Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DRA,~U m. 1. Fundërria që mbetet nga tretja e gjalpit. Dra e kripur. Bukë me dra.
2. Llumi i një lëngu që bie në fund të enës, llurbë; vrugu i verës. Drau i vajit (i verës).
3. Shtresë e rrëshqitshme që zënë gurët e lumit a të përroit.
4. fig. Pjesa më e keqe e diçkaje, llum.
✱Sin.: draskë, llum, fundërri, fundërrinë.
FUNDËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. nj. Llumi i një lëngu në fundin e një ene. Fundërrina e vajit. Fundërrinë rakie.
2. Gjë pa vlerë që flaket poshtë, mbeturinë e pavlefshme. Hedhim fundërrinat.
3. fig., keq. Llumi i njerëzve; njeri krejt i pavlerë dhe i dëmshëm. Fundërrinat e shoqërisë.
✱Sin.: fundërri, fundërresë, llum, mbeturinë, bishturinë, hulinë, skorie, rrëzall, zgaq, dra, draskë, zgjyrë, llurbëtirë, lëngjerë, gërdhajë, gërdhomë, pleh, lëngjerë, llomështi, bigorr, shushull, bisht.
LLUM,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Baltë e përzier me ndyrësira a me papastërti të ndryshme; lym. Llumi i ujërave (i lumenjve, i përrenjve). Llumrat e kënetave (e kanaleve). Llumi lahet, turpi s’lahet. (fj. u.).
2. Fundërria e lëngut në një enë, llurbë: llumi i vajit (i verës, i kafesë). Llumi i vajit të ullirit kishte rënë tashmë në fund të enës.
3. Zhuli i trupit a i rrobave; zhuli i llullës së duhanit. Pastroi llumin e cigarishtes.
4. fig., keq. Fundërria e njerëzve; diçka e pavlerë ose e dëmshme. U ngrit llumi. Ai njeri është llumi i llumrave.
✱Sin.: lym, llokajë, lloç, llosh, baltë, zhul, ksestër, lerë, fundërri, llurbë, llubatë, lëtyrë, fundaq, baltovinë, batak, llome, dra, draskë, këllirë, mundërr, gërdhomë, gërdhajë, shushull, amti, murgë, vurg, fundërrinë, llucë.
♦ U bë llum. 1. (dikush). U fëlliq shumë, u ndot keq; s’e lan (dot) as lumi (dikë). 2. (diçka). U ngatërrua keq; u bë rrëmujë; u bë lëmsh; nuk ia kap fillin (diçkaje). M’u bë mendja (koka) llum shih m’u bë mendja (koka) dhallë. E bëri llum. 1. (diçka). E ngatërroi fare; e bëri lëmsh; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; e bëri dhallë; e bëri bërllok. 2. (dikë). E turbulloi keq, e ngatërroi fare, sa s’është në gjendje të kuptojë a të mendojë; ia prishi mendjen (dikujt); ia bëri kokën (mendjen) dhallë (dikujt). Ra në llum (dikush) ra në gjendje të keqe e të vështirë; është përzier me njerëz të këqij; ra në baltë; ra në batak. Mbeti (ngeci) në llum (dikush) shih mbeti (ngeci) në baltë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë