Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DJALL/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Bëhem keq e më keq, bie në një gjendje shumë të rëndë a të vështirë; prishem, shkatërrohem a pësoj një dëm shumë të madh. U vra e u djallos fare. Pambuku (drithi) mund të laget e të djalloset.
✱Sin.: dreqosem, përdreqnohem, nxirosem, katranosem, sterrohem, dhitem.
►PRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrëzohet përdhe diçka e ndërtuar, bëhet copë-copë, rrënohet, shembet, shkatërrohet. U prish shtëpia (muri, çatia).
2. vetv., vet. v. III Vjen në një gjendje të tillë sa nuk punon më, dëmtohet sa s’hyn më në punë; del jashtë përdorimit, bëhet i papërdorshëm. U prish makina (droni, helikopteri, aeroplani).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Ngatërrohet, çrregullohet, pështjellohet diçka. Iu prishën flokët. U prish puna.
4. fig., vetv. Pësoj humbje të mëdha materiale ose ekonomike, dëmtohem rëndë, shkatërrohem, rrënohem. U prish vendi (ekonomia).
5. vetv., vet. v. III Fshihet, shuhet, zhduket. I janë prishur shkronjat. U prishën gjurmët.
6. vetv., vet. v. III Dëmtohet diçka, shkatërrohet. Iu prishën dhëmbët. U prishën të mbjellat.
7. edhe fig., vetv., vet. v. III Keqësohet. Na u prish puna.
8. vetv. Dobësohem, tretem; humbas shëndetin e bukurinë, shëmtohem. Pse ishte prishur ashtu?
9. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a cilësitë e mira; zvetënohet, bastardohet. I prishet shija.
10. fig., vetv. Shthurem, bëhem i keq, marr udhë të keqe.
11. bised., vetv. Shtrembërohem në fytyrë për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. U prish në fytyrë.
12. vetv., vet. v. III Kalbet, qelbet e zë erë të keqe (për mishin a për lëndë të tjera organike). U prish mishi. U prishën gjellët.
13. vetv., vet. v. III Thartohet. U prish qumështi.
14. vetv., vet. v. III Mban erë, merr erë të keqe. U prish ajri.
15. fig., vetv., vet. v. III Ndyhet, fëlliqet. U prish atmosfera.
16. vetv., vet. v. III Bie, nuk mbahet më, shkatërrohet. U prish krushqia (miqësia). Nuk u prish bashkimi.
17. fig., vetv. (kryes. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Nuk e kam më një dëshirë, një gjendje shpirtërore etj., më ikën diçka që kisha, që ndjeja etj. M’u prish rehatia (gjumi). Iu prish oreksi.
18. vetv. Zemërohem, fyhem.
19. vetv., vet. v. III Merr një drejtim tjetër; kalon në një gjendje tjetër, luan nga qëndrimi i parë. Iu prish drejtimi (ekuilibri).
20. vetv. Ndërpres marrëdhëniet e mira që kam pasur me dikë.
21. vetv. Zihem me dikë. Për pak u prisha me të.
22. vetv., vet. v. III Vishet me re, vrenjtet (për qiellin); bëhet më e ftohtë a me reshje (për kohën); ndryshon për keq, egërsohet. U prish moti (koha). U prish deti filluan dallgët.
23. pës. e PRISH.
✱Sin.: përprishem, shembem, rrënohem, rëndohem, dëmtohem, çartem, çartohem, çatrafilohem, batallohem, shajtohem, shkatërrohem, batërdisem, shthurem, pështjellohem, shprishem, fshihem, shuhem, keqësohem, dobësohem, shëmtohem, shformohem, shfytyrohem, përçudnohem, zvetënohem, përdhosem, degjenerohem, bastardohem, pritem, ndotem, ndyhem, egërsohem, grindem, ndahem, armiqësohem, mërihem, çahem, rrëzohem, shkrehem, dreqosem, djallosem, djallëzohem, zhgjymtohem, handakosem, fëlliqem, qullosem, shkretohem, vrerohem, ligësohem, vdirrem, qelbem, zezohem, nkeqem, zhdukem, ngërdheshem, shtrembërohem, thartohem, shurdhohem, vrenjtem, teptisem, molepsem, çedukohem, mbrapshtohem, çoroditem, shkalaveshem, vjetrohem, kalbem, tretem, zemërohem, fyhem, zihem, ftohem, perënditem, përanditem, hasmërohem, acarohem, trazohem, çakordohem, ngatërrohem, turbullohem, hallakatem, tartarosem, përkeqem, thahem, çnatyrohem, kalbësitet, kalbëzohet, kalbëzehet, tharet, tharbet, tharmëtohet, tharmohet, tharbëtohet, dekompozohet, zjarrtiset, katranoset, dështoj, bitiset, rrafshohet, çatallohet, shkallohet, çorganizohet, çrregullohet, trokohet, rroposet, shpërbëhet, zhbëhet, shthuret, zhgardhohet, shkallmohet, përsheshet, topitet, çmprihet, shkon, humbet, cifloset, rravgon, krimbet, stërkrimbet, makrohet, motohet, mëllënkshet, bajatet, ikën, shpenzohet, shplekset, thahet, uthullohet, ndizet, myket, zhezhitet, shpërthuret, zhgërshetohet, zhdridhet.
♦ Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. U prish në *fytyrë (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. Nuk më prishet (nuk më krimbet) *gjiza iron. bised. U prish nga *fiqiri (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. U prish *koha shaka. U prish nga *mendtë (mendsh) (dikush). M’u prish *mendja. U prish nga *mendja (dikush). U prish *moti shaka. M’u prishën (m’u shkatërruan) *nervat. M’u prish *puna! iron. M’u prish *zemra.
►SHKATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Prishet diçka dhe bëhet e papërdorshme; rrënohet, shembet; kund. ndërtohet. U shkatërrua rruga. U shkatërrua makina nga gurët.
2. vetv. Dëmtohem nga shëndeti, dobësohem; përkeqësohem shumë. U shkatërrua nga shëndeti. U shkatërrua dalëngadalë.
3. pës., vet. v. III e SHKATËRRÓJ. Muri u shkatërrua nga punëtorët e bashkisë.
✱Sin.: rrënohem, rrëzohem, rrafshohet, shembet, prishet, kërdisem, batërdisem, përmbysem, birrem, vdirrem, fikem, shuhem, shkrehem, shkretohem, mjerohem, shpartallohem, dërrmohem, dëmtohem, dreqosem, djallosem, gremisem, vithisem, fundosem, dobësohem, zvetënohem, shthurem, zhbëhet, bitiset.
♦M’u shkatërruan (m’u prishën) *nervat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë