Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGASHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Gjendje e njeriut që është i prekur thellë në ndjenjat, turbullim i brendshëm nga një hidhërim ose gëzim i papritur etj.; mallëngjim i thellë. Ngashërim i thellë. Dridhej nga ngashërimi. Ngashërim drithërues.
2. Të qarët me ofshe e gulçime, të qarët me dënesë. Ngashërime të mbytura. Qante me ngashërim. Mezi i mbante ngashërimet.
✱Sin.: prekje, ngashëri, turbullim, dënesë, mallëngjim.
TMÉRRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të fut tmerrin, që të shkakton frikë dhe dëme të mëdha, që të ngjall tmerr, shumë i frikshëm, i llahtarshëm. Luftë e tmerrshme. Krime të tmerrshme. Njeri i tmerrshëm. Është i tmerrshëm (e tmerrshme).
2. Jashtëzakonisht i madh, që shfaqet në një sasi a në një shkallë shumë të madhe. Frikë e tmerrshme. Rrëmujë e tmerrshme. Forcë e tmerrshme. Gjendje e tmerrshme. Katastrofë e tmerrshme.
✱Sin.: tmerrues, i lemerishëm, i llahtarshëm, i llahtartë, i gazepshëm, tragjik, mizor, i skëterrshëm, i frikshëm, drithërues, i kobshëm, i përbindshëm, i jashtëzakonshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë