Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dritëplotë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDRITUR

NDRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka ose që lëshon dritë, që shkëlqen; i ndriçuar. I ka sytëndritur.
2. fig., lart. shquhet për veti, cilësi e meritalarta; që është shumë i ngritur e i ditur; i shquar, i shkëlqyer. Atdhetar i ndritur. Mendje e ndritur. FigurandrituraRilindjes Kombëtare. Shembull i ndritur. Faqe e ndritur e historisë.
3. fig., lart. mbështetetdijethella dhe ka synimelarta e të menduara mirë; i lartë e fisnik. Ide të ndritura. Këshillandritura.
4. fig., lart. është i mbushur me gëzim e lumturi, që sjellmira e mbarësi; i shkëlqyer; kund. i errët. Një e ardhme e ndritur e pret. Perspektivandritura. Periudhë e ndritur.
5. si em. Ai që është shquar për veti, cilësi e meritalarta; ai që është shumë i ngritur e i ditur. Të ndriturit e historisë sonë.
Sin.: i ndriçuar, vezullues, i përndritur, i përndritshëm, i ditur, i shkëlqyer, i shquar, i famshëm, i përmendur, i lartë, i lavdishëm, dritëplotë, dritëmadh, famëmadh, zulmëmadh, i ndritshëm, fisnik.
Me *ballëndritur. *Mendje e ndritur lart. Me *mendjendritur (të ndriçuar). Shkroi një *faqendritur (dikush a diçka) libr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.