Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dredhule”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIRËZEZË

BIRËZÉZ/Ë,~A f., mit. Vorbulllumë ku, sipas gojëdhënave, rrinë shpirtrat e këqij; dredhule, gjeratore. - Mos u laj (u fut) te birëzeza!
Sin.: gjeratore, vorbull, shtjellë, dredhë, dredhule, gjir, thith, rrufull.

VORBULL

VÓRBULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme e ujitlumë, në liqen etj., që ndodh zakonishtvendin ku takohen rrjedhandryshme dhe merr trajtën e një hinke; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji; gjeratore, gjir. Vorbull e thellë (e madhe). Vorbull uji. Vorbulla e lumit. E rrëmbeu vorbulla. Humbi në vorbull. Lumi kishe shumë vorbulla.
2. Shtjellë e rrëmbyeshme e erës, që ngrihet përpjetë si hinkë dhe merr me vete pluhur, lëmishte, shkarpa etj.; lëvizje qarkore e diçkaje. Vorbull ere. Vorbull tymi (pluhuri, dëbore).
3. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh, përpjekjesh, gëzimesh, shqetësimesh etj., që të pushton e të merr me vete. Vorbull gëzimesh. Vorbulla e mendimeve. Vorbulla e jetës. Vorbulla e ngjarjeve. Vorbulla e telasheve.
Sin.: gjeratore, gjir, shtjellë, rrufull, thith, shakullinë, shakullore, dredhë, dredhule, fugë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.