Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DRITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në automjete, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve etj., nga e cila hyn drita dhe ajri ose nëpërmjet së cilës shohim jashtë; korniza me xhame që mbyll këtë të hapur. Dritare të mëdha (të vogla). Dritare katrore (katërkëndëshe, të rrumbullakëta). Dritaret e makinës (e trenit, e anijes). Dritarja e vendstrehimit. Xhamet e dritares. Kanatet (fletët) e dritares. Pezuli i dritares. Perdet e dritares. Dhomë me dy dritare. Hap (mbyll) dritaren. Rri (del) në dritare. Shikon nga dritarja. Nxori kokën nga dritarja. E hodhi (e flaku) jashtë nga dritarja.
2. Dritarez2. Dritarja e kuzhinës. Dritarja e biletarisë. Shkoi në dritare.
3. fig. Dalje në det, nëpërmjet së cilës një vend mund të lidhet drejtpërdrejt me një vend tjetër. Nuk ka dritare në det.
4. fig. Diçka që të lidh me botën e jashtme, që të hap e të zhvillon horizontin e dijes etj. Libri është një dritare për të parë botën. (fj. u.).
5. bised. Pak kohë e lirë në mes të orarit të punës; orë e lirë midis mësimeve në shkollë; një orë pushimi në orarin e ditës së mësimeve. Ka një dritare të hënën.
✱Sin.: dritore, penxhere, dritarez, dollap.
♦ E nxorën nga *dera e hyri nga dritarja (dikush a diçka). *Qeli pa dritare (e mbyllur).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë