Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dorje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DORJE

DÓRJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej bakri me një dorëz e me kapaklidhur, e cila përdoret për të zier gjellëvatër. Një dorje me fasule.
2. Enë balte si shtambë ose e drunjtë me barkshtypur, që përdoret zakonisht për ujë; katruve e madhe; enë uji a bulmeti me dy vegje. Pi me dorje.

DYVEGJËSHE

DYVÉGJËSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dyvegjësh; dorje.

PENEZORE

PENEZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë balte për ujë, që e ka grykëngjatë e të ngushtë, me një ose me dy vegjë dhe më e vogël se shtamba, dorje balte.

VEGJORE

VEGJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë balte a vorbë me një vesh përsipër grykës, veshake. Vegjore prej balte. Vegjore me një vesh (me dy veshë).
Sin.: vegsh, dorje, shtambë.

VEGSH

VEGSH,~I m. sh. ~A, ~AT Enë prej baltepjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë, gjella sa zë kjo enë. Bënte vegsha. U thye vegshi. Mbushi vegshin. Vuri vegshinzjarr. Baltë për vegsha. Bleva një vegsh fasule me dy vegsha drithë. Gënjeshtra e bën vegshin, por nuk ia vë kapakun. (fj. u.).
Sin.: poçe, vorbë, dorje, qyp, veshake.
Bën vegshin e s’i vë vjegën (diçkaje) e lë punën pa mbaruar për një gjë të vogël; e lë në gjysmë, nuk e çon derifund; thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush). *Çerep e vegsh të një dheu keq. Gjeti rrasa vegshin keq. shih gjeti tenxhereja kapakun. (Humbi) si *fasuljavegsh (dikush a diçka). Shkoi për të bërë vegsha (*vorba) (dikush) iron.

VESHAKE

VESHÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e vogël prej balte si qyp, me një vjegë, që përdoret për ujë, vjegore. Mbushi veshaken. U thye veshakja.
Sin.: vegsh, dorje.

ÇUPINË

ÇUPÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtambë për ujë me vjegëthyer. Një plakë me një çupinëdorë. Kishte vendosur mbi raft qypa, vazo, çupina.
2. Zog pa pupladitët e parajetës.
3. Lopë me brirëthyer. Po kulloste çupinën.
4. Vatra e zjarrit. Çupinajetë një rreth sa më i vogël. Përdorni një çupinë që e kanë përdorurtjerët.
5. Koshere.
Sin.: shtambë, dorje, zog, lopë, koshere, çubè.

ÇYÇË

ÇYÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Çep; lëfyt. Çyça e kroit. Çyça e ibrikut. Bucelë me çyçë. Pi duke e vënë buzënçyçë.
2. Pjesë e hollë dhe e zgjatur përpara një sendi; maja e këmbës ose e këpucës; fliq. Çyça e këpucës (e opingës). Çyça e këmbës. E gjuaj topin me çyçë. M’u dërrmua çyça e këmbës.
3. Shtambë e vogël, doçe. Ujiçyçë ishte ende i ftohtë. Çyçat mbi raft.
Sin.: çep, lëfyt, majë, fliq, shtambë, doçe, dorje, katruve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.