Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ndrequr në anë të murit të shtëpisë, që shërben për të larë duart ose enët, sqoll; govatë e thellë prej porcelani, prej çimentoje etj., me një vrimë në mes, ku bie uji i çezmës. Lajtorja e shtëpisë. Lajtorja e çezmës. Lau duart në lajtore.
2. Ndërtesë e posaçme, me pajisjet e nevojshme për t'u larë shumë njerëz; banjë. Lajtorja e ushtarëve (e nxënësve). Lajtorja e konviktit.
3. Rrobalarëse. Punonte si lajtore.
4. Makinë larëse për rroba; pajisje e posaçme që shërben për të larë sende a lëndë të ndryshme. Lajtorja e mineralit.
✱Sin.: sqoll, duarlarëse, banjë, rrobalarëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë