Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGËRSHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Rrotull a rrotëz e vogël e shpuar në mes që vihet në majë të boshtit për ta dredhur më lehtë, kur tjerrim fill leshi me dorë. I vë agërshakun. Më humbi agërshaku.
✱Sin.: rrotull, rrotëz, gup, kalem, rrakel, rrokel, rodhan, periteshë, gaxhel, garshak, gërshak, egërshak, margëz.
ANÉM,~I m. sh. ~E, ~ET Çikrik i tjerrëses, rreth që rrotullohet zakonisht me këmbë dhe që përdoret për të dredhur me dorë a për të mbështjellë fillin e leshit, të pambukut etj.; pjesa e një makine, që shërben për të rrotulluar dhe për të dredhur fillin. Dorëza e anemit. Dredh me anem. Flet shpejt si anem (çikrik). Kryet më vete si anem më sillet mendja vërdallë.
BALLÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh më të gjatë që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Balluke të gjata (të dredhura). Me balluke të mëdha. Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa. Balluke flokësh të dredhur. - Nënë, moj, ç’i pëlqeve djalit? / - Bijë, moj, balluken e ballit! (folk.).
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimesh të gjata që i bien mbi ballë. Balluket e tufës.
✱Sin.: ballare, përballëse, cullufe, kablosh, perçe, balishë, kaçirubë, bejleg.
♦ Hedh balluket përmbi sy (dikush) e mban veten si i ditur e si i zoti, tregohet sikur s’do t’ia dijë për askënd e për asgjë, mbahet me të madh; shet mend. Vajti për balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. kërkoi për diçka më të mirë, por humbi edhe atë që kishte dhe që është më e rëndësishme a me më shumë vlerë se ajo që kërkoi; shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur. I kanë zënë sytë balluket (dikujt) e kujton veten për të zotin a për trim e nuk sheh si është e vërteta; i është rritur mendja.
BISHTDRÉDHUR mb. 1. Me bisht të dredhur. Kec bishtdredhur.
2. përçm. Që shkon me të tjerë, e përdalë (për femra). Grua bishtdredhur. Femra bishtdredhura.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, putanë, zuskë, lavire, bishtlëvizur, bishtlëshuar, e përdalë, e lëvizur, bushtër, buçe.
BOSHT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkop i shkurtër, i holluar në të dyja majat, që përdoret për të tjerrë dhe për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar me dorë, drugë, drugëz; pjesë e makinës së tjerrjes që shërben për të dredhur dhe për të mbledhur fillin, dredhës, mëqik; sasia e fillit e mbledhur në një shkop të tillë. Me furkë e me bosht. Dredh boshtin. Mbledh në bosht. Ndërroj boshtet. Boshtin shtëllungë e tora! (folk.). I dha boshtin e ngarkoi të tjerrë (lesh, li etj.); fig. e vuri të punojë, e vuri në punë. Fëmija i vogël- si boshti i tjerrë. (fj. u.).
2. mek., aut. Pjesë e makinave, e mjeteve dhe e veglave të punës, që ka trajtën e një druri të rrumbullakët dhe që shërben për të bashkuar rrotat ose pjesë të tjera që rrotullohen a që lëvizin. Boshti qendror (kryesor). Boshti i qerres. Boshti i dërstilës (i mullirit). Boshti i çadrës. Makinë me dy boshte. Bosht i bashkorit bosht që përcjell lëvizjen nga bashkori në grupin e ingranazheve. Bosht bërrylor (me bërryla) bosht gungor; kollodok. Bosht gungor (bosht me gunga) bosht që kontrollon lëvizjet e valvulave të motorit me djegie të brendshme. Bosht kryesor (parësor) bosht që e përcjell lëvizjen nga motori në pjesët e tjera të makinës. Bosht lëkundës bosht me leva, i mbështetur në qafa, që lëkundet në vend që të rrotullohet dhe që përcjell lëvizjet alternative në motorët me avull. Bosht motorik bosht në një makinë ose në një motor, që përdoret për të kthyer lëvizjen vajtje-ardhje drejtvizore në lëvizje rrotulluese ose anasjelltas; bosht me gunga. Bosht ngarës bosht që përcjell përdredhjen ose rrotullimin në boshtin e rrotave. Bosht i shkallëzuar bosht me seksione që kanë diametra të ndryshëm. Bosht i shlizuar bosht me disa kanale rrethore. Bosht i shpërndarjes bosht me disa gunga; bosht gungor. Bosht i shtangët bosht që nuk përcjell lëvizje.
3. Pjesë kryesore e një mjeti a e një vegle pune, ku lidhen pjesë të tjera më të vogla; shtizë. Boshti i parmendës.
4. spec. Drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose përmes qendrës së rëndesës së një trupi; vija e mesit për së gjati një trupi. Boshti horizontal (pingul). Boshti optik. Boshti i simetrisë. Boshti i rrotullimit. Boshti i tangjenteve. Boshti i rrugës. Boshti i tunelit. Boshti i koordinatave (mat.) njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave. Boshti i koordinatave (mat.) një nga drejtëzat (x ose y) që ndërpriten në sistemin e koordinatave. Bosht i madh (mat.) më i madhi nga dy boshtet e elipsit. Bosht optik (fiz.) vijë e përfytyruar e drejtimit të rrezes së dritës pa dy përthyerje. Bosht i përfytyruar (mat.) bosht pingul (y) në diagramin e Argandit ose në një plan të përbërë. Bosht i simetrisë (gjeom) vijë që ndan një figurë në dy pjesë simetrike në mënyrë të tillë që njëra anë të përputhet plotësisht me anën tjetër. Bosht i vogël (mat.) më i vogli nga dy boshtet e elipsit.
5. astr. Vijë e përfytyruar që bashkon dy polet e një trupi qiellor, duke kaluar përmes qendrës së tij. Bosht i tokës vijë e drejtë e përfytyruar, që kalon përmes qendrës së Tokës dhe të dy poleve rreth së cilës ajo bën një rrotullim të plotë në 24 orë. Boshti i planetit.
6. Pjesa qendrore, pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati (kryesisht për bimët dhe për pjesët e tyre). Boshti i misrit (i grurit). Boshti i rrënjës. Boshti i trungut (të drurit). Bosht i këmbës (anat.) kërciri i këmbës. Boshti i kurrizit (anat.) shtylla kurrizore. Bosht i plakës (lat. Lepidium draba) (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të trashë e të drejtë, deri tetëdhjetë cm të lartë, me push të dendur, që nxjerr gjethe të ngushta përgjatë kërcellit dhe lule të bardha si tufë në majë të tij.
7. fig. Drejtimi kryesor i një pune ose i një veprimtarie; vija kryesore ideore e një vepre shkencore, letrare etj.; vija themelore rreth së cilës shtjellohet një veprim, një tok ngjarjesh etj.; pjesa që mban peshën kryesore. Boshti kryesor. Boshti i debateve shkencore. Boshti i punës. Boshti i dramës (i romanit). Boshti i ngjarjeve. Boshti i rrëfimit. Kanë një bosht të përbashkët semantik (gjuh.). Boshti i fuqive të mëdha.
8. fig. Njeriu a gjëja kryesore për diçka; ai që mban barrën më të madhe a që luan rolin kryesor në diçka; fig. shtylla, mbështetja. Boshti i shoqërisë. Boshti i suksesit. Boshti i të gjitha të këqijave.
✱Sin.: drugë, drugëz, dredhës, mëqik, shtizë, shtyllë, mbështetje, strumbullar, direk.
♦ (U bë) si boshti i furkës (dikush) u dobësua e u hollua shumë; ka rënë shumë nga shëndeti prej ndonjë sëmundjeje a nga pleqëria; mbeti gisht; u bë shkop; u bë gjalmë; u bë fshikull; u bë kallam. (Del) si boshti para furkës (dikush) keq. flet e thotë mendimin e vet para se t’i vijë radha, hyn në bisedë kur nuk i takon për të folur ose futet pa radhë në një veprim edhe kur nuk i kërkohet; flet para të mëdhenjve, nuk respekton rendin; (del) si mëzi para pelës; (del) si kërriçi para gomarit. Ç’ngre *maja e boshtit.
BÓÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burbuqe. Boçat e kumbullës. Boçe trëndafili. Çel boçe.
2. Fryti i disa bimëve (si pambuku, pisha etj.) në trajtë të rrumbullakët ose konike dhe me lëvore të fortë; bloçkë, boçël, rupizgë. Boçë pambuku. Boçë pishe (bredhi). Boça me fara. Boça të reja. Boçat e pjekura. Krimbi i boçës. Lidh (çel) boça. Pëlcasin boçat.
3. Lëvozhga e tultë që mbështjell frytin e disa bimëve (si arra, gështenja etj.); shark. Boça e gështenjës (e arrës). Qëroj boçat. Nxjerr kokrrën nga boça. Boça e kresë (anat.) kupa e kresë; rrabotë. I ra në boçë të kresë.
4. Send i rrumbullakët dhe i madh sa grushti, topth; qeskë e vogël dhe e rrumbullakët. Boçë dëbore. Boçë kandari. Boçat e syve.
5. Koçan misri, misërishte. Boçë kallamboqi. Ndez zjarrin me boça.
6. Masur i drunjtë, ku mbështjellim fillin e leshit të dredhur për të bërë spikun. Mbledh në boçe.
7. E verdha e vezës; vezë syze (për vezët e fërguara, kur e verdha mbetet e paprishur). E fërgoj vezën boçë.
8. Lule a zbukurim tjetër, që qëndiset në shami, në çorape, në bluzë etj. Shami me boça. End boça.
9. anat. Boçërr. Boça e fytit. Ia ngjiti thonjtë në boçë.
✱Sin.: burbuqe, gonxhe, bumbeskë, sumbull, shark, çaçanik, kablesh, guaskë, guall, gishtje, breshnizë, bramsh, topth, kokël, kokërr, tokël, koqe, bloçkë, misërishte, bokël, kacarrum, shushallë, shkokël, bërçuk, brolle, rrumb, masur, sovajkë, rodhan, fytëz, gurgur, mbështjellës, fikth, komb, boçërr, kikëz, gabzherr, guxhumar.
♦ E bëri *drithë e boça (dikush) keq. Bën *gardh me boça (dikush) tall. E ka syrin boçë (dikush) krahin. s’i trembet syri për shpenzimet që mund të ketë, nuk pyet.
CIGÁR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Duhan i grirë dhe i mbështjellë si shkopth me letër të hollë për ta pirë. Cigare e dredhur. Cigare me filtër. Letër cigareje. Një paketë cigare. Kuti cigaresh. Bisht cigareje. Tym cigareje. Hi cigaresh. Shitës cigaresh. Fabrikë cigaresh. Letër (kartë) cigaresh. Dredh (bëj) një cigare. Pi cigare. Ndez (shuaj) cigaren. Thith (shkund) cigaren.
♦ Tjetrit i digjet *mjekra e ti kërkon të ndezësh cigaren.
DÓRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET teks. Shkop a kallam i hollë e i shkurtër për të mbështjellë fillin e dredhur.
✱Sin.: masur, gurgur, mbështjellës.
DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtë të valëzuar diçkaje të drejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majë të lakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçka të ngjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugën që kam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjes së drejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin vesh të tjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tund që nga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtë më lart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
♦ E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
✱Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.
DRÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dredhim a kur dridhet diçka; rrotullimi disa herë i dy a më shumë fijeve së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë; përdredhje; kund. zhdredhje, shpërdredhje. Dredhja e fijeve. Dredhja e telit. Dredhja e gjalmit (e litarit). Dredhja e leshit (e pambukut). Dredhja me furkë. Çikrik dredhjeje. Makina e dredhjes. Reparti i dredhjes.
2. Kthimi dhe rikthimi i diçkaje, duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; rrotullim; përdredhje. Dredhje e trupit (e belit). Dredhja e hellit.
3. Dhënia e trajtës së valëzuar diçkaje të drejtë, veprimi për ta bërë dredha-dredha ose valë-valë; veprimi për ta bërë diçka me majë të lakuar, duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredhje. Dredhja e flokëve. Dredhja (përdredhja) e mustaqeve.
4. Rrotullimi i diçkaje rreth gishtit; sjellja rrotull nëpër gishtërinj, mbledhja a mbështjellja si rrotull e një cope letre a diçkaje tjetër të ngjashme me të. Dredhja e letrës. Dredhja e cigares. Dredhja e zinxhirit. Dredhja e tespiheve.
5. Ndërrim i drejtimit. Dredhjet e udhës. Dredhja majtas (djathtas).
6. bis. Hedhje e fjalës gjetiu; dredhi;dredhim; shmangie e përgjigjes së drejtpërdrejtë. Dredhja e fjalës.
7. Dridhja e diçkaje disa herë. Dredhja nga korrenti.
8. fig., bised. Tundja që nga themelet e diçkaje, lëkundja e fortë, tronditje, që të bën të të zërë frika dhe të të hyjnë dridhmat.
9. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz.
10. muz., kryes. sh. Lëvizje të lehta të zërit më lart a më poshtë se toni kryesor; ngritje e ulje të vogla të zërit (kur këndojmë); dridhjet e zërit; dridhje. Dredhja e zërit.
11. Diçka e dredhur a e përdredhur. Dredhjet e sustës. Dredhja e kularit.
12. Shakullimë, shtjellë; dredhë. Dredhje ere (bore).
✱Sin.: përdredhje, spërdredhje, tjerrje, shalakatje, vërtitje, dredhim, mashtrim, rrëqethje, dridhmë, lakadredhje, gjarpërim, turrahitje, shakullimë, shtjellë.
DRÉDHK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Convolvulus arvensis) Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të vogla vezake e me lule të bardha në trajtën e ziles, me kërcell të hollë e të gjatë, që shtrihet për tokë ose kacavaret pas një bime tjetër. Dredhka e arave. Heqin dredhkat. E ka mbuluar dredhka misrin.
2. Flok i dredhur. I kish mbledhur dredhkat bufkë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë