Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dritëshuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRITËSHUAR

DRITËSHÚAR mb. 1. Që i ka ikur drita e syve, që nuk sheh më, i verbër. Ata sy dritëshuar dukeshin si sy pa jetë. U bëfsh dritëshuar! (mallk.) mbetsh i verbër!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

QORR

QORR,~E mb. bised. 1. edhe fig. I verbër. Plak qorr. Me një sy qorr. Vegël qorre.
2. Që ka pak dritë; që s’e zë dielli. Dhomë qorre. Xham qorr xham i marrtë, xham akulli.
3. është i mbyllur nga fundi, që nuk ka dalje; i mbyllur. Udhë qorre. Dritare qorre. Pus qorr pus që nuk sjell më ujë. Zorrë qorre (anat.) apendicit.
4. vjen nga një drejtim i papritur; që ecën pa një drejtimcaktuar. Plumb qorr. Kalë qorr.
Sin.: i verbët, i verbuar, i pasy, dritëshuar, i mbyllët, i zënë, i bllokuar.
E bën qorr (dikë) keq. përpiqet t’ia hedhë dikujt; e sheh si budalla; ia vesh sytë (dikujt). E bën një sy qorr (të verbër) (dikush) nuk i kushton gjithë vëmendjen e duhur diçkaje, bën sikur nuk e sheh ose nuk i intereson për dikë a për diçka; bën lëshime; mbyll një sy; mbyll një sy e një vesh. *Dele qorre pas këmborëve. I ka hipur *kalit qorr (dikush). *Pulë qorre keq. *Rrugë (udhë) qorre (e verbër). *Vegël qorre (e verbër) (e dikujt) përb.

VERBÇ

VERBÇ,~E mb. I verbër. Plak verbç.
Sin.: i pasy, dritëshuar, qorr.

VERBËR

VÉRBËR (i, e) mb. 1. Që nuk sheh fare, që nuk e ka dritën e syve, qorr. Fëmijëverbër. Me një sy të verbër. Ka lindur i verbër. Plak i verbër. Polli këlyshëverbër.
2. fig. është i paaftëkuptojë se ç'ndodh rreth tij, që nuk ështëgjendjeshohë një të vërtetëduket qartë. Njeri i verbër. Është i verbër me dy sytëballë nuk kupton, as nuk sheh se çfarë ndodh përreth tij.
3. fig. Që nuk vepron a nuk sillet duke u mbështeturarsyetimet e në mendimet e veta, por bën si i thonëtjerët; që nuk mbështetet tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë. Zbatues i verbër. Bindje e verbër. Dashuri e verbër. Vegël e verbër (keq.) njerivepron si shërbëtor i bindur i dikujt. Ka besimverbër. Në mënyrëverbër.
4. vepron vetvetiu e që nuk drejtohet nga njeriu; që del si diçka e rastit. Forcat e verbranatyrës forcat e natyrësveprojnëmënyrëpapërmbajtur e shkatërruese. Plumb i verbër.
Sin.: i pasy, dritëshuar, i verbët.
E bën një sytë verbër (*qorr) (dikush). *Rrugë (udhë) e verbër (qorre). *Vegël e verbër (qorre) (e dikujt) përb.

VERBËR

VÉRB/ËR,~RI (i) m. sh. ~ËR, ~RIT (të) qenët i verbër, ai që nuk sheh nga sytë, që ka humbur shikimin, njeri i verbër. Shkolla e të verbërve. Alfabet për të verbrit.
Sin.: dritëshuar, qorr.
(E dua) si i verbri sytë (dikë) e dua shumë; është shumë i shtrenjtë për mua.

VERBËR

VÉRB/ËR,~RA (e) f. sh. ~RA, ~RAT (të) qenët e verbër, ajo që nuk sheh nga sytë, që ka humbur shikimin, vajzë a grua e verbër. Ajo e verbra.
Sin.: dritëshuar, qorre.

VERBËT

VÉRBËT,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) qenët i verbët, ai që ka humbur dritën e syve, njeri i verbër.
Sin.: dritëshuar, qorr.

VERBËT

VÉRBËT,~TA (e) f. sh. ~A, ~AT (të) qenët e verbët, ajo që ka humbur dritën e syve, e verbër.
Sin.: dritëshuar, qorre.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.