Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIGARESHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shet cigare e duhan në një qoshk a në një kioskë.
✱Sin.: duhanshitës, duhanxhi.
RÉGJUR (i, e) mb. 1. Që është përpunuar me lëndë të veçanta dhe që ka fituar cilësitë e nevojshme për t’u përdorur (për lëkurën). Lëkurë e regjur.
2. Që ka qëndruar në shëllirë për një kohë të gjatë dhe ka fituar disa cilësi të veçanta, që është bërë turshi. Domate (lakra) të regjura. Ullinj (tranguj) të regjur.
3. fig. Që është stërvitur dhe mësuar në kushte të vështira; që ka fituar përvojë të madhe, që është i rrahur me jetën; i kalitur. Me trup të regjur. Njeri i regjur. Politikan i regjur.
4. keq. I mësuar me diçka nga përdorimi i gjatë, sidomos për diçka të qortueshme. Duhanxhi (pijanec) i regjur. Spiun (agjent) i regjur. Ujk i regjur.
✱Sin.: i argasur, i kripur, i shtruar, i rrahur, i vuajtur, i thekur, rysur, i rryer, i ushtuar, i mushtuar, i kalitur, i betuar.
♦(Është) i regjur (i rrahur) me *vaj e me uthull (dikush). E ka lëkurën të regjur (dikush) shih i është regjur lëkura (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë