dikush) i sheh mirë dhe i kupton shpejt gjërat, nuk i shpëton asgjë; është i zgjuar e syçelët; s’ia hedh dot kurrë; ka sy edhe prapa kokës; i sheh edhe shpina (kurrizi) (dikujt); ka katër sy. E ka syrin *shigjetë (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *shkëndijë (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *shpuzë (dikush). Nuk i ka sytë në *vend (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *xixë (dikush). I ka sytë *xham (dikush). S’ka *ujë në sy (dikush). E kapi për sysh (dikë) e shtrëngoi fort dikë të bëjë diçka që do ai, ia mblodhi keq; e vuri në gjendje shumë të vështirë, e mbërtheu mirë; e zuri (e kapi, e mbërtheu) për fyti; e zuri (e kapi, e mbërtheu) për gryke; ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt). Sa të kap (sa të zë, sa të rrok) syri në një hapësirë të madhe; larg, deri aty ku arrin të shohësh; sa të ha syri (deri ku të arrin syri). Të kënaqet syri (nga dikush a nga diçka) ka një pamje të bukur që të kënaq e të çlodh; gëzohesh kur e sheh diçka; të pëlqen shumë; t’i lag sytë (dikush a diçka); t’i merr sytë (dikush a diçka); të del syri (për dikë a për diçka). I kërkon pleshtit syrin (dikush) kërkon të dijë gjëra të hollësishme a të panevojshme, hyn në cikërrima të kota. Kthej sytë (nga dikush a nga diçka). 1. Përqendroj vëmendjen a kujdesin mbi dikë a mbi diçka, nis të interesohem për të; e vëzhgoj; nis t’i kushtoj vëmendje të posaçme dikujt a diçkaje; i jap rëndësi, e vlerësoj në radhë të parë; hedh sytë2 (te dikush a te diçka); drejtoj sytë3. 2. Kërkoj e pres ndihmë prej dikujt, besoj tek ai se do të më përkrahë; i vë shpresat te dikush a te diçka; e kam syrin (i kam sytë) (te dikush a te diçka); drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). Ktheu sytë nga qielli (dikush). 1. I vari shpresat nga një drejtim i panjohur, nuk pret më ndihmë nga njerëzit e vet a nga rrethanat konkrete; pret e shpreson. 2. Vdiq; mbaroi; mbylli sytë; perëndoi (fali) sytë; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf. Më kulluan sytë (për dikë a për diçka). 1. Qava shumë, lotova shumë; më rrodhën sytë; më shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë; m’u bënë sytë ujë. 2. E kam pritur ta shoh prej një kohe të gjatë e me shumë mall, u përvëlova për ta parë dikë që ka një kohë të gjatë larg; m’u tha syri; më ranë sytë; m’u thanë (m’u terën) sytë; m’u bënë sytë ujë. Kullot sytë rri në një vend dhe kaloj kohën ose kënaqem duke parë pamje të ndryshme a njerëz që më kalojnë para syve, shikoj rreth e rrotull për kënaqësinë time; sodit e argëtohem duke parë gjëra të bukura; shëtit (bedhërij) sytë. S’i kuqet (s’i laget) *qerpiku i syrit (dikujt). Nuk i laget syri (dikujt) keq. nuk ka më turp për asgjë, është bërë i paturpshëm, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja; i doli huri në majë të kokës. I lagu sytë (dikush). 1. Qau; i dolën lot; iu njomën sytë (dikujt); i mbushi sytë (me lot). 2. (për dikë a për diçka). E pëlqeu shumë dikë a diçka, e lakmon shumë; i qan syri (i qajnë sytë); i doli syri; iu kënaq syri (nga dikush a nga diçka); ia mori sytë (dikush a diçka). Ia lau sytë (diçkaje). 1. E përfundoi një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko, sa për të shkuar radhën. 2. E mbuloi diçka të keqe, i fsheu të metat e një pune. Pa larë sytë shumë herët, që pa gdhirë mirë; i sapoçuar nga gjumi; pa e marrë veten. Lë sytë (pas dikujt a pas diçkaje) habitem shumë nga bukuria e dikujt a e diçkaje, kam dëshirë ta shoh vazhdimisht, më tërheq e më bën për vet, e admiroj; mahnitem, magjepsem, shastisem; nuk më besohet, befasohem; t’i merr sytë2 (dikush a diçka); nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël; lë mendjen. Të lëntë *drita e syve! mallk. mbetsh qorr!; u qërofsh nga sytë!; të lëntë Perëndia pa sy! mallk. Të lëntë Perëndia pa sy! mallk. mbetsh qorr!; u qërofsh nga sytë!; të lëntë drita e syve! mallk. S’i la sy e faqe (dikujt) e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t’u dalë të tjerëve përpara; e fëlliqi keq; i mori fytyrën. Nuk e lëshoj (nuk e heq) nga sytë (dikë a diçka) nuk ia shkëput vështrimin, e shoh pandërprerë (për kënaqësi, për ta vëzhguar se ç’po bën dikush a si ëshë diçka etj.); nuk ia ndaj (nuk ia shqit) sytë (dikujt a diçkaje). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë *shkëndija (xixa, çika) (dikujt). I lotojnë sytë (për dikë a për diçka) e lakmon dikë a diçka, e dëshiron shumë, ku ta gjejë; ka dëshirë të madhe që ta ketë të vetin; i qan syri (i qajnë sytë) (dikujt); i lagu sytë (dikush); i qan mendja. Më lotojnë sytë (kur shoh dikë a diçka) nuk mund ta duroj dikë a diçka, nuk më pëlqen fare; e urrej; e përbuz; më ngjall neveri; më dhembin sytë; nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka); nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); më therin sytë; (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). Mori *detin në sy (dikush). Mori *të keqen në sy (dikush). Të merr *kokrrën në sy (dikush). Mori *malin në sy (dikush). T’i merr sytë (dikush a diçka). 1. Të verbon nga ndriçimi a nga shkëlqimi, të lëbyr sytë. 2. Të mahnit e të magjeps nga bukuria; të pëlqen shumë, të bën për vete, e admiron; të shastis; të kënaqet syri (nga dikush a nga diçka); të del syri (për dikë a për diçka); t’i lag sytë; lë sytë (pas dikujt a pas diçkaje). 3. shih të vret sytë (diçka). 4. (dikush). Të mashtron; ta prish mendjen dhe ta hedh; të hedh hi syve. E mora në sy (diçka) ia hyra diçkaje pa u trembur për ndonjë pasojë të keqe që mund të vijë, nuk u tremba nga një qëndrim a veprim i caktuar, edhe pse i njoh vështirësitë a rreziqet; mora të keqen (të ligën) në sy. Ta merr prej syrit (një mendim etj.) (dikush) është shumë i zgjuar dhe të kupton menjëherë, ta zbulon mendimin vetë, i kupton të gjitha pa ia thënë; i pret mendja hollë (dikujt); të ha në dritë të syrit; të merr gjak në vetull; e ka mendjen femër; s’e ha thatë. Mori sytë (e iku) (dikush) u largua shpejt nga një vend, ia mbathi pa parë ç’la prapa; u arratis; mërgoi; (iku) nga (ku) sytë këmbët; mori botën (dheun) ndër (në) sy; mori arratinë. Mori vdekjen në sy (dikush) nuk iu tremb vdekjes, e mendoi edhe se mund të vdiste; nuk pati frikë, u tregua trim e guximtar; s’pyeti për asnjë rrezik, edhe pse e dinte; ia hyri një pune shumë të rrezikshme. E mat me sy. 1. (diçka). E përcaktoj me hamendje, e çmoj përafërsisht, jo me një masë të prerë e në mënyrë të përpiktë. 2. (dikë). I trimërohem e i kërcënohem; krekosem para tij; i ngërdhucem dikujt. I mbaj sytë (nga dikush a nga diçka) i var të gjitha shpresat te dikush a te diçka, e pres andej çdo gjë; e kam syrin (i kam sytë)3 (te dikush a te diçka); drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). E mban syrin (një sy) (në diçka) e do a e lakmon diçka, ia ka qejfi ta ketë; e dëshiron dhe synon ta marrë; e ka syrin (i ka sytë) (te diçka); i ka shkuar (i ka vajtur syri) (te diçka); i mbeti syri (i mbetën sytë) (te diçka). I mbaj sytë *hapur. I mban sytë *përdhe (dikush). I mban sytë *poshtë (dikush). I mban sytë nga *qielli (dikush). E mbaj syrin në *shënjestër (në shtjekëz). I mbeti syri (i mbetën sytë) (te dikush a te diçka) e shikon gjatë e me ëndje dikë a diçka të bukur, që i pëlqen shumë, nuk ia ndan vështrimin; e do dhe e lakmon shumë; e ka syrin (i ka sytë); i ka shkuar (i ka vajtur) syri. Më mbetën (i kam) sytë *dollap. S’i mbeti (s’i ngeli) sy e faqe (dikujt) u turpërua keq e nuk mund t’u dalë më të tjerëve përpara; s’ka sy e faqe (dikush). Më mbiu në sy (dikush a diçka) përb. më del përpara aq shpesh sa më mërzit; m’u ngjit për diçka; m’u neverit, s’e shoh dot më. Nuk ma mbush syrin (dikush a diçka) nuk më duket kushedi se çfarë; nuk më pëlqen, nuk më kënaq plotësisht a nuk më bind në të parë se është ashtu si duket a siç e duam, se ka atë vlerë në të vërtetë etj.; nuk ka sy (diçka); (është) pesë (dy) para burrë (njeri) (dikush); (është) pesë para gjë (dikush). M’u mbush syri. 1. U ngopa me gjumë pas një kohe të gjatë pa fjetur. 2. U kënaqa plotësisht, u ngopa me diçka, s’kam ç’të kërkoj më, kam përpara gjithçka; m’u ngop syri. Iu mbushën (i mbushi) sytë (me lot) (dikush) është më të qarë, u rrëmbush; u mallëngjye shumë; i lagu sytë. Mbylli sytë (dikush). 1. Nuk vuri re asgjë ose bëri sikur nuk po shihte. 2. Nuk mori parasysh asnjë vështirësi a rrezik, u hodh në rrezik pa vënë re asgjë. 3. euf. Vdiq; mbaroi; perëndoi (fali) sytë; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf.; shikon nga qofkat iron. Ia mbylli sytë (dikujt). 1. Ia paraqiti diçka në mënyrë të atillë që t’i mbushte mendjen a ta kënaqte, bëri që të mos vërente e të mos kuptonte si ishte diçka, një çështje etj.; ia zuri sytë. 2. Iu ndodh dikujt pranë në çastin e vdekjes, u përkujdes për të kur dha frymën e fundit. Ta mbyll syrin (dikush a diçka) të turpëron, nuk del dot para të tjerëve; të nxin faqen; e ndien veten ngushtë. Mbyll një sy bëj ndonjë lëshim, bëj sikur nuk e vë re ndonjë të metë e gabim, e lë të kalojë; tregohem i mëshirshëm e lëshues; fal; mbyll një sy e një vesh; e bëj një sy qorr; e verboj (e qorroj) një sy; lëshoj pe. Nuk mbyll sy (dikush). 1. S’fle fare, s’e zë gjumi; nuk vë gjumë në sy; numëron yjet; e ka syin filxhan2; i ka sytë xham. 2. Rri syçelë; përgjoj me kujdes. Mbyll një sy e një vesh bëj sikur nuk shoh e nuk dëgjoj, bëj lëshime e tregohem zemërgjerë ose i butë për dikë a për diçka, lë të kalojë diçka që është e parregullt a e gabuar; fal; mbyll një sy; e bëj një sy të verbër; bëj veshin (një vesh) të shurdhët. Më mbyllen sytë. 1. Më flihet shumë, mezi rri zgjuar; m’u qepën sytë. 2. Kënaqem sa s’më bie të fikët, këputem nga kënaqësia. Më merren sytë. 1. Më turbullohet vështrimi, nuk shoh mirë; më vishen sytë. 2. Gënjehem pas dikujt a pas diçkaje, më duket i bukur e mashtrohem, nuk e vërej mirë, nuk e shoh siç është në të vërtetë; më vishen sytë. *Mish (copë mishi) me dy sy mospërf. M’u mjegulluan sytë. 1. Humba qartësinë e shikimit e të kuptimit të gjërave. 2. U inatosa dhe s’vija re më ç’bëja; më kanë zënë sytë mjegull; m’u veshën sytë; m’u errën (m’u errësuan) sytë; m’u verbuan (m’u qorruan) sytë; më kanë vënë sytë ag. Mpreh sytë përpiqem ta shoh edhe më mirë diçka që më intereson, përqendrohem shumë që të mos më shpëtojë; kam kujdes të mos më ndodhë gjë; hap sytë. S’më ndajnë sytë (mirë) nuk shikoj mirë, kam humbur qartësinë e shikimit; më kanë zënë sytë mjegull; m’u veshën sytë. Nuk ia ndaj (nuk ia shqit) sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj vazhdimisht e me ngulm, nuk ia shkëput vështrimin për asnjë çast; e kam vazhdimisht në vëzhgim; nuk e lëshoj (nuk e heq) nga sytë (dikë a diçka). Iu ndezën sytë (dikujt). 1. shih i shkreptijnë sytë1 (dikujt). 2. U mbush me ndjenja gëzimi, entuziazmi, zemërimi etj.; i flakërojnë sytë. I ndrit sytë (dikujt) i flet dikujt me të egër; e kërcënon dikë ashpër; i skërmit (i kërcet, i kërcëllon) dhëmbët. M’u ngop syri mora a fitova aq sa desha, e plotësova një nevojë a një kërkesë; u kënaqa plotësisht; u ngopa me diçka; m’u mbush syri; e kam syrin plot. Ia ngul sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj me vëmendje dhe i përqendruar për një kohë të gjatë; ia ngjit (ia qep) sytë; nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë. Ia ngjit (ia qep) sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj me ngulm, me lakmi e për një kohë të gjatë; nuk ia ndaj shikimin; ia ngul sytë; nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë. M’u nxinë sytë. 1. U turpërova shumë, s’dija ku të futesha nga turpi; m’u veshën sytë. 2. shih m’u errën (m’u errësuan) sytë. Nxjerr sy (syrin) (diçka). 1. Nis të dalë; mbin a sapo shpërthen, buthton. 2. Sapo fillon të duket, duket paksa diçka që ishte e fshehur ose që nuk shihej. Nxora sytë. 1. U lodha duke lexuar, duke qepur a duke bërë diçka që kërkon shikim të përqendruar për një kohë të gjatë; më dolën sytë; më rrodhën sytë. 2. (me dikë). U grinda e u zura keq me dikë, u kacafyta keqas. I nxori sytë (dikujt) e dëmtoi rëndë dikë, i bëri dëm në pikën më të rëndësishme. Ta nxjerr nga syri (nga sytë, prej syrit) (dikush) nuk të ndahet sa të arrijë atë që do, ta kërkon diçka me këmbëngulje e deri në një, të qepet e s’të lë të qetë sa t’ia arrijë qëllimit; nuk e mashtron e nuk e gënjen dot që ta largosh, kërkon të bëhet e tija; të ha në dritë të syrit. Ia njoh *beben e syrit (dikujt). Iu njomën sytë (dikujt) shih i lagu sytë (dikush). Pash sytë e ballit! bet. për gjënë më të shtrenjtë që ke!; për sytë e ballit! (për këta sy që kam në ballë!) bet. Perëndon (fal) sytë (dikush). 1. I vjen për gjumë; përgjumet, kotet. 2. Sikur po i bie të fikët nga një kënaqësi e madhe, kur i pritet fuqia fare etj. 3. Vdes, mbaron; mbyll sytë; i kthen sytë nga qielli; i shuhen (iu fiken) sytë (dikujt); zbardh sytë mospërf.; shikon nga qofkat iron. E përpin me sy (dikush) ia ngul fort vështrimin e s’ia ndan dikujt a diçkaje; e shikon me lakmi e me dëshirë të papërmbajtur; e ha me sy; i qan syri (i qajnë sytë) (dikujt); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (dikujt); i shkreptijnë sytë (dikujt); iu ndezën sytë (dikujt); i feksin sytë (dikujt). Ia përplasi në sy (dikujt) mospërf. shih ia përplasi në fytyrë (dikujt) përb. I përshkënditin sytë (dikujt) ka shumë inat, është shumë i zemëruar; ka lakmi të madhe; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija. I pi sytë (dikujt) i turret me fjalë të ashpra, e shan dhe e qorton rëndë; nuk e lë të qetë; i merr gjithçka; e mbyt; nuk e lë të marrë frymë. Më piu sytë (dikush) keq. m’u ngjit nga pas e nuk më shqitet; më mërziti shumë; nuk këmbej dot një fjalë me njeri; m’u bë plesht në vesh; m’u bë pullë; m’u bë baltë pas këpuce. I pikon syri *gjak (dikujt). Më plaçin sytë! bet. betohem për gjënë më të shtrenjtë se është ashtu si e them; u verbofsha!; për sytë e ballit! Të plaçin (të dalshin) sytë shar. ku e ke mendjen që e bën diçka keq ose që e dëmton kështu!; nuk sheh se ç’bën!; hapi sytë e shikoje!; u verbofsh! Të pret me sy (dikush) është shumë e bukur, është bukuri e rrallë; të merr më qafë; shtie (rrëzon) hënën përdhe. Prish syrin (e keq) etnogr. e ysht dikë për ta shëruar nga ndonjë sëmundje; i bëj magji që të çlirohet nga një e keqe. I qan syri (i qajnë sytë) (dikujt) e lakmon dikë a diçka, e dëshiron shumë, ku ta gjejë, ka dëshirë të madhe që ta ketë të vetin; e ha me sy (dikush); e përpin me sy (dikush); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë); i shkreptijnë sytë; iu ndezën sytë; i feksin sytë; i lagu sytë (dikush); i qan mendja. Mos të qaftë syri (kurrë) ur. qofsh gjithnjë i lumtur!, mos të rënçin fatkeqësi! M’u qepën sytë më flihet shumë, më këputi gjumi, mezi i mbaj sytë hapur; më mbyllen sytë. Qesh me sy e qaj me zemër nuk ua shfaq të tjerëve hidhërimin që kam, dukem si i gëzuar, por në të vërtetë vuaj; e fsheh dhembjen para të tjerëve. Të qërron syrin (dikush) keq. është vjedhës i regjur e i shkathët; ta merr diçka sy më sy; nuk të lë gjë në shtëpi, të merr çdo gjë pa u vënë re; të vjedh hundën midis (në mes të) syve; të heq (të merr) opingat nga këmbët. I qitin sytë *gaca (dikujt). (E ruaj) si *beben e syrit (dikë a diçka). (E ruaj) si *qorri syrin e vetëm (dikë a diçka). (E dua, e ruaj) si sytë e ballit (dikë) e kam si gjënë më të shtrenjtë, kujdesem shumë për të dhe e mbroj nga çdo e keqe ose cënim; e dua shumë; (e ruaj, e dua) si dritën e syrit (e syve); (e ruaj) si beben e syrit; e kam dritë në sy; e kam si dy sytë; e kam sy në ballë; (e ruaj) si syrin e vetëm; (e ruaj) si qorri syrin e vetëm. Ia rrahu syrin (dikujt) e turpëroi, e preku në sedër ose në nder parpara të tjerëve; i la hijen e marres; ia nxiu fytyrën. Të rrëmben *beben e syrit (dikush) keq. Rrita *sorrën e më nxori sytë. Më rrodhën sytë. 1. Qava shumë me lot; më kulluan sytë; më shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë. 2. Lexova ose bëra një punë të gjatë, sa m’u lodhën shumë sytë: më dolën sytë; nxora sytë. S’ma rrok (s’ma kap) syri (dikë a diçka). 1. shih s’më hyn në sy (dikush a diçka). 2. Nuk besoj se e bëj diçka, dyshoj se ia dal në krye a se e përballoj; s’ma ha (s’ma merr) syri. Për sytë e ballit! (për këta sy që kam në ballë!) bet. për gjënë më të shtrenjtë që kam!; për fjalën e nderit!; pash sytë e ballit!; më plaçin sytë! Në sy të botës para të tjerëve, haptas, botërisht. Sa për sy të botës shih sa për sy e faqe (për sy e për faqe). Për sytë e bukur (të dikujt) iron. vetëm sa për t’i bërë qejfin dikujt, jo sepse e meriton ose sepse ashtu e kërkon puna; për hatër të dikujt a për diçka jothelbësore. Me ç’sy e faqe shih s’ka sy e faqe (dikush). Sa për sy e faqe (për sy e për faqe) sa për t’u dukur përpara të tjerëve, për ta parë a për ta ditur të tjerët; sa për t’u quajtur se u bë diçka ose se është në rregull; jo me çiltërsi, jo me gjithë zemër; sa për sytë e botës; sa për “shihni botë!”; sa për të shkuar radhën. Me sy hapur. 1. Me kujdes e me vëmendje, syçelë, gati. 2. Ballëhapur, pa druajtje; syhapur; me syrin (me sytë) xixë. Syri i keq (i lig) aftësia e njeriut, sipas besëtytnive, për t’i bërë keq dikujt ose për t’i parandjellë një të keqe vetëm duke e parë; pasoja që i mbetet dikujt, sipas besëtytnive, nga veprimi i një njeriu që ka këtë aftësi; gjendja e njeriut, të cilin e kanë marrë mësysh. (Iku) nga (ku) sytë këmbët (dikush) iku me vrap nga një vend në një drejtim të pacaktuar a të panjohur për të shpëtuar; ia mbathi i hutuar pa parë se ku po shkon; u tremb shumë e u zhduk ku të mundte; iku rrokopujë e nga të mundë; mori sytë (e iku); ia mbathi me të katra; mori botën (dheun) ndër (në) sy; mori detin; mori arratinë; s’pa (udhën) nga shkoi (nga vajti); (iku) rrozga më bjezga. Me sy mbyllur. 1. Verbërisht, pa u menduar a pa e vrarë mendjen; luaj mbyllasyzash. 2. Përmendësh, shumë mirë ose fare lehtë. Me sytë e mendjes me anë të përfytyrimit; me arsyetim, ashtu si e mendoj; me fantazi. Sytë të nxjerrësh! bëj si të duash, është puna jote si do t’ia dalësh, bëj vetë sa të mundësh, nuk dua t’ia di për ty ose për vështirësitë e telashet që ke me dikë a me diçka; vrafsh veten! Syri plot e dora thatë ndonëse përreth ka me shumicë nga të gjitha gjërat, dikush nuk ka mundësi të shtjerë në dorë diçka për vete. Sytë nga qielli e duart nga mielli pa e pasur mendjen aty, pa kujdes a pa u përqendruar në një punë. Sy ndër sy mu përpara dikujt që e di mirë; haptazi, sheshit, pa u fshehur dhe pa e përfillur dikë; paturpësisht; hundë më hundë; nën hundën e mjekrën (e dikujt). Sy për (më) sy. 1. Vetëm për vetëm me dikë, pa dëshmitarë të tjerë; hundë më hundë. 2. Ballazi, në sy; gojë më gojë; ballë për ballë. Me sy të shuar pa jetë, si i vdekur; pa kurrfarë shprese. (E ruaj) si syrin e vetëm (dikë) shih (e ruaj) si sytë e ballit (dikë). Me syrin (me sytë) xixë shih me sy hapur. Me sytë e zemrës duke u nisur nga ndjenja e dashurisë ose e dashamirësisë, duke u bërë thirrje ndjenjave, jo me arsye të ftohtë; me zemër. Shëtit (bredhërij) sytë. 1. Shoh andej e këtej pa u përqendruar diku; jam i pavëmendshëm. 2. shih kullot sytë. E shikoj (e shoh) në *bebe (në ninëz) të syrit (dikë). T’i shkelësh në *dritë të syrit (dikujt). I shkel (i luaj) syrin (dikujt) i bëj shenjë fshehurazi me sy që t’i jap të kuptojë diçka ose që të mos i marrë seriozisht fjalët e mia; ia bëj me sy. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt). 1. Eshtë shumë i gëzuar; është i lumtur; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)2; i feksin sytë1. 2. Ka lakmi të madhe për dikë a për diçka, e dëshiron shumë; i qan syri (i qajnë sytë); i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)3; iu ndezën sytë; e ha me sy (dikush); e përpin me sy (dikush); i feksin sytë2. Nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë (dikujt a diçkaje) e vëzhgoj vazhdimisht, e kam përherë nën kujdes, nuk e largoj vëmendjen nga dikush a nga diçka; ia ngul sytë; ia ngjit (ia qep) sytë. E shikoj në sy (diçka) i dal përballë me guxim, nuk i trembem; e marr ashtu siç është në të vërtetë, pa pasur frikë nga pasojat. E shikon me syrin *plot (dikë a diçka). I shkreptijnë sytë. 1. (dikujt). Është trim e guximtar i madh dhe s’përmbahet për t’u hedhur në ndeshje a në luftë; i flakërojnë sytë; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush); e ka syrin pishë (dikush); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija. 2. (dikujt) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (dikujt). Iu shkurtua *drita e syve (dikujt). E sheh (e shikon) me *të bardhën e syrit (dikë). Nuk sheh *buallin para sysh (para syve) (dikush). E sheh me *bishtin e syrit (dikë). Nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka) e kam marrë inat dikë ose nuk më pëlqen fare diçka, aq sa nuk dua të më dalë përpara; më ngjall neveri; s’e duroj dot, e përbuz; nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); më dhembin sytë (kur e shoh dikë a diçka); më therin sytë (kur e shoh dikë a diçka); e kam vdekje; e kam mortje (të dytë); më ha zorrët (dikush a diçka); e kam në hundë; m’u bë ujk (dikush a diçka); (m’u bë) burri i nënës (dikush); m’u bë derr (dikush); m’u bë akrep (dikush); e kam zët; e mora zët; më vjen zët (nga dikush a nga diçka); e kam bollë (dikë); (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; (e dua) si djalin e shemrës (dikë) iron.; (e dua) si kau kashtën iron. S’ia sheh (dot) syrin (diçkaje) nuk ka fare, nuk i gjendet asnjë shenjë; (humbi) pa nam e pa nishan (diçka); i humbi (s’i gjendet) nishani. Nuk sheh dy sy njeriu (dikush) nuk është njeri i dalë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit e me jetën, di vetëm për punën e vet; s’e ka parë dielli (dikë); s’del për dere; s’e sheh hëna e dielli (dikë) edhe keq.; është mbyllur brenda (katër) mureve. Pa *kiametin (me sy) (dikush). E sheh në *lule të syrit (dikë). Sheh *qimen në syrin e tjetrit dhe nuk sheh trarin në kurrizin e vet (dikush). Nuk i shohin sytë (dikujt) s’guxon të vijë, nuk ia mban të duket këtej; e di se e ka shkelur dhe se nuk e qasin a nuk e mirëpresin. Mos ia pafsha sytë! (dikujt) nuk dua të kem të bëj më me dikë që është sjellë keq ose që më ka bërë një të keqe, nuk dua ta takoj më kurrë. (E pashë) me sytë e ballit (me këta dy sy) (dikë a diçka) e pashë vetë, isha vetë atje kur ndodhi; jam plotësisht i sigurt. Ç’i sheh syri ia bën dora (dikujt) është mjeshtër për çdo punë, i vjen ndoresh për çdo gjë, e bën gjithçka shumë mirë; ka duar të arta (dikush); i ka duart flori (dikush); çfarë nuk i bën dora! E sheh me sytë e bufit (dikë a diçka) iron. nuk e sheh fare; e shpërfill, duke bërë sikur është i zënë me diçka. E sheh me sy të keq (të lig) (dikë) nuk e vlerëson drejt, nuk e pëlqen e nuk i beson; përpiqet ta pengojë; nuk ia do të mirën; e përbuz; e ka me sy të keq; e sheh me sy të shtrembër; e sheh shtrembër; kund. e sheh me sy të mirë. Mos të paftë syri *keq! ur. E sheh me sy të mirë (dikë) e sheh me dashamirësi e me simpati; ka mendim të mirë për dikë, e përkrah dhe i beson duke u nisur nga mendimi i mirë që ka për të; e ka me sy të mirë; e ka me pekule; kund. e sheh me sy të keq (të lig). E sheh me syrin e njerkës (dikë a diçka) tregohet i padrejtë a nuk kujdeset për dikë a për diçka, e trajton keq, ndryshe nga të tjerët, nuk e do. Shih me sy e plas me zemër (e s’është për ty) e dëshiroj shumë dikë a diçka, por nuk mund ta kem, vuaj që s’e kam; nuk arrij dot ta kem dikë a diçka që e lakmoj. I pa syri synë (dikujt) shih hoqi të zitë e ullirit (dikush). E sheh me sy të shtrembër (dikë). 1. Nuk e vlerëson drejt, nuk e pëlqen; nuk ka dashamirësi për dikë; e sheh me sy të keq (të lig); e sheh shtrembër. 2. Përpiqet ta pengojë dikë; nuk ia do të mirën dikujt. E shoh me një sy tjetër (dikë a diçka) e gjykoj ndryshe nga sa e gjykoja më parë, e vlerësoj ndryshe (zakonisht më mirë). E shoh të vërtetën në sy i vlerësoj gjërat ashtu siç janë, kam guximin t’i shoh gjërat drejt, edhe kur nuk janë në të mirën time. Kam parë *vdekjen me sy. E sheh *vdekjen në sy (dikush). Më shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë kam qarë shumë nga hidhërimi i madh a nga malli për dikë; kam vuajtur aq shumë për dikë, sa jam mpirë; më kulluan sytë; më rrodhën sytë. Shtroj syrin. 1. usht. Marr shenjë me një armë, rrafshoj thepin me shtjekëzën. 2. Përqendrohem në një pikë për të diktuar diçka; i kushtoj gjithë vëmendjen diçkaje për të krijuar bindjen; më mbushet mendja për diçka që e shoh me sytë e mi. Iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt). 1. Vdiq; mbaroi; mbylli sytë (dikush); i ktheu sytë nga qielli (dikush); perëndoi (fali) sytë (dikush); zbardhi sytë (dikush) mospërf. 2. Humbi çdo shpresë e ra në dëshpërim. S’më trembet (s’më fiket) syri nuk kam frikë fare nga dikush a nga diçka, nuk dua t’ia di prej askujt e prej asnjë rreziku, jam trim e guximtar i madh, nuk trembem; nuk më dridhet bebja e syrit; nuk m dridhet (nuk më lëviz, nuk më luan) syri; e kam syrin (i kam sytë) xixë; e kam syrin pishë; nuk më dridhet (nuk më luan) qerpiku; s’më dridhet qimja; nuk e fsheh ballin; nuk më bën zemra lak; s’ma bën beh. *Tul me dy sy përçm. M’u tha syri (për dikë a për diçka) më mungon dikush a diçka dhe e pres prej shumë kohësh, ka shumë kohë që nuk e kam, nuk e shoh etj.; e dëshiroj dhe vuaj shumë për të, e pres me gjithë shpirt të vijë a ta kem; më ranë sytë; m’u thanë (më shterën, më shteruan) sytë; m’u bë syri bakër; më kulluan sytë; m’u hap syri. M’u thanë (më shterën, më shteruan) sytë (për dikë a për diçka) shih më ranë sytë (për dikë a për diçka). Më thau sytë (dikush) më ka marrë shumë malli për dikë, të cilin ka kohë që s’e kam parë. Ta thotë në sy (diçka) është i çiltër, nuk flet prapa krahëve; e thotë haptas e me guxim para kujtdo të vërtetën. Më therin sytë (kur e shoh dikë a diçka) shih më dhembin sytë (kur e shoh dikë a diçka). Në vend që t’i vinte *vetulla i nxori sytë (diçkaje). M’u verbuan (m’u qorruan) sytë humba gjykimin e shëndoshë për një çast dhe nuk i pashë gjërat drejt e qartë; veprova gabim e me rrëmbim (nga gjaknxehtësia, nga inati etj.); m’u errën (m’u errësuan) sytë; m’u mjegulluan sytë. E verbon (e qorron) një sy (dikush) shih e bën një sy të verbër (dikush). Ia veshi sytë (dikujt) e ka verbuar, e ka bërë që të mos e shohë a të mos kuptojë të keqen që i sjell; i zuri sytë; e bëri qorr (dikë). Ia veshi (ia ndezi) syve (dikujt) e qëlloi me pëllëmbë në fytyrë; e goditi, e rrahu. I ka vajtur (i ka shkuar) syri (te dikush) 1. I ka tërhequr vëmendjen dikush a diçka, e ka parë rastësisht. 2. I ka pëlqyer dikush a diçka që e ka parë, dëshiron ta ketë a ta marrë; e ka bërë për vete dhe e do, e lakmon; i ka tërhequr vëmendjen rastësisht dikush; është dhënë pas tij; e ka syrin (i ka sytë) (dikush); e mban syrin (një sy) (dikush); i mbeti syri (një sy); i ka shkarë syri. I vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (dikujt). 1. Është trim i madh, është shumë guximtar; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush); i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija; i shkreptijnë sytë; i flakërojnë sytë. 2. Është shumë i gëzuar; është i lumtur; i shkëlqejnë (i ndritin) sytë1; i feksin sytë1. 3. (për dikë a për diçka) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (për dikë a për diçka). Nuk i vetëtin syri (dikujt) s’e njeh frikën, s’do t’ia dijë e nuk tutet para çdo rreziku; është trim e guximtar i madh; nuk ia bën syri tërr; nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri. Nuk i veton *ashka e syrit (dikujt). Nuk vë (nuk shtie) gjumë në sy nuk fle fare për shkak të një shqetësimi, të një ankthi etj.; nuk mbyll sy. Ia vuri syrin. 1. (dikujt). E zgjodhi midis të tjerëve për t’i ngarkuar një punë, për ta caktuar në një vend, për t’u fejuar a për t’u martuar me të etj. 2. (diçkaje). E lakmon ta shtjerë në dorë, vendosi të përpiqet për ta pasur. I kanë vënë sytë *ag (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *cergë (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *perde (dikujt). E ka vënë syrin e qenit në ballë (dikush) përçm. shih e ka ngrënë turpin me bukë (dikush). I kanë vënë sytë *tis (dikujt). (E dua) si *i verbri sytë (dikë). M’u veshën sytë. 1. Nuk shoh mirë, sikur kam një perde a mjegull përpara; m’u mjegulluan sytë; m’u errën (m’u errësuan) sytë. 2. Nuk e shoh të keqen që kam përpara, tregohem i verbër e sylesh; më kanë zënë sytë mjegull; më kanë vënë (më kanë zënë) sytë perde; më kanë vënë (më kanë zënë) sytë cergë; më kanë vënë sytë tis; më kanë vënë sytë ag. 3. U turpërova, s’dija ku të futesha nga turpi; m’u nxinë sytë; m’u errësua vendi. 4. Më hipi zemërimi a një ndjenjë tjetër e fortë dhe nuk pashë më se ç’bëra, nuk e përmbajta dot veten; më hipi gjaku në kokë; m’u errësua mendja; m’u errësua vendi. 5. shih më merren sytë. Të vjedh *hundën midis (në mes të) syve (dikush). E vjedh me sy (dikë) e shoh fshehurazi, pa u vënë re nga të tjerët (kur dikush më pëlqen shumë, por nuk dua të bie në sy). Të vret sytë (diçka) nuk e duron dot diçka që është bërë keq, që është e shëmtuar ose që nuk është në vendin e vet; nuk të pëlqen, nuk e do; të merr sytë. Zbardhi sytë (dikush) mospërf. vdiq; ngordhi; ktheu potkonjtë (këmbët) nga dielli përb.; na la shëndetin mospërf. Ma zuri (ma kapi) syri (dikë a diçka) e pashë si rastësisht, diku e pashë rrëshqitazi; më ra në sy (dikush a diçka); vura re. I zuri sytë (dikujt). 1. E pengoi me mënyra të ndryshme që të shohë a të kuptojë të vërtetën; e mashtroi; ia veshi sytë; i mori mendtë. 2. (me diçka). I paraqiti diçka sa për ta gënjyer a për ta mashtruar; ia mbylli sytë. I kanë zënë sytë *balluket (dikujt). Të zëntë sytë buka! mallk. u verbofsh!; e pësofsh keq! (për dikë që tregohet mosmirënjohës ndaj atyre që e kanë rritur a që janë përkujdesur shumë për të). I kanë zënë sytë *lesh (dikujt). I kanë zënë sytë *mjegull (dikujt). I ka zënë syri *rreth (dikujt). Zgurdulloj (shqyej) sytë çuditem shumë, habitem së tepërmi nga një e papritur; nuk më besohet fare; befasohem shumë; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; hap sytë; fërkoj sytë; i bëj sytë gapërr; më dolën sytë gogël. M’u zvogëluan sytë nuk i shoh më punët aq qartë, nuk i kuptoj më aq shpejt e aq mirë.
TÍTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. hist. Emër nderi, që mbajnë a që mbanin pronarët e mëdhenj feudalë, udhëheqës shtetesh, ushtarakë etj. sipas pronës a fisit. Titull i trashëgueshëm. Tituj fisnikërie. Mbante titullin baron (kont, dukë, markez, bej, kalorës etj.).
2. Emërtim që i jepet një punonjësi shkencor a mësimor ose një specialisti të lartë të prodhimit, që ka kaluar gradat shkencore, që ka një veprimtari të pasur në punën shkencore e pedagogjike, që udhëheq punën e specialistëve të rinj dhe ka botuar punime shkencore. Titulli «Profesor» («Doktor» etj.).
3. Emërtim nderi, që i jepet një njeriu, një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate shtetërore a shoqërore për punë vetëmohuese në një lëmë të caktuar të jetës, për merita të veçanta dhe për dobinë e madhe që i ka sjellë shtetit e shoqërisë. Titull nderi. Titulli «Nderi i Kombit». Titulli «Hero i Popullit». Titulli «Mësues i Popullit». Titulli «Artist i Popullit». Titulli «Qytetar nderi». Mori (fitoi) titullin «Mjeshtër i sportit».
4. Shkrim i shkurtër a mbishkrim në kapakun e një vepre letrare, shkencore, muzikore, në krye të një gazete, të një artikulli, të një vjershe, të një punimi, të një filmi etj., që tregon shkurt për çfarë flitet në të, që shërben si emër për të etj. Titull i gjatë (i shkurtër). Titulli i romanit (i librit, i punimit). Titujt e gazetës. Titujt kryesorë. Titull i përgjithshëm. Titulli i poezisë. Titull me shkronja të zeza (të mëdha). I vuri titullin e titulloi.
5. drejt. Dokument që vërteton të drejtën e zotërimit a të pronësisë të një malli nga ana e dikujt. Titull zotërimi. Titull prone.
✱Sin.: ofiq, emër, emërtim, dokument.
TRÁSHË ndajf. 1. Me prerje tërthore të madhe a me diametër të madh, me gjerësi të madhe; kund. hollë. E mprehu lapsin trashë. E tori fillin trashë.
2. Në copa a në rriska të gjera; kund. hollë. E griu duhanin trashë. E preu bukën trashë. E leu bukën trashë. E qëroi mollën (dardhën) trashë.
3. Me kokrriza a me thërrmija të mëdha, jo imët, ashpër; jo hollë; kund. hollë. E bloi trashë misrin (grurin, kafenë). Vishet trashë vishet me rroba të trasha, vishet si në dimër.
4. Jo hollë, jo ujshëm (kur del jashtë); kund. hollë. Doli trashë.
5. fig. Shkel e shko, pa mjeshtëri, pa shije e pa kujdes, me të meta, jo hollë; kund. hollë. Punon trashë. E ka qepur trashë.
6. fig., bised. Në mënyrë të pakuptueshme, ose që kuptohet me vështirësi, me një gjuhë jo të përpunuar, jo në gjuhën letrare; jo në mënyrë të hijshme, rëndë. Flet trashë.
7. bised. Shumë, me bollëk. Ka bërë trashë gruri (misri). Kanë bërë trashë pemët.
✱Sin.: ashpër avdallçe, hamallçe, halldupçe, hamallisht, rëndë, shumë.
♦ Bie trashë (me dikë) nuk di si të sillem me dikë, jam ashpërsuar a kam ngecur me të e nuk di si t’ia dal mbanë; jam (bie) ngushtë. Bluan trashë (dikush) flet pa u menduar e pa i kontrolluar fjalët, thotë budallallëqe; nuk është i zgjuar e i hollë; bluan të trasha; bluan ashpër; kund. bluan hollë. Ia kalon trashë (dikush) është në gjendje të mirë ekonomike, nuk i mungon asgjë e jeton në bollëk; ka plot për të ngrënë e për të pirë. E la trashë (diçka) nuk e sqaroi një çështje në hollësi, e paraqiti në vija të përgjithshme pa e zbërthyer; e tha a e trajtoi në përgjithësi; (e dha) në vija të trasha. Trashë e gjatë me hollësi, dukë i përmendur të gjitha; gjerë e gjatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë