Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dritësuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRITUAR

DRITÚAR (i, e) mb. 1. I ndritur, i bërë dritë. Shtëpi e drituar.
2. fig., lart.është i dëgjuar e i njohur, i ndritur si njeri, që ka emërmadh. Patriot i drituar.
Sin.: i ndriçuar, i dritësuar, i përmendur.

DRITËSOHET

DRITËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Mbushet me dritë. U dritësua dhoma. Dritësohet ngadalë ngadalë nga rrezet e diellit.
2. vetv. Zhvillohet me tej nga ana arsimore e kulturore. U dritësuan mendjet e njerëzve. Rruga për t’u dritësuar kombi (shoqëria).
3. fig., vetv. Zbardhet një ngjarje a diçka e pazbuluarparë; deldritën e së vërtetës. Dritësohet falë epigrameve të gjetura.
4. pës. e DRITËSÓJ.
Sin.: ndriçohet, hijeshohet, zhvillohet, zbardhet.

HIJESUAR

HIJESÚAR (i, e) mb. 1. është hijesuar; që është mbuluar për të krijuar hije.
2. fig. I zbukuruar; i hijeshuar.
Sin.: i zbukuruar, i dritësuar, i lezetuar.

NDRIÇUAR

NDRIÇÚAR (i, e) mb. 1. Që ka dritë.
2. fig. I zhvilluar, i arsimuar e i kulturuar; i sqaruar. Komb i ndriçuar.
Sin.: i dritësuar, i përndritur, i ndritur.
Me *mendjendriçuar (të ndritur).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.