Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dudë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GUGUÇE

GUGÚÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. 1. Kumri.
2. fig., përk. Vajzë e pastër dhe e bukur. - Ti, guguçe, pse s’këndon ?
3. fig., përk. Fëmijë i vogël; pëllumb, pëllumbeshë.
Sin.: gugushe, kumri, dudë.

LLOKUM

LLOKÚM,~I m. sh. ~E, ~ET [LLOKUM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Ëmbëlsirë e butëbëhet me niseshte e me sheqer ose edhe me arra a me bajame dhendahetcopavogla me trajtandryshme; një copë prej kësaj ëmbëlsirë. Llokum me arra (me bajame). Llokum bajamesh llokumbëhet me brumë bajameshshtypura. Kuti me llokume. Llokumin pse është i ëmbël e hanë gjënë e mirë e duan pikërisht se është e tillë. Nuk hamë çdo ditë llokume nuk mundkemi çdo ditë festa e dëfrime. Llokumja e hasmit (e armikut) e ka helmin brenda (të mbetet në fyt) armikumerr me të mirë e të josh për të të dëmtuar; mos u beso lajkave e premtimeve të armikut!
2. fig. Ajoështë shumë e dashur dhe e ëmbël.
3. spec. Copë e vogël nga një lëndë plasëse e butë. Llokum dinamiti. Vuri një llokumvrimën e shkëmbit.
4. si mb., fig. është i butë; që është i majmë. Tokën e kemi llokum. Mishi ishte llokum.
5. si mb., fig. Që ta bëjnë gatitjerët; i përgatitur. E do llokum çdo gjë.
6. si ndajf. Shumë (me mbiemrat i ëmbël, i butë). I ëmbël llokum. Llokum i butë.
Sin.: dudë, i butë, i majmë.
Ia dha llokum (në gojë) (dikujt) ia bëri gati çdo gjë, ia krijoigjitha lehtësitë dikujt që ai vetë të mos mundohet fare; ia dhapjatë; ia dhatabaka; ia dhatepsi. E ka gojën llokum (dikush) flet mirë e butë, është gojëmbël, është gojëmjaltë; e ka gojën sheqer; nxjerr sheqer nga goja; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt).

MORENKË

MORÉNK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Morus nigra) Man i zi, dudë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.