Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DUBLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur dubloj; kryerja e së njëjtës punë a e një pune të ngjashme me dikë tjetër; zëvendësim i dikujt në një punë a në një detyrë.
2. kinem., teatër. Luajtja e rolit të një aktori nga një zëvendësues; zëvendësim i një aktori kryesor në një shfaqje. Dublimi i roleve.
3. sport. Kalimi i një lojtari nga vija e dytë e fushës në vendin e lojtarit të vijës së parë që ngrihet në bllok (në volejboll). Bëri dublimin.
4. kinem. Regjistrimi i tekstit ose i zërit të një filmi të përkthyer në gjuhën e vendit ku do të shfaqet. Dublimi i një filmi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë