Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DREQN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I ngjall a i shtie dikujt në mendje mendime të këqija e të prapa; e prish dikë duke e mësuar të veprojë e të sillet me djallëzi, e bëj të djallëzuar. E dreqnoi djalin.
2. jokal. Merrem me dreqni; bëj prapësi. Dreqnonte ditë e natë.
3. kal. I flas dikujt plot zemërim e duke e sharë, e shaj dikë me zë të lartë, e dërgoj në djall. E dreqnonte të birin.
✱Sin.: djallëzoj, nëm, mallkoj
SHEJTANÍ,~A f. sh. ~, ~TË mit., fet. 1. Djallëzi, punë shejtani, dinakëri. Shejtani e madhe. Shejtanitë e tij nuk kanë të sosur. Qesh me shejtani. E vështroi me shejtani.
2. bised. Të qenët çapkën; veprim prej çapkëni. Bën si për lojë ndonjë shejtani. I vogli nuk po i linte shejtanitë. Shejtani e madhe.
✱Sin.: djallëzi, djalli, dreqësi, dreqni, dinakëri, dredhi, dinakëri, çapkëni, çapkënëri, çapkënllëk.
SHEJTANËZÍ,~A f., sh. ~, ~TË 1. Prirje për mashtrime e prapësi. E bëri me shejtanëzi. E fsheh shejtanëzinë. Përdor shejtanëzi kur flet.
2. Veprim i pabesë, tinëzak e keqdashës për të mashtruar a për të ngatërruar të tjerët; djallëzi; dhelpëri, dredhi. U përpoq ta justifikonte atë shejtanëzi. E vetmja për shejtanëzi. I dhënë për shejtanëzi.
✱Sin.: shejtani, shejtanllëk, djallëzi, dreqësi, dreqni, paudhësi, prapësi, dhelpëri, dredhi, dijekeqësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë