Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRÍMC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë shumë e vogël e ushqimeve (e bukës, e djathit etj.), që mbetet zakonisht kur hamë; thërrime, dromcë. Grimca buke (djathi). Bën grimca.
2. zakon. sh. Pjesë shumë të vogla të një sendi; thërrime, thërrmija. Grimca pluhuri (metali, guri, akulli).
3. spec. Molekulë; atom ose një pjesë përbërëse e tij; thërrmijë. Grimca elektrike. Grimca alfa (beta). Grimca elementare. Grimcë e ngarkuar. Grimcë e pangarkuar.
4. gjuh., vjet. Pjesëz. Grimcë pyetëse.
5. si ndajf. (së bashku me numërorin një) Pak. Ha një grimcë.
✱Sin.: grimë, thërrime, dromcë, droçkë, drudhe, drudhëz, lëmesë, thërrmijëz, zhibël, pjesëz, pizël, thërrmokull, thërrmoqe, kokrrizë, thërrmijë.
THËRRÍM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grimcë e vogël buke, djathi etj., dromcë. Thërrime buke (djathi). Bëri shumë thërrime.
2. Pjesë e vogël e një lënde, fije a grimcë; thërrmijë. Thërrime pluhuri (metali, gurësh). U bë thërrime u bë copë-copë, u thye në copa shumë të vogla, u copëtua.
3. vet. sh., bised. Kokrra të vogla brumi me vezë, makarona të vogla si oriz, që gatuhen gjellë. Thërrime me mish (me gjalpë).
4. fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë, një çikë, një fije; shumë pak. Një thërrime bukë (djathë, miell). Asnjë thërrime aspak. Si mbeti thërrime si mbeti asgjë. S'kishte asnjë thërrime mëshirë. S'e cenon asnjë thërrime. Hëngri (piu, fjeti) një thërrime.
✱Sin.: grimë, grimcë, thërrmijë, thërrmijëz, thërrmonjë, dromcë, dërrmak, drudhe, çamër, çikëz.
♦ E bëri thërrime (*copë, copë e çikë, copë e thërrime). *Çikë e thërrime. Ka tri thërrime në majë (dikush) mospërf. është shumë mendjelehtë; ka tri qime në majë përçm.; është trëndelinë nga mendja mospërf.; ia ka marrë mendtë era (dikujt). Thërrime në tagar shih qiqër në tagar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë